• Banner

  • Ka mbaruar
Korrespondence dhe doreshkrime te Ali Pashe Tepelenes, Irakli Kocollari, vol. 1
  • Korrespondence dhe doreshkrime te Ali Pashe Tepelenes, Irakli Kocollari, vol. 1

Korrespondencë dhe dorëshkrime të Ali Pashë Tepelenës, Irakli Kocollari, vol. 1

E kam pasur përherë të vështirë të besoj se civilizimet kanë pasur një ditë të caktuar, unike lindjeje, në këtë apo atë shekull, në këtë apo atë vit. Përkundrazi, kam gjykuar se qytetërimet lindën pikërisht atëherë kur njeriu u ndërgjegjësua se, më shumë sesa ajo që gjente të gatshme në natyrë, të krijonte dhe mbi të gjitha të ruante atë që të tjerët kishin krijuar më parë.

2 000 Lekë
Sasia
Ka mbaruar

Përshkrimi

Titulli: Korrespondencë dhe dorëshkrime të Ali Pashë Tepelenës, vëllimi i parë (kopertinë e trashë)
Origjinali: Korrespondencë dhe dorëshkrime të Ali Pashë Tepelenës
Gjinia: Histori
Autori: Irakli Koçollari
Shtëpia botuese: Onufri
Viti: 2016
Fq. 736
Pesha: 1.759 kg.
ISBN: 978-9928-4354-1-5

Koment nga autori

E kam pasur përherë të vështirë të besoj se civilizimet kanë pasur një ditë të caktuar, unike lindjeje, në këtë apo atë shekull, në këtë apo atë vit. Përkundrazi, kam gjykuar se qytetërimet lindën pikërisht atëherë kur njeriu u ndërgjegjësua se, më shumë sesa ajo që gjente të gatshme në natyrë, të krijonte dhe mbi të gjitha të ruante atë që të tjerët kishin krijuar më parë.

Ndërsa, shkatërrimet e vlerave dhe të trashëgimisë së të parëve nuk kanë qenë asgjë më shumë sesa reminishenca të barbarisë. Dhe historia ka treguar se jo pak popuj të rënë në apati, në pasivitet, që u ka munguar përpjekja dhe vetëdija për krijimin e vlerave, apo më keq kanë shkatërruar trashëgiminë e të parëve, janë larguar nga rruga e civilizimit, kanë humbur identitetin dhe janë shuar nëpër kohë.

Prandaj, çasti dhe procesi i krijimit të vlerave, për më tepër i atyre shpirtërore është momenti i zgjimit të madh, i hopit të magjishëm, i udhëve të ngjitjes dhe prosperitetit të një populli, agu i civilizimit të tij.

Dekadat e fundit të shekullit të XVIII dhe të fillimit të shekullit të XIX, për ne shqiptarët, përkojnë pikërisht me hopin e madh cilësor, të krijimit dhe prodhimit të vlerave materiale, të veprave të shumta me karakter urban, social, kulturor, ushtarak, arkitektonik, infrastrukturor, relixhioz etj.

Por, mbi të gjitha ato janë dekadat e fillimit të krijimit të një pasurie të madhe shpirtërore, dokumentare të papërsëritshme, të shenjave të shumta të lëna nga mellani në letër apo më mirë të themi të shenjave të lëna nga mendja dhe shpirti i shqiptarëve të kohës, në dorëshkrime, për të na treguar ne, gjeneratave të shekujve XX, XXI dhe atyre që do të vijnë më pas se kush qenë, çfarë bënë, çfarë mendonin, çfarë ëndërronin dhe çfarë tentuan këta njerëz.

Këto prurje dokumentare veç vlerave të tjera shumëplanëshe, janë padyshim aktet më domethënëse të një epoke të re, janë pasqyrë dhe elementët bazikë të koshiencës shtetformuese dhe infrastrukturës nacionale që kish filluar të lindte dhe ngjizej tek shqiptarët.

Dhe meritën e madhe për këtë epokë tronditjesh, prurjesh dhe transformimesh të mëdha civilizuese e ka Ali Pashë Tepelena, firmën e të cilit mbajnë mbi vehte jo vetëm ato kohë, por edhe të gjitha dokumentet e këtij vëllimi, materie autentike dhe pasuri e rrallë për historinë dhe trashëgiminë tonë.

