• Banner

Shqiperia dhe Jugosllavia (1945-1948), Ledion Krisafi
  • Shqiperia dhe Jugosllavia (1945-1948), Ledion Krisafi

Shqipëria dhe Jugosllavia (1945 – 1948), Ledion Krisafi

Studimi i këtyre të dhënave të nxjerra nga autori nga arkivat e ish – Jugosllavisë në Beograd, jo vetëm që hedhin dritë të re mbi marrëdhëniet shqiptaro – jugosllave të asaj periudhe, por ri – interpretojnë politikën e jashtme të Shqipërisë në vitet e para pas Luftës së Dytë Botërore dhe qëllimin e Enver Hoxhës në politikën e jashtme jo vetëm në lidhje me Jugosllavinë.

9,91 CHF
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Shqipëria dhe Jugosllavia (1945 – 1948)
Gjinia: Histori
Autori: Ledion Krisafi
Shtëpia botuese: Naimi
Viti: 2017
Fq. 280
Pesha: 0.335 kg.
ISBN: 978-9928-234-12-4

Mbi librin

Libri "Shqipëria dhe Jugosllavia (1945 – 1948)" i dr. Ledion Krisafit, për herë të parë në mënyrë shkencore e plotësisht të argumentuar, sfidon "mite" të ngritura në paradigmën e marrëdhënieve midis Shqipërisë dhe Jugosllavisë.

Me këtë monografi, autori mund të radhitet në grupin e studiuesve që, duke u mbështetur në të dhëna burimore të të dy palëve (shqiptare dhe jugosllave), arrin në përfundime origjinale, larg të qëndruarit "bardh e zi".

Libri synon, gjithashtu, që për herë të parë të hapë edhe këndvështrimin jugosllav mbi marrëdhëniet shqiptaro – jugosllave të lexuesit shqiptar. Studimi i këtyre të dhënave të nxjerra nga autori nga arkivat e ish – Jugosllavisë në Beograd, jo vetëm që hedhin dritë të re mbi marrëdhëniet shqiptaro – jugosllave të asaj periudhe, por ri – interpretojnë politikën e jashtme të Shqipërisë në vitet e para pas Luftës së Dytë Botërore dhe qëllimin e Enver Hoxhës në politikën e jashtme jo vetëm në lidhje me Jugosllavinë, por edhe me Bashkimin Sovjetik.

Libri është shkruar plot realizëm e pasion. Libri do të jetë një ndihmesë e çmuar në historiografinë tonë.

Detajet e librit
Naimi

Referencat specifike

isbn
9789928234124
ean13
9789928234124
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.

Çmimi 10,40 CHF
More
Ne gjendje

Referenca: SKU002050

Botuesi: Bota Shqiptare

Shqiptari dinak Enver Hoxha, Jon Halliday

"Shqipëria komuniste dhe udhëheqësi i saj i ndjerë, Enver Hoxha, zor se kanë pasur informacion e kontakte të shumta me botën e jashtme". John Holliday kërkonte të zbulonte pikërisht misterin që vishte gjithë kështjellën e komunizmit, e kësaj fortese që kurrë nuk kishte pranuar hapjen me Perëndimin.

Çmimi 9,91 CHF
More
Ka mbaruar

Referenca: 2665

Botuesi: Tirana Times

Enver Hoxha dhe diktatura staliniste në Shqipëri, Bernd Fischer

Megjithëse kanë kaluar dy dekada, ende trashëgimia totalitare vërtitet në të tashmen tonë, duke penguar të ardhmen. Nuk është vetëm Shqipëria që nuk është ndarë me të kaluarën e saj. Vende të tjera në Ballkan, gjithashtu, hezitojnë që me vullnet të lirë të vendosin të ndahen nga një trashëgimi edhe më kriminale.

Çmimi 4,95 CHF
More
Ka mbaruar
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: SKU000937

Botuesi: Cabej

Shqipja totalitare, Ardian Vehbiu

Deri më tash, analizat me natyrë semantike të Ardian Vehbiut kanë shqyrtuar kryesisht stadet aktuale të repertorit gjuhësor, duke nxjerrë shpesh në pah simptomat e lëngatës nga të cilat vuan përdorimi gjuhor sot, sikundër mangësia fjalore, pasaktësia kuptimore apo huazimet e panevojshme.

Çmimi 6,94 CHF
More
Artikujt e fundit në gjendje

Referenca: 2618

Botuesi: Te tjere

Historia e shqiptareve, Oliver Jens Schmitt, Eva Anne Frantz

Në këtë vëllim janë përmbledhur artikuj rreth problemeve të historisë, gjuhësisë, fesë dhe letërsisë në Shqipëri, të shkruara nga autorë si: Joachim Marzinger, Stefan Schumer, Oliver Jeans Schmitt, Markus Koller, Nathalie Clayer, Bernd Fischer, Michael Schmidt – Neke, Robert Pichler, Stephanie Schwandner – Sievers, Robert Elsie, Noel Malcolm, Peter Bartl...

