Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
700 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
1 050 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
1 000 Lekë
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
  • Ka mbaruar
Despote te Epirit e Pricer te Maqedonise, Paolo Petta
  • Despote te Epirit e Pricer te Maqedonise, Paolo Petta

Despotë të Epirit dhe princër të Maqedonisë, Paolo Petta

IDK

Me vdekjen e Gjergj Kastriot Skënderbeut, çdo rezistencë tjetër ndaj turqve rezultoi e padobishme: Shqipëria u kthye në një provincë të Perandorisë Otomane. Për ata që kishin luftuar deri atëherë heroikisht kishte vetëm dy rrugë: o të hiqnin dorë nga besimi i tyre dhe të integroheshin në botën islame, ose të emigronin në ndonjë vend të krishterë për të ruajtur identitetin.

800 Lekë

800 Lekë /

Sasia
Ka mbaruar

Përshkrimi

Titulli: Despotë të Epirit dhe princër të Maqedonisë, Mërgata shqiptare në Italinë e periudhës së Rilindjes
Origjinali: Despoti d'Epirio e principi di Macedonia
Gjinia: Histori
Autori: Paolo Petta
Shqipëroi: Pëllumb Xhufi
Shtëpia botuese: IDK
Viti: 2010
Fq. 274
Pesha: 0.355 kg.
ISBN: 978-99927-661-8-2

Mbi librin

Me vdekjen e Gjergj Kastriot Skënderbeut (1468) çdo rezistencë tjetër ndaj turqve rezultoi e padobishme: Shqipëria u kthye në një provincë të Perandorisë Otomane. Për ata që kishin luftuar deri atëherë heroikisht kishte vetëm dy rrugë: o të hiqnin dorë nga besimi i tyre dhe të integroheshin në botën islame, ose të emigronin në ndonjë vend të krishterë për të ruajtur identitetin, në pritje të kohëve më të mira.

Shumë prej tyre zgjodhën rrugën e mërgimit dhe këtu zë fill rruga e gjatë e diasporës. Kësisoj valët e njëpasnjëshme të shqiptarëve u derdhën kryesisht drejt Italisë, duke populluar fshatra të zonës së Napolit ose duke ushtruar zanatin që njihnin më mirë, atë të armëve. Por nuk ikën vetëm stradiotët, luftëtarët mercenarë, mjekërgjatë e krenarë. Arratinë e morën edhe ata që kishin mbijetuar nga dyert e mëdha, të mbarsur me shpresë e me tituj të bujshëm.

Libri "Despotë të Epirit dhe princër të Maqedonisë" ndjek këtë diasporë, mërgimin e pjesës më të madhe të aristokracisë shqiptare në Italinë e Rilindjes. Në këtë rrugëtim të trazuar gjenden Kastriotët, Muzakajt, Topiajt, Dukagjinët, dhe të tjerë krerë të fiseve të lavdishme, sovranë të vërtetë në vendin e tyre, të cilët, të dëshiruar për të mos humbur sërën e tyre të lartë, u rrekën, jo rrallëherë, të luanin një rol dytësor në skenën e vështirë të politikës italiane.

Nuk është thjesht historia e një grupi bashkudhëtarësh, është më shumë një thurje copëzash jete njerëzore e personazhesh megjithatë konkretë, të cilët na vijnë të gjallë me karakteret e pasionet e tyre. Pasi e ke lexuar këtë libër, po aq intrigues sa edhe një roman, këto personazhe të bëjnë të mendosh për ndërthurjen e biografisë me historinë.

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789992766182
ean13
9789992766182
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: UET Press

Sandwich, Mustafa Nano

Autori ka zgjedhur të shpërfaqë përpara lexuesit faktet dhe ngjarjet më të rëndësishme e më gjurmëlënëse të historisë, gjuhës e kulturës shqiptare, duke ballafaquar dëshmitë dhe interpretimet e ndryshme e shpeshherë, nëpërmjet analizave të imëta, duke artikuluar një qëndrim e vlerësim të vetin mbi to.
900 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Fan Noli

Ali Pasha, Alexandre Dumas

Në gjithë universin ai shihte vetëm veten e tij, ai nuk donte gjë tjetër veç vetes dhe punonte vetëm për të. Natyra e tij përmbante fillesën e çdo pasioni njerëzor; gjithë jetën e tij të gjatë ia kushti zhvillimit dhe plotësimit të tyre.
1 000 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: IDK

