Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0 Lekë
More

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
700 Lekë
More

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
1 050 Lekë
More

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
1 000 Lekë
More
Të gjithë artikujt më të shitur
  • Ka mbaruar
Udha, Xhevahir Spahiu
  • Udha, Xhevahir Spahiu

Udha, Xhevahir Spahiu

SKU000140
Ideart

Xhevahir Spahiu është një nga poetët më të mirë që ka Shqipëria, poet me një shprehje të fuqishme metaforike, me përplasje idesh, me një frymë lirike dhe zhvillim dramatik të vargut, me një figuracion të plotë, por kryesisht me ide të thella, tronditëse.

2 000 Lekë
Sasia
Ka mbaruar

Përshkrimi

Titulli: Udha, vëllimi i parë dhe i dytë
Origjinali: Udha, vëllimi i parë dhe i dytë
Gjinia: Poezi
Autori: Xhevahir Spahiu
Shtëpia botuese: Botime Poeteka
Viti: 2015
Fq. 480
Pesha: 0.701 kg.
ISBN: 978-9928-4265-3-6

Mbi librin

Ky është një botim në dy vëllime i veprës së plotë poetike të Xhevahir Spahiut nga viti 1970 deri në vitin 2013. Në vëllimin e parë janë përfshirë botimet poetike: "Mëngjez sirenash" (1970), "Vdekja Perëndive" (1977), "Zgjimi i thellësive" (1979), "Agime shqiptare" (1981), "Nesër jam aty" (1981), "Heshtje s'ka" (1989), "Kohë e krisur" (1991).

Ndërsa në vëllimin e dytë janë përfshirë botimet: "Ferrparajsa" (1994), "Pezull" (1996), "Rreziku" (2003) dhe "Vetëtimë" (2013).

Komente mbi autorin

"Xhevahir Spahiu është një nga poetët më të mirë që ka Shqipëria, poet me një shprehje të fuqishme metaforike, me përplasje idesh, me një frymë lirike dhe zhvillim dramatik të vargut, me një figuracion të plotë, por kryesisht me ide të thella, tronditëse."

Dritëro Agolli

"Muza poetike e Xhevahir Spahiut nuk ngjizet, as nuk shpërthen në truall të butë, aq më pak në truall indiferent. Përkundrazi, duke qenë natyrë krijuese e pasioneve të forta, natyrë e pasioneve të tërësishme, duke qenë natyrë e shquar e guximit krijues e intelektual."

Ali Aliu

"Si një sizmograf modern, poezia e Xhevahir Spahiut ka shënuar gjurmët e tërmeteve të jetës me sinjalet e fjalës artistike. Ai foli kur ia kërkuan fjalën peng dhe heshti kur i kërkuan shpalljen e manifestave. Ai është rob i poezisë dhe zot i saj njëherësh."

Shaban Sinani

"Ai nuk flet, ai vetëm këndon."

Nuhas Sopaj

Detajet e librit
Ideart
SKU000140
0
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Princi

Duke kërkuar Itakën, Frederik Rreshpja

Për Frederik Rreshpjen, një nga poetët e rëndësishëm shqiptarë të shekullit XX, gjithçka ka qenë e vonuar. E tillë, e vonuar, ka qenë hyrja dhe njohja e tij në letrat shqipe, pastaj rikthimi, më saktë njohja e dytë, pas fatkeqësisë komuniste, që ka qenë në radhë të parë fatkeqësia e tij.
1 200 Lekë
More

Referenca: SKU002072

Botuesi: Onufri

Palimpsest, Martin Camaj

Rreziku i vëzhgimit të cekët, asnjë milimetër i thellë, në shpirtin e veprës është brenga më e madhe e Camajt përballë veprës së tij të kryer. E kryer, e përfunduar në formën e saj gjuhësore kombëtare, çdo gur i ngrehinës së tij poetike mbart erën e shekujve të traditës klasike që e kanë ushqyer.
500 Lekë
More

