Maks Velo, jete paralele
  • Maks Velo, jete paralele

Maks Velo, jetë paralele

UET Press

Publikimi i plotë i dosjes nga UET Press së Velos është ndoshta biografia më e mirë që ai do të ketë ndonjëherë, realizuar nga ata që kërkonin ekzekutimin e tij. Nga dokumenti i parë deri tek i fundit (106), ju do të shihni ngjarje e njerëz që bënë jo vetëm historinë e jetës së Velos, por dhe historinë e artit shqiptar nën komunizëm.

1 000 Lekë
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Maks Velo, jetë paralele
Gjinia: Histori
Shtëpia botuese: UET Press
Viti: 2018
Fq. 254
Pesha: 0.367 kg.
ISBN: 978-9928-236-57-9

Mbi librin

Në këtë libër ne kemi bashkangjitur disa nga fotot e veprave të fotografuara në hetuesi, më pas të djegura në kaldajën e Gjykatës së Tiranës nga Ruko Sako, me urdhër të kryetarit të gjykatës, Viktor Konomi.

Nga ky koleksion kanë shpëtuar disa vepra që artisti ia pat dhuruar mikes së tij franceze, Odile Daniel, dhe një vepër e ruajtur në familjen Kadare. Bëhet fjalë për veprën "Vallja labe" që çifti Kadare e vendosi në dhomën e gjumit për ta ruajtur për gati 20 vjet.

Vetë Kadare e shihte këtë vepër si të bukur e dramatike, duke parë atyr reflektimin e një bukurie që arrinte të sfidonte dhe frikën e një bastisjeje që mund t'ia behte nga momenti në moment.

Ky është një rast unikal në historinë e vendeve ish – komuniste, kur shkrimtar mbron një artist duke i strehuar veprën në shtëpinë e tij. "Ndonjëherë mendoja në duhet t'ia ndryshoja emrin, pasi do të ishte më e lehtë për ta ruajtur dhe emri i tij Velo mezi dallohej", do të kujtonte Kadare kohë më parë teksa e pyeta për këtë histori.

Publikimi i plotë i dosjes nga UET Press së Velos është ndoshta biografia më e mirë që ai do të ketë ndonjëherë, realizuar nga ata që kërkonin ekzekutimin e tij. Nga dokumenti i parë deri tek i fundit (106), ju do të shihni ngjarje e njerëz që bënë jo vetëm historinë e jetës së Velos, por dhe historinë e artit shqiptar nën komunizëm.

Pjesa më e madhe e denoncuesve të tij janë artistë, emra që janë shënjuar artin e socrealizmit, apo që ende i lexojmë si historia e artit tonë. Dosje që lexohen si një libër triller duke na shpalosur si në një film bardhë e zi Shqipërinë komuniste, aparatin e survejimit, i cili nuk hezitonte të hynte deri në shtëpi. Nga një faqe në tjetër ju mund të shihni sesi eleminohet një artist, me një tjetër lloj vrasjeje që është më e rënda, e dhemb më shumë.

Në asnjë pikturë surrealiste që në atë kohë përpiqej t'i gjente në librat e ndaluara që i merrte në Bibliotekën Kombëtare, Maks Velo nuk mund të ketë parë surrealizmin që gjendet në dosjen e tij.

E gjithë skena e artit shqiptar gjatë diktaturës nuk është gjë tjetër veçse një shpikje e komunizmit për t'i shërbyer atij. Këto raporte tregojnë qëndresën e një artisti ndaj ideologjisë së kohës dhe sesi mund ta ruash moralin edhe në kushtet e një represioni totalitar.

Rasti Velo është një ndër rastet që e lartëson kulturën shqiptare, e cila në kushtet e një prej diktaturave më të egra arriti të prodhonte një artist të këtij profili.