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789928435415
ean13
9789928435415
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU001692

Botuesi: Te tjere

Policia Sekrete e Ali Pashes, Irakli Kocollari

Libri, megjithëse mban titullin "Policia sekrete", në përmbajtje shfaqet më i gjerë sesa tematika që lë të kuptohet titulli i tij. Është në tërësi jeta dhe vepra e Ali Pashës, e parë jo mbi dëshira subjektive, por mbi dokumentat arkivore, që pasqyrojnë në tërësi aktivitetin dhe veprën e këtij personazhi shumë të rëndësish

Çmimi 3 000 Lekë
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU001974

Botuesi: Naimi

Arvanitet, Irakli Kocollari

Arvanitët ose arbërit e Mesjetës, të larguar nga toka amë nëpër mugëtirat historike drejt jugut ballkanik dhe të vendosur përgjithmonë aty, pothuaj nëpër tërë hapësirat e Greqisë, janë padyshim një pjesë e patjetërsueshme e historisë së kombit shqiptar.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Ka mbaruar
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Berk

Një patriot leçez në Shqipërinë osmane, Giacinto Simini

Ky libër, i cili bazohet në shkrimin e të birit, Giacinto Simini, në kujtimet e shumë protagonistëve të Rizorxhimentit nga jugu i Italisë dhe në dokumentet arkivore të Ministrisë së Punëve të Jashtme, përpos se një memoir i bukur politik e kulturor, lexohet mirëfilli dhe si një roman aventure, i cili ndjek peripecitë e shumta e të rrezikshme të mjekut...

Çmimi 800 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Te tjere

Trimëritë e Mërkur Buas, Zani i Koronit

Pak njihet kontributi i shqiptarëve në Perëndim, megjithëse të dhënat flasin për një karrierë të shkëlqyer ushtarake, nën termin e stratiotëve. Shqiptarët kanë përcaktuar fate betejash, dinastish dhe shtetesh në Europën Perëndimore. Një nga këto stratiotë është Mërkur Bua Shpata, pinjoll i familjeve të famshme të Shpatajve dhe Aranitëve.

Çmimi 700 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Argeta LMG

Majat e Shalës, Rose Wilder Lane

Nuk do ta merrja këtë libër tepër seriozisht. Kjo nuk është një përpjekje për të zgjidhur një pe në nyjen ballkanike; nuk është studim mbi popujt primitiv; nuk ëshë kontribut për dijen njerëzore dhe shpresoj se asnjeri nuk do ta lexojë për ta përmirësuar trurin e vet.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU000855

Botuesi: Botimet Dudaj

Skenderbeu i shperfytyruar, Kristo Frasheri

Pikënisje e këtij studimi kritik historik u bë trajtesa me titull "Skënderbeu" e historianit zviceran O. J. Schmitt, botuar vetëm në përkthimin shqip. Autori i trajtesës kritike prof. Dr. Kristo Frashëri, një njohës i mirë i historisë së Skënderbeut, nuk u pajtua në asnjë pikë me këndvështrimin negativ të historianit zvicerian.

Çmimi 750 Lekë
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU001962

Botuesi: Te tjere

Historia e Skënderbeut, Marin Barleti

"Historia e Skënderbeut", e shkruar në latinisht nga Marin Barleti, prift shkodran, u botua për herë të parë në Romë rreth viteve 1508 - 1510. Kjo vepër monumentale historike tregon jetën dhe veprën e heroit legjendar të kombit shqiptar, Gjergj Kastriot Skënderbeut.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU001620

Botuesi: Toena

Kujtime, Ismail Qemali

U linda në muajin janar 1844 në Vlorë (ose Aulona), qytet shqiptar, ku shumë kohë më pas do të shpallja pavarësinë e atdheut tim. Im atë ishte Mahmud bej Vlora, kurse ime më, Hedie Hanëmi, nga Gjirokastra. Po vija në jetë pas epokës më të rëndësishme që Perandoria Osmane, ku bëntë pjesë edhe Shqipëria, kishte përshkuar në krejt historinë e saj.

Çmimi 1 500 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: UET Press

Sandwich, Mustafa Nano

Autori ka zgjedhur të shpërfaqë përpara lexuesit faktet dhe ngjarjet më të rëndësishme e më gjurmëlënëse të historisë, gjuhës e kulturës shqiptare, duke ballafaquar dëshmitë dhe interpretimet e ndryshme e shpeshherë, nëpërmjet analizave të imëta, duke artikuluar një qëndrim e vlerësim të vetin mbi to.

Çmimi 900 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU001283

Botuesi: Te tjere

Dinastia shqiptare që sundoi Misirin 1805 – 1952, Dr. Faruk Borova

Gjatë qëndrimit tim në Kajro (1993-1997) si Ambasador i Republikës së Shqipërisë për Lindjen e Mesme, pata privilegjin dhe mundësinë të shtoja njohuritë në lidhje me jetë dhe veprimtarinë, jo vetëm të themeluesit të Egjiptit Modern, Muhamed Ali Pashës, por edhe të krejt pasuesve të tij.

Çmimi 700 Lekë
More
Artikujt e fundit në gjendje
Përshtypjet (0)