Referenca: 2336

Botuesi: Skanderbeg Books

Robi i manive, Timo Flloko

Orët e gjata vonë përcjell,Gjumin mposht në rrekje,Mbahu, them, do flesh pa fund,Gjumi është vdekje...! Sa herë ndodh të më mashtrojë,Tinëzisht, si t'ish dehje,I tromaksur ngrihem në çart,Gjumi është vdekje...! Kur më merr, më vë poshtë,Më përhumb në prehje,Nëpë ëndrra druaj, mosZgjimi është vdekje...!
700 Lekë
More

Poezi, Teodor Keko

Nga dashuria që kam për tymund të të shquaj edhe në mjegull.Nga dashuria u ktheva sy,i urtë, xhind, bohem, i rregullt.
1 000 Lekë
More

Referenca: 2364

Botuesi: Botimet Dudaj

Une c'jam, Elona Caka

Dita lind kur unë perëndohemMe natën qëndroj e ditën çlodhemDita kontrast bën me ndjenjat e miaNata më ngjan, më ngjan errësira
400 Lekë
More

Botuesi: Onufri

Transkript nga krevati tjetër, Ervin Hatibi

Gurore dhe robër lufte nën Gjinkalla të Sirakuzës E sata herë në histori që shkruhet  Për ta: djem Athine, robër dërrmuar Nën gjinkalla siciliane Gjinkalla mesdite, metronomë Robër athinas që recitojnë Në radhë, zinxhirët prush në qafë Para kritikut letrar lokal Buzët plagë, përcëlluar Kishin sulmuar Sirakuzën
1 000 Lekë
More
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU000136

Botuesi: Ideart

Rreziku, Xhevahir Spahiu

Poezia e Xhevahir Spahiut hap një etapë të re në poezinë bashkëkohore shqiptare, duke i zgjeruar mundësitë e saj reflektive.
400 Lekë
More

Referenca: SKU000767

Botuesi: Onufri

Kristal, Ismail Kadare

Botimi i librit poetik "Ca pika shiu ranë mbi qelq" të Kadaresë, zgjoi një interes të madh te lexuesi shqiptar. Në përgjigje të kërkesave të shumta të fansave të poezisë, shtëpia botuese "Onufri" po i jep lexuesit një tjetër përmbledhje të poetit, këtë herë me 60 poezi dhe poema të zgjedhura, asnjëra prej të cilave nuk përfshihet në librin e mëparshëm.
500 Lekë
More

Referenca: 2092

Botuesi: Onufri

Njeriu me vete e me tjere, Martin Camaj

E interpretuar kështu, poezia konfirmon shpjegimin në kopertinën e librit, që çdo poezi fsheh një përvojë të pakëndshme, e cila kur ndahet me të tjerët, bëhet e këndshme, kujtimet e lumturisë kapërcejnë çastet e vështira në jetën e çdokujt, duke qenë një burim kënaqësie.
500 Lekë
More

Botuesi: OMBRA GVG

Pothuajse dje, Luljeta Lleshanaku

Ajo është një krijuese e talentuar e krahasimit... Ky mjet shfaqet shumë unik tek Lleshanaku. Është me rëndësi të theksojmë që ekziston rreziku, që ky mjet, mund të kthehet në zakon, por në përgjithësi krahasimet e Lleshanakut veprojnë më tepër si një akt skicimi, duke përcaktuar koordinata të saktë në një territor, që për në, për fat, mbetet i panjohur...
700 Lekë
More

Botuesi: Dritëro

I përndjekuri i dashurisë, Dritëro Agolli

"I përndjekuri i dashurisë" është libri më i fundit shtëpisë botuese "Dritëro". "I përndjekuri i dashurisë" është një përmbledhje e poezive më të bukura të dashurisë, të shkruara që nga viti 1960 e në vijim nga shkrimtari Dritëro Agolli.
600 Lekë
More