• Banner

  • Ka mbaruar
Arbërit e Jonit, Vlora, Delvina e Janina në shekujt XV-XVII, Prof. Pëllumb Xhufi
  • Arbërit e Jonit, Vlora, Delvina e Janina në shekujt XV-XVII, Prof. Pëllumb Xhufi

Arbërit e Jonit, Pëllumb Xhufi

Në shek. XV-XVII, Shqipëria joniane, apo viset që atë kohë u përfshinë në sanxhaqet e Vlorës, Delvinës e Janinës, u përfshinë nga një dinamikë historike e jashtëzakonshme. Si vendi ku kishin lulëzuar disa nga principatat më të shquara shqiptare, ky territor u kthye, pas pushtimit osman, në segmentin më të ndjeshëm të marrëdhënieve të Perandorisë së Gjysmëhënës me Perëndimin e krishterë.

4 000 Lekë
Sasia
Ka mbaruar

Përshkrimi

Titulli: Arbërit e Jonit, Vlora, Delvina e Janina në shekujt XV-XVII
Origjinali: Arbërit e Jonit, Vlora, Delvina e Janina në shekujt XV-XVII
Gjinia: Histori
Autori: Prof. Pëllumb Xhufi
Shtëpia botuese: Onufri
Viti: 2016
Fq. 1440
Pesha: 2.638 kg.
ISBN: 978-9928-226-22-8

Mbi librin

Në shek. XV-XVII, Shqipëria joniane, apo viset që atë kohë u përfshinë në sanxhaqet e Vlorës, Delvinës e Janinës, u përfshinë nga një dinamikë historike e jashtëzakonshme. Si vendi ku kishin lulëzuar disa nga principatat më të shquara shqiptare, ky territor u kthye, pas pushtimit osman, në segmentin më të ndjeshëm të marrëdhënieve të Perandorisë së Gjysmëhënës me Perëndimin e krishterë.

Këtu e patën pikënisjen e tyre ekspeditat osmane për pushtimin e brigjeve të Italisë, dhe po këtu e patën një nga pikëmbërritjet kryesore përpjekjet e fuqive perëndimore, të prira nga Papati, për të destabilizuar pushtetin osman e për të krijuar një të çarë në këtë provincë periferike e të paqëndrueshme të Perandorisë. Përpjekje, të cilat sintonizoheshin me lëvizjet e vazhdueshme për çlirim e shkëputje të popullsive shqiptare të asaj treve.

Mbi bazën e burimeve të shumta, në një pjesë të madhe të panjohura e të zbuluara prej tij në arkivat e Venedikut, studjuesi i njohur i Mesjetës shqiptare, Prof. Pëllumb Xhufi, evidenton rolin e luajtur në ngjarjet historike të atyre shekujve nga shqiptarët e Labërisë, të Himarës, të Delvinës e të Çamërisë.

Fushata ushtarake, beteja e kryengritje shpesh herë të panjohura mbushin e pasurojnë njohuritë e deritashme për historinë e së ashtuquajturës "Shqipëri e Poshtme" në shek. XV-XVII. Por, në këtë libër, mbi bazën e burimeve dokumentare të cituara bollshëm, lexuesi do të njihet edhe me aspekte po aq interesante të organizimit administrativ, të veprimtarive ekonomike e tregtare, të lëvizjeve demografike, të strukturës sociale, të institucioneve juridike, të zhvillimeve kulturore e fetare të shoqërisë shqiptare në ekstremin jugor të saj, ku mbetën gjithnjë të forta lidhjet dhe shkëmbimet me shtetet italiane, në veçanti me Mbretërinë e Napolit e me Republikën e Venedikut.

Detajet e librit
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU001301

Botuesi: Dituria

Ikje nga Bizanti, Pëllumb Xhufi

Titulli i këtij vëllimi shënon një moment të karrierës së vetë autorit, Pëllumb Xhufit, në vitin 2009, kohë kur ai shkëputet nga politika: ikja nga Bizanti është si të thuash ikje nga politika. Ky vëllim përfshin vetëm shkrime të zgjedhura të autorit, të botuara në shtypin e shkruar.

