Avangarde engjejsh, Agron Tufa
  • Avangarde engjejsh, Agron Tufa

Avangarde engjejsh, Agron Tufa

SKU000118
Ideart

Agron Tufa ka studiuar për gjuhë dhe letërsi në Fakultetin Filologjik të Tiranës dhe në Institutin e Letërsisë "Gorki" 1994 – 1999, Moskë. Studimet pasuniversitare i kreu për Filozofi artesh në Institutin e Kulturave Europiane 1999 - 2001, ku dhe magjistroi. Është lektor i Letërsinë së Huaj të shekullit XX në UT.

4,25 GBP
Sasia
Artikujt e fundit në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Avangardë engjëjsh
Origjinali: Avangardë engjëjsh
Gjinia: Poezi
Autori: Agron Tufa
Shtëpia botuese: Ideart
Viti: 2005
Fq. 168
Pesha: 0.20 kg
ISBN: 978-99943-788-0-5

Fragment nga libri

Hamleti (i Riu) Ndërgjegjia e ashpër e tokës topitet.Shpërprush ndër ethe mijëra sy yjësia.Një zë vjen së largu e zgripeve mbytet:Këndon Ofelia? Vajton Ofelia? Sharroj pagjumësie. Mesnatës mbaj vesh:Fërfëllon barërash, fshan në gjethnajë, -Ky zë që s'të lë sfilie të fleshËshtë këngë apo vaj? Kur ndaj agsholli dal nga kështjellaDhe kalit i grah me galop,Shkrehur shoh shelgjet vajtesh të thella,Yllësia shpërtheu në lotë. I pabesë, tinzar shket lumi përposhMe shtëllunga avujsh përmbi:"Ti Ofelinë më s'do ta dëgjosh,S'do kesh më në botë Ofeli!" Kalin e ngava teposhtë flauri,Mes shelgjesh të qullur në vesë...S'më duhej më bota pa OfeliNdaj lypa një vend që të vdes. Vendi s'u gjet atë ditë. As më pas.Të vdisja më s'kish interes.Tanimë jam plak. Kujtohem të flas:Hamlet më thonë, - princi danez. Mbi autorin Agron Tufa ka studiuar për gjuhë dhe letërsi në Fakultetin Filologjik të Tiranës dhe në Institutin e Letërsisë "Gorki" 1994 – 1999, Moskë. Studimet pasuniversitare i kreu për Filozofi artesh në Institutin e Kulturave Europiane 1999 - 2001, ku dhe magjistroi. Është lektor i Letërsinë së Huaj të shekullit XX në UT. Ka botuar fillimisht poezi, ese, përkthime, romane, tregime dhe miniatura. Krijimtaria e tij është botuar në revista e periodikë letrarë europianë. Ka fituar disa çmime letrare kombëtare dhe ndërkombëtare.  

Detajet e librit
Ideart
SKU000118
0
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: SKU000865

Botuesi: Te tjere

Pa titull, Robert Thomanikaj

Ky libër përmban kryesisht vargje të autorit në përmbledhjen e viteve 1985-2005, disa ese, pakëz përshkrime udhëtimi, si dhe tre-katër shkrime historiko-etimologjike. Është libri i parë i autorit, me të cilin ai nuk pretendon të flasë e të thotë shumë.
2,81 GBP
More

Botuesi: Onufri

Poezi të zgjedhura, Luljeta Lleshanaku

Poezi të tilla që vijnë si rezultat i një nevojë të brendshme të përzier me imagjinatë, që në dukje s’pyesin fare për lexuesin apo kritikën dhe që sigurisht që nuk u bëjnë fresk atyre, të qarta dhe në masë të madhe të pasforcuara– e çojnë Lleshanakun afër poetëve të mëdhenj të Evropës Qendrore dhe Lindore, si: Ahmatova, Herbert, Holub, Szymborska, Zagajewski
8,50 GBP
More

Botuesi: OMBRA GVG

Album i brengës më të thellë, Edmond Tupja

Në përgjithësi, familja, si edhe farefisi i një fëmije me autizëm, kur është e mirinformuar për këtë sindromë dhe pasojat e saj të rënda, nuk e kursen dashurinë për atë. Kështu, edhe ne, Xhilda e unë, gjyshet e gjyshërit e Gesit, të afërmit e tjerë deri edhe fqinjët, kurrë nuk kemi reshtur së faluri dashuri Gesit.
5,10 GBP
More

Referenca: SKU000779

Botuesi: Cabej

Sonete, Eqrem Çabej

Ç'ëndërr kërkoj në ty, o pjekëgjata? Të qënët bashkë, mate qetësie; Harresë bote, kopshte plot me hie. Të qënët vetëm e të larga dhata. Endër të thellë si s'e jep dot nata, As gaz as helm, po gjerësi të qetë. Gurrë të verës ku të shuaj etë; Çdo gjë që humba e çdo gjë që pata...
5,95 GBP
More

Botuesi: Onufri

Këngë e verdhë zogu në mesnatë, Alisa Veliaj

Poezitë e Velajt botohen gjerësisht në gazeta dhe revista në gjuhën angleze, por jo vetëm. Në vitin 2014, Alisa Velaj ka hyrë në shortlistën e çmimit prestigjoz të poezisë “Erbacce Prize Poetry Award” në Angli. Në fushën e studimeve letrare, Velaj mban titullin shkencor “Doktore e Shkencave Filologjike”.
8,50 GBP
More

Botuesi: Te tjere

Pro Nobis, Jamarber Marko

Sikur të kishim pritur edhe pakNdoshta?Sikur të mos kishim pasur kaq guximNdoshta?Sikur të mos e pranonim distancën si konceptNdoshta ti tani?Nuk do të dalloje atë që rri pranë teje
4,25 GBP
More

Lufta e Shejntë, Afroviti Ilo Miçalliu

Afroviti Ilo Miçalliu ka lindur në Durrës në vitin 1982. Ka mbaruar arsimin elartë dega Stomatologji në Universitetin e Mjeksisë në vitin 2007. Ka botuar poezi në gazetën “Muzgu”, bën pjesë në antologjinë poetike “Muzgu” në numrat 9,10,11 dhe 12.
5,10 GBP
More

Botuesi: Onufri

Qiellit përkundrejt, Ilir Levonja

Ajo pret me faqen në dorë, me hundën shtypurTek xhami: Shikon kopshtin e lulëzuarQë në diell avullon kurmin,Qoshkun e rrugës përtej,Ku tumon një furrë pjekje.
5,95 GBP
More

Botuesi: Te tjere

It is you searching for you, Ilda Dashi

I am ultimately as unknown to myself, as you are to yourself. We are each like unsolved puzzles that are longing to be found and solved. We are each like empty scripts that are waiting to be written upon, poems that are screaming to be composed or lyrics yet to be sung.
10,20 GBP
More