Çmimi 11,89 CHF
More
Ne gjendje

Shqipëria nën sundimin komunist 1944-1990, Xhafer Sadiku

Për çfarë ishin fajtorë fëmijët, gratë dhe pleqtë?! Çfarë ishin platformat politike për izolimin e familjeve të cilësuara si kulak, po platformat politike për përjashtimet nga puna dhe ndalimi i studimeve të larta?! Po platformat politike për grabitjen ekonomike dhe detyrimin të paguanin tre herë më shumë tatime se fshatarët e tjerë, për të ardhura të...

Çmimi 14,86 CHF
More
Në gjendje

Referenca: SKU000365

Botuesi: Botime Franceskane

Rrno vetëm për me tregue, At Zef Pllumi, vol 1 - 3

Gjithë shoqëria shqiptare ka nevojë për këtë vepër. Kanë nevojë për të ata që e kanë jetuar atë kohë, e po aq, në mos për më tepër, ata që s'e kanë jetuar. Kanë nevojë të shtypurit e të nëpërkëmburit, e po aq, e mos më tepër, ata që shtypën të tjerët. Kanë nevojë antikomunistët, e po aq, ndoshta më tepër, komunistët. Ky botim ka mbatuar. Botimi i ri...

Çmimi 20,81 CHF
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU001019

Botuesi: UET Press

Hinterlandi i kuq, Mustafa Nano

Hinterlandi kuq, ku unë jam rritur, nuk ishte- kjo gjë edhe mund të merret me mend, edhe del qartazi nga libri- as vetëm një hinterland, as thjesht i kuq. Ishte as më pak, as më shumë një copë autentike e Shqipërisë së atyre motive, për të cilën mund të flitet veç duke folur për veten. 

Çmimi 4,95 CHF
More
Ka mbaruar

Botuesi: Skanderbeg Books

Turist në utopi, Rune Ottosen

Çdo shqiptar, i cili një pjesë të mirë të jetës e ka kaluar në diktaturë, i kujton fare mirë grupet e “turistëve” të rinj të Europës veriore që shpesh, si pjesë e grupeve m – l, silleshin rrotull Shqipërisë në vitet 70’, nëpër kantieret e mëdha të socializmit, të preknin “sukseset” e planeve pesëvjeçare.

Çmimi 11,89 CHF
More
Në gjendje

Referenca: SKU001719

Botuesi: UET Press

Përkulja dhe rënia e tiranisë shqiptare 1957-2010, Spartak Ngjela

...koshienca njerëzore kishte krijuar qytete të lira, tregtinë e lirë, shtetin institucionale me anë të parlamentit. Ky proces kishte nisur dhe në dy shekuj e kishte përfunduar Revolucionin Industrial, në një kohë kur arti dhe letërsia kishin krijuar një moment të ri shpirtëror në jetën njerëzore.

Çmimi 15,85 CHF
More
Ne gjendje

Botuesi: UET Press

Maks Velo, jetë paralele

Publikimi i plotë i dosjes nga UET Press së Velos është ndoshta biografia më e mirë që ai do të ketë ndonjëherë, realizuar nga ata që kërkonin ekzekutimin e tij. Nga dokumenti i parë deri tek i fundit (106), ju do të shihni ngjarje e njerëz që bënë jo vetëm historinë e jetës së Velos, por dhe historinë e artit shqiptar nën komunizëm.

Çmimi 9,91 CHF
More
Në gjendje

Referenca: 2140

Botuesi: Te tjere

Masakra e Tivarit, Uran Butka

Krimet me përmasa, implikime dhe pasoja ndërkombëtare, siç ishte edhe Masakra e Tivarit, duhen ndriçuar e gjykuar drejtësisht dhe dënuar, të paktën, moralisht, që të mos mbeten si njollë e pashlyer, si plagë e hapur dhe si urrejtje vepruese.

Çmimi 9,91 CHF
More
Ka mbaruar

Botuesi: UET Press

Kadare dhe regjimi komunist, Dashnor Kaloci

Ky botim i zotit Kaloçi është shumë i rëndësishëm, jashtëzakonisht i rëndësishëm. I gjithi është libër denoncimesh, raportesh të fshehta, përgjimesh. Shkrimtarët që denoncuan kolegët duhet të tërhiqeshin. Hapja e dosjeve, një proces i vonuar. Unë kam vite dhe jo vetëm unë, por edhe të tjerë që kërkojmë të zbulohet e vërteta e arkivave të fshehta.

Çmimi 14,86 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Onufri

Tharja e kënetës së Maliqit, Artan Hoxha

Tharja e kënetës së Maliqit ka shërbyer si një simbol i rëndësishëm i programit të modernizimit të Shqipërisë. Në periudhën midis dy luftërave botërore, projekti shërbeu si metaforë e bonifikimit të së shkuarës, e zhbërjes së trashëgimisë osmane dhe e orientimit të vendit kah modeleve perëndimore. Kundërvënia midis progresit dhe prapambetjes u shkri me...

Çmimi 19,82 CHF
More
Në gjendje
Përshtypjet (0)