Çmimi 600 Lekë
More
Ka mbaruar
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: SKU001644

Botuesi: Te tjere

Barleti apo Becikemi, nje peshtjellim ne shkencen shqiptare

Në tetor 2010, në Tiranë, doli në qarkullim vepra: Barleti apo Becikemi - Një pështjellim në shkencën shqiptare, hartuar nga studiuesi Ilia S. Karanxha, i cili jeton e punon në Firence të Italisë. Pas një pune shumëvjeçare nëpër bibliotekat e atij qyteti, ky studiues ka hartuar pesë vepra me vlera të rëndësishme për jetën dhe

Çmimi 2 000 Lekë
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU001283

Botuesi: Te tjere

Dinastia shqiptare që sundoi Misirin 1805 – 1952, Dr. Faruk Borova

Gjatë qëndrimit tim në Kajro (1993-1997) si Ambasador i Republikës së Shqipërisë për Lindjen e Mesme, pata privilegjin dhe mundësinë të shtoja njohuritë në lidhje me jetë dhe veprimtarinë, jo vetëm të themeluesit të Egjiptit Modern, Muhamed Ali Pashës, por edhe të krejt pasuesve të tij.

Çmimi 700 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: UET Press

Sandwich, Mustafa Nano

Autori ka zgjedhur të shpërfaqë përpara lexuesit faktet dhe ngjarjet më të rëndësishme e më gjurmëlënëse të historisë, gjuhës e kulturës shqiptare, duke ballafaquar dëshmitë dhe interpretimet e ndryshme e shpeshherë, nëpërmjet analizave të imëta, duke artikuluar një qëndrim e vlerësim të vetin mbi to.

Çmimi 900 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: 2529

Botuesi: Argeta LMG

Njezet vjet ngaterresa ballkanike, vol. 2, Edith Durham

Për 20 vjet ajo udhëtoi dendur nëpër Ballkan duke u fokusuar më shumë në çështjen shqiptare, që atë kohë ishte një nga zonat më të izoluara e të prapambetura të Europës. Ajo punoi gjerësisht duke pikturuar, shkruar dhe duke mbledhur artin dhe folklorin e zonave nga kaloi. Pavarësisht nga kjo, vetëm shkrimet e saj do t'i jepnin famë të madhe.

Çmimi 700 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Toena

Skënderbeu, jeta dhe vepra, Kristo Frashëri

Histori e mirëfilltë e Skënderbeut, mbështetur në dokumente dhe materiale të shumta arkivore. Ndryshe nga historitë e tjera të shkruara për Skënderbeun, kjo është më e kompletuar dhe e sheh Heroin jo vetëm si udhëheqës të luftës çlirimtare, por edhe si nismëtar të shtetit shqiptar.

Çmimi 1 600 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: IDK

Despotë të Epirit dhe princër të Maqedonisë, Paolo Petta

Me vdekjen e Gjergj Kastriot Skënderbeut, çdo rezistencë tjetër ndaj turqve rezultoi e padobishme: Shqipëria u kthye në një provincë të Perandorisë Otomane. Për ata që kishin luftuar deri atëherë heroikisht kishte vetëm dy rrugë: o të hiqnin dorë nga besimi i tyre dhe të integroheshin në botën islame, ose të emigronin në ndonjë vend të krishterë për të...

Çmimi 800 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: Fan Noli

Ali Pasha, Alexandre Dumas

Në gjithë universin ai shihte vetëm veten e tij, ai nuk donte gjë tjetër veç vetes dhe punonte vetëm për të. Natyra e tij përmbante fillesën e çdo pasioni njerëzor; gjithë jetën e tij të gjatë ia kushti zhvillimit dhe plotësimit të tyre.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Në gjendje
Përshtypjet (0)