Detajet e librit
UET Press

Referencat specifike

isbn
9789928236579
ean13
9789928236579
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: SKU000814

Botuesi: Bota Shqiptare

Shqiptaret - nje histori moderne, Miranda Vickers

Vepra është quajtur një histori moderne, sepse është rrëfyer e shkruar ndryshe, sepse sjell fakte të reja jo vetëm për Shqipërinë e së shkuarës, por edhe për atë të tashmen. Mënyra se si është shkruar ky libër e bën atë bashkëkohor në të njëjtën kohë.
1 000 Lekë
More

Botuesi: Pegi

Pa meri, Amik Kasoruho

"Nesër e ke pushim, hë?"Ishte zëri i gardianit, natën e ndërrimit të vitit 1949, kur hapi dritarezën dhe më zgjati tasin me çorbë. Nuk e mora vesh ç'desh të thoshte. Pastaj e pyeta: "Pushim? Pse pushim?" dhe ai, duke shprehur njëfarë habie, m'u gjegj: "Si pse? Nesër fillon Viti i Ri! Nuk punon njeri nesër."
1 000 Lekë
More

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
1 050 Lekë
More

Referenca: SKU000365

Botuesi: Botime Franceskane

Rrno vetëm për me tregue, At Zef Pllumi, vol 1 - 3

Gjithë shoqëria shqiptare ka nevojë për këtë vepër. Kanë nevojë për të ata që e kanë jetuar atë kohë, e po aq, në mos për më tepër, ata që s'e kanë jetuar. Kanë nevojë të shtypurit e të nëpërkëmburit, e po aq, e mos më tepër, ata që shtypën të tjerët. Kanë nevojë antikomunistët, e po aq, ndoshta më tepër, komunistët. Ky botim ka mbatuar. Botimi i ri...
2 100 Lekë
More

Botuesi: Te tjere

Vëllai i pengut, Reshat Agaj

Titulli: Vëllai i pengutOrigjinali: Vëllai i pengutGjinia: KujtimeAutori: Reshat AgajShtëpia botuese: EmalViti: 2012Fq. 264Pesha: 0.345 kgISBN: 978-9928-04-121-0
500 Lekë
More

Botuesi: Lumo Skëndo

Bombë në Legatën Sovjetike, Uran Butka

Së dyti, arrestimet që u ekzekutuan më datën 20-23 shkurt 1951, ishin jo vetëm politike, por edhe té paligjshme, sepse u kryen pa ndonjé urdhér-arresti té prokurorit dhe pa ndonjé vendim gjykate, vetém mbi listat e vdekjes, të parapërgatitura nga Sigurimi i Shtetit.
800 Lekë
More

Botuesi: Te tjere

Rrno vetëm për me tregue, At Zef Pllumi

Ndër botimet ma të çmueshme që nuk na len të harrojmë të keqen që shkaktoi komunizmi në Shqipni, asht vepra monumentale "Rrno vetëm për me tregue" e P. Zef Pllumit. Rrno vetëm për me tregue paraqet vuejtjen e P. Zef Pllumit, kalvarin e Kishës Katolike, mundimet e françeskanëve dhe të krejt popullit shqiptar. Ky libër është jashtë botimit, por vepra e At...
2 100 Lekë
More

Botuesi: Albas

Histori e Shqipërisë 1912-2000, Valentina Duka

Për çdo historian që ndërmendëson të shkruajë për një çështje të caktuar, është krejt e natyrshme dhe e domosdoshme të konstatojë pikësëpari ç'thotë për atë çështje letërsia historiografike pararendëse.
1 500 Lekë
More

Botuesi: Tirana Times

Shqiperia dhe Kina, nje aleance e pabarabarte, Elez Biberaj

Gjatë 17 vjetëve (1962 – 1978), Shqipëria e përdori këtë aleancë si një strategji për të ndjekur dhe siguruar objektivat e saj kombëtare. Kjo marrëdhënie, e shqyrtuar këtu nga një këndvështrim shqiptar, u bë akoma edhe më unike nga një mospërputhje e thjeshtë interesash, nga largësia e madhe gjeografike, nga ndryshimet e thella historike dhe kulturore.
1 200 Lekë
More