Shqipëria e Epërme, Edith Durham

Një rrëfim magjepsës, tronditës, pse jo dhe dramatik, që sjellë të gjallë një botë sa epike e heroike aq edhe të prapambetur, primitive e të pamëshirshme, ku asgjë s'është ashtu siç duket dhe ç'është kryesorja, shpesh mjaft të ndryshme nga shëmbëllimet romantike që kemi për historinë.
1 100 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: Onufri

Arbërit e Jonit, Pëllumb Xhufi

Mbi bazën e burimeve të shumta, në një pjesë të madhe të panjohura e të zbuluara prej tij në arkivat e Venedikut, studjuesi i njohur i Mesjetës shqiptare, Prof. Pëllumb Xhufi, evidenton rolin e luajtur në ngjarjet historike të atyre shekujve nga shqiptarët e Labërisë, të Himarës, të Delvinës e të Çamërisë.
4 000 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: Toena

Skënderbeu, jeta dhe vepra, Kristo Frashëri

Histori e mirëfilltë e Skënderbeut, mbështetur në dokumente dhe materiale të shumta arkivore. Ndryshe nga historitë e tjera të shkruara për Skënderbeun, kjo është më e kompletuar dhe e sheh Heroin jo vetëm si udhëheqës të luftës çlirimtare, por edhe si nismëtar të shtetit shqiptar.
1 600 Lekë
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU001270

Botuesi: Te tjere

Shteti mesjetar i Skënderbeut, Jahja Drancolli

Çështja e Shtetit Shqiptar të Mesjetës (VII-XV), sidomos e Shtetit të Arbrit dhe e shtetit të Gjergj Kastriotit- Skënderbeut, nuk kërkon t’i qasemi sipas pozicionit, metodologjisë dhe qëndrimit nga i qasej historiografia e vjetër.
500 Lekë
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU001962

Botuesi: Te tjere

Historia e Skënderbeut, Marin Barleti

"Historia e Skënderbeut", e shkruar në latinisht nga Marin Barleti, prift shkodran, u botua për herë të parë në Romë rreth viteve 1508 - 1510. Kjo vepër monumentale historike tregon jetën dhe veprën e heroit legjendar të kombit shqiptar, Gjergj Kastriot Skënderbeut.
1 000 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU001283

Botuesi: Te tjere

Dinastia shqiptare që sundoi Misirin 1805 – 1952, Dr. Faruk Borova

Gjatë qëndrimit tim në Kajro (1993-1997) si Ambasador i Republikës së Shqipërisë për Lindjen e Mesme, pata privilegjin dhe mundësinë të shtoja njohuritë në lidhje me jetë dhe veprimtarinë, jo vetëm të themeluesit të Egjiptit Modern, Muhamed Ali Pashës, por edhe të krejt pasuesve të tij.
700 Lekë
More
Artikujt e fundit në gjendje

Referenca: SKU000907

Botuesi: Argeta LMG

Brenga e Ballkanit, vol. 1, Edith Durham

Mary Edith Durham (1863-1944) ishte një udhëtare, artiste, shkrimtare britanike që u bë e famshme për shkrimet e saj antropologjike rreth jetës në trojet shqiptare, në fund të shekullit të XIX – të dhe fillim të shekullit të XX - të.
1 000 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: Zenit Editions

Skënderbeu, Heroi Kombëtar Shqiptar, Fotaq Andrea

Album – antologjia "Skënderbeu, Heroi Kombëtar Shqiptar, Atlet i Krishtit, Mbrojtës i Europës" që po botojmë me rastin e "Vitit Skënderbeu – 2018" është fryt i një pune shumëvjeçare, qëkurse nisëm të qëmtojmë me syrin e antologjistit, aty nga fundi i viteve 90 të shekullit të kaluar, gjithçka historike me vlerë për Shqipërinë dhe shqiptarët nën penën e...
8 000 Lekë
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU000855

