• Banner

  • Ka mbaruar
Anija e gjumit, Arian Leka
  • Anija e gjumit, Arian Leka

Anija e gjumit, Arian Leka

Zbritja në sasi

Sasia Zbritja për njësi Ju kurseni
3 5,14  Up to 15,42 

Poezia e Arian Lekës, tek libri "Anija e gjumit", është sfidë magjepsëse për aventurë krijimi, kumte e zëra plot vibrime të brendshme, drithërima befasish, frike, gëzime e trishtime që frymojnë bashkë.

5,21 
Sasia
Ka mbaruar

Përshkrimi

Titulli: Anija e gjumit
Origjinali: Anija e gjumit
Gjinia: Poezi
Autori: Arian Leka
Shtëpia botuese: Ideart
Viti: 2006
Fq. 136
Pesha: 0.175 kg.
ISBN: 978-9943-648-1-2

Komente mbi librin

"Poezia e Arian Lekës, tek libri "Anija e gjumit", është sfidë magjepsëse për aventurë krijimi, kumte e zëra plot vibrime të brendshme, drithërima befasish, frike, gëzime e trishtime që frymojnë bashkë."

Ali Aliu

"Ajo që e bën të bukur poezinë e Arian Lekës, tek Anija e Gjumit, është afrimi me eksperimentin e avangardës - një çudi kaleidoskopike, përpjekje për shpjegimin e epistemës sonë, shenja që e bëjnë këtë krijimtari të jetë unikale."

Ervin Hatibi

"Duke lexuar librin: "Anija e Gjumit", hyn në një botë të lëngshme, ku anijet, dallgët, vjeshta, pema, gjethet, ndjenjat, dëshirat, ëndrrat, iluzionet, Durrësi, fëmijëria, adoleshenca, dashuria, malli, lamtumira, ankthi, të derdhen para syve veshur me petk muzikor, aq sa lexim përftohet më mirë si këngë, një këngë e brendshme, që të ngjitet në mendje e nuk të shqitet, siç zakonisht na ndodh, me melodi të preferuara e të arshivuara në kujtesë.... Është libër që të detyron ta veçosh nga moria e botimeve të sotme, ta lexosh hera herës dhe autorin e tij t'ua rekomandosh edhe të tjerëve."

Gazeta e Athinës

"Një poezi e shkruar thellësive dhe e kënduar në lartësi. Arian Leka mendon dhe ndjen gjuhësisht."

Xhevahir Spahiu

"Arian Leka është magu më pa patetikë. Poezia e tij është më e spikatura e llojit që thyen kanone, një poésie pure në të gjitha nivelet e saj, kthim i gjuhës në zanafillë, përmes miteve, filozofisë dhe mistikës."

Agron Tufa

"Arian Leka, në dallin nga brezi i vet krijues, spikat sidomos me strukturat muzikore, me të cilat ka "kompozuar", jo thjesht një poezi, por një krijimtari të tërë."

Gentian Çoçoli

"Arian Leka ka një veçanti: konkurron me poetikë, madje me një poetikë të rrallë. Ai mund të quhet poeti i detit dhe i fluturimeve pindarike."

Erion Kristo

Detajet e librit
Ideart
SKU000117
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: OMBRA GVG

Ëndrra si re, Marg Shilipa

Marga qëndis si nikoqire e mirë një oqean të thellë ritmesh e ndjenjash, duke ia dhuruar lexuesit me forcën dhe delikatesën e gruas. Ajo end ngadalë, vargje pa bujë, shpesh herë e mbyllur brenda guaskës intime, ashtu si zogjtë thurin me art majë pemëve të larta foletë e tyre, për të qenë më pranë yjeve dhe qiellit.

Çmimi 7,29 
More
Në gjendje

Botuesi: Albas

Këngët e sibilave, Pjetër Bogdani

Poezia e përkthyer e Bogdanit, ndonëse astrofizike bazohet në gjasëramjet (rimat) dhe kërkon një lexim vertikal të shkronjave sipas grupimit të strofave 5, 7, 3, 6, 7 vargëshe, për hir të kuptimit aksiologjik të "Jesusit" të ngjitur nga toka në qiell.

Çmimi 5,73 
More
Në gjendje

Botuesi: Onufri

Ndoshta dashuri, Rexhep Ferri

Rexhep Ferri ecën drejt të qenësishmes brenda baraspeshës së masave, të elipsave, të lëvizjeve që kryqëzohen. Ai e ka ndjeshmërinë dhe dhuntinë për të përdorur kështu një gjeometri skajshmërisht të kuptueshme, ku ndeshen, do të thoshim, gravitacionet e tokës dhe të materies... 

Çmimi 13,01 
More
Në gjendje

Referenca: SKU000137

Botuesi: Ideart

Sa pak qiell, Pano Taci

Ndër librat poetikë, autorin e njohim poet që këmbëngul rrugës së trazuar nga Lasgush Poradeci, prej të cilit vazhdon ta “dresojë” dhe “urtojë” muzën e tij poetike. Një kaptinë më vete janë poezitë e tij të “egra”, të cilat e kapërcejnë etikën e epokës sonë, diçka që sëmbis së brendshmi njeriun dhe që mund t

Çmimi 3,12 
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU001542

Botuesi: Ideart

Ndreqje gabimesh, Arian Leka

Libri është konceptuar si një poemë me 4 pjesë dhe 17 këngë. Ai është fitues i çmimit “Lasgush Poradeci”, si libri poetik më i mirë i vitit 2010, me poemën “Ndreqje gabimesh”, me këtë vlerësim: “Për monologun e subjektit poetin kompozuar përmes imazheve metafizike, intime e meditative, si rrugë e komunikimit maksimal me trajtat e rrëshqitshme të femrës,...

Çmimi 5,21 
More
Artikujt e fundit në gjendje

Botuesi: Onufri

Kalorësit e shiut, Sadik Bejko

"Nuk është e vështirë të dallosh vargjet e ngrohta, plot mendime, që kanë gjithmonë një rrjedhë të vetvetishme, të Sadik Bejkos... Dhe jam i bindur se nuk e ekzagjeroj aspak po të përmend se shumë vjersha të Sadik Bejkos (...) janë në nivelin e mirë të poezisë sonë në plan nacional". Ismail Kadare

Çmimi 15,62 
More
Në gjendje

Referenca: 2349

Botuesi: Te tjere

Rabini i pasy, Lisandri Kola

Zhapiku u kulaç si kushëriri tjetër pa këmbë mbi do gjethe të kthyera në pleh kur pa ballin tim. Fillova t'i flas. Unë jam një shpirt i rilindur. I njoh mirë dhëmbët e tu. Ati im ish shkrimtar i pafe; vëllai një flokëpërdredhur mbi supe. Nëna ishte një mbretëreshë e martuar rishtas. Unë jam kripë e futur mishit për njerëzit.

Çmimi 2,08 
More
Ka mbaruar
Përshtypjet (0)