Botuesi: UET Press

Blloku, Isuf Kalo

Një mister antiutopik oruellian i zbuluar krejt papritur para syve tanë nga një dëshmitar i besueshëm, përmes një optike realiste dhe humaniste. Prof. Kalo e merr lexuesin në labirintet e panjohura të Bllokut për të shpjeguar se si funksionoi diktatura komuniste në Shqipëri dhe cila ishte hierarkia e atij sistemi.
1 500 Lekë
More

Referenca: 2665

Botuesi: Tirana Times

Enver Hoxha dhe diktatura staliniste në Shqipëri, Bernd Fischer

Megjithëse kanë kaluar dy dekada, ende trashëgimia totalitare vërtitet në të tashmen tonë, duke penguar të ardhmen. Nuk është vetëm Shqipëria që nuk është ndarë me të kaluarën e saj. Vende të tjera në Ballkan, gjithashtu, hezitojnë që me vullnet të lirë të vendosin të ndahen nga një trashëgimi edhe më kriminale.
500 Lekë
More

Botuesi: UET Press

Përjetime 1936-2021, Bahri Beci

Duke ndarë me lexuesin përsiatje të imëta e të trazuara, që nga fëmijëria e tij e hershme rrugicave të Shkodrës, e deri tek argumentimet e thukëta në debatin kulturor e sociologjik në vend, Bahri Beci ravijëzon tre kohë historike të Shqipërisë: • gjatë viteve 1936-1944, kur në Shqipëri ishte vendosur sistemi kapitalist dhe ekonomia e tregut; • gjatë...
1 200 Lekë
More
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Botuesi: Te tjere

Esse për diktaturën komuniste, Maks Velo

Titulli: Esse për diktaturën komunisteOrigjinali: Esse për diktaturën komunisteGjinia: Esse, publicistikëAutori: Maks VeloShtëpia botuese: 55Viti: 2003Fq. 240Pesha: 0.364 kgISBN: 978-99927-820-9-9
500 Lekë
More

Botuesi: UET Press

Betonizimi i demokracisë, Maks Velo

Libri ka për autor arkitektin e mirënjohur Maks Velo dhe trajton ndërtimet masive pa kriter në qendrat urbane dhe shkatërrimin e bregdetit. "Betonizimi është forma më e lartë e vëtëshkatërrimit të një shteti. Një ndjenjë kaosi të pushton kur shikon qytetet tona.
2 000 Lekë
More

Botuesi: Toena

Klubi Karavasta, Maks Velo

Ishte e vështirë të përcaktoje se çfarë ishte. Nuk mund ta quaje as fshat, as qytezë. E quanin fermë, po as fermë tamam nuk ishte, më shumë ishte një pjesë ferme, domethënë vetëm pallatet e fermës; vetëm pallatet, kurse drejtoria, shkolla, infermieria ishin më vete diku nga fusha.
300 Lekë
More

Botuesi: Zenit Editions

Kohë antishenjë, Maks Velo

Maks Velo është një nga autorët që, si rrallëkush e kuptoi se krijimi letrar e artistik, në rastin e tij letërsia e piktura, pavarësisht se në ç'kushte lindën, janë në radhë të parë art. Si e tillë, dëshmia e tij është e një vlere të dyfishtë.
600 Lekë
More

Botuesi: UET Press

Klubi Karavasta, Maks Velo

Ky roman, në fillin, lindi si novelë. Tani po e botoj të plotë, në dy pjesë. Pjesa e parë, botuar nga Korbi (2004) dhe ribotuar nga Toena (2014), nuk ka asnjë ndryshim. Pjesën e dytë e shkrova pas 12 vitesh, sepse e ndjeva që këtë vepër e kisha lënë të paplotësuar.
900 Lekë
More

Botuesi: Te tjere

Përkthyesi, Maks Velo

Kampi ishte një turmë që kalonte para meje. Miqësi zura me pak njerëz, ndërsa pjesa tjetër, më e madhe në numër, ishte asnjanëse. As afroheshin, as largoheshin. Një pjesë e vogël ishte refuzuese dhe nuk mund të dije se çfarë ishte.
900 Lekë
More