Botuesi: Botimet Dudaj

Skenderbeu i shperfytyruar, Kristo Frasheri

Pikënisje e këtij studimi kritik historik u bë trajtesa me titull "Skënderbeu" e historianit zviceran O. J. Schmitt, botuar vetëm në përkthimin shqip. Autori i trajtesës kritike prof. Dr. Kristo Frashëri, një njohës i mirë i historisë së Skënderbeut, nuk u pajtua në asnjë pikë me këndvështrimin negativ të historianit zvicerian.
750 Lekë
More
Ka mbaruar
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU000700

Botuesi: Shtepia Botuese 55

Shqiptarët në Venedik, Lucia Nadin

Historiane dhe studiues shqiptarë referuan mbi rëndësinë e këtij studimi që tashmë flet shqip dhe është një tregues mbi marrëdhëniet e ndërsjella të shqiptarëve me Venedikasit.Lucia Nadin ka kryer disa studime ku trajton raportet e shqiptareve me Venedikun  si “Statuti i Shkodrës në gjysmën e parë të shekullit 14-të”, ndërkohë që ka në proces...
950 Lekë
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU000847

Botuesi: Te tjere

Skënderbeu, Oliver Jens Schmitt

Jeta e Skënderbeut nuk ishte nje marshim triumfal, por një luftë e vazhdueshme për mbijetesë, e mbushur me disfata, situata në dukje pa rrugëdalje, por shpesh edhe me kthesa të papritura të fatit. Pa vullnetin e prijësit, pasuesit e rraskapitur do t'u ishin nënshtruar herët osmanëve. 
1 500 Lekë
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU001768

Botuesi: OMBRA GVG

Gjergj Kastrioti Skenderbeu, Kryqtari i Fundit, Virgjil Kule

Sipas një radhitjeje strikte të dokumentave, muaj pas muaji e vit pas viti, u formësua në kapitujt e këtij libri figura e Gjergj Kastriotit - njerëzore, gjeniale, befasuese, tronditëse, kërshëruese, frymëzuese..., por aspak tragjike e pasive sikundër është thënë jo rrallë.
1 200 Lekë
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU001919

Botuesi: Fishta

Skënderbeu, një histori politike, Aurel Plasari

Skënderbeu ishte jo vetëm një nga ushtarakët më të shquar të shek. XV. Ai ishte gjithashtu një realist politik. Historiani që studion burimet dokumentare lidhur me karrierën e tij gjen dëshmi të pareshtura të qartësisë së vizionit të Skënderbeut.
3 300 Lekë
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU001962

Botuesi: Te tjere

Historia e Skënderbeut, Marin Barleti

"Historia e Skënderbeut", e shkruar në latinisht nga Marin Barleti, prift shkodran, u botua për herë të parë në Romë rreth viteve 1508 - 1510. Kjo vepër monumentale historike tregon jetën dhe veprën e heroit legjendar të kombit shqiptar, Gjergj Kastriot Skënderbeut.
1 000 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: 2732

Botuesi: Onufri

Shqipëria e rigjetur, Lucia Nadin

Libri i kthen Shqipërisë protagonistë të kulturës dhe artit të Venecies të shekullit XVI dhe tregon përkatësinë e tyre në familje të mërguara në tokat e Republikës së Përndritur. Fill udhërrëfyes i hulumtimit është veprimtaria e Bernardino (de) Vitali – t, me rëndësi të madhe në Venecie si kryeqytet evropian i shtypit.
2 500 Lekë
More
Ka mbaruar

Referenca: 2790

Botuesi: Onufri

Rrethimi i Shkodres, Marin Barleti

Është viti 1478. Europa po sulmohet. Dhjetë vjet pas vdekjes së Skënderbeut, shqiptarët dhe venedikasit vazhdojnë t'u rezistojnë osmanëve, duke mbrojtur atdheun e tyre dhe duke i dhënë kohë Europës Perëndimore për t'u përgatitur për sulmin e pashmangshëm.
2 500 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: IDK

Shqipëria dhe shqiptarët në Europën e Piut ll, Aurel Plasari

"Karta europiane e identitetit të shqiptarëve": edhe kështu mund të titullohej ky libër për nga rëndësia kultuhistorike që paraqet pozicioni i Arbërisë dhe i arbërve në veprën e Enea Silvio Piccolominit, veçan te De Europa e tij, por edhe në pjesën tjetër të saj.
1 800 Lekë
More
Ka mbaruar