Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0,00 CHF
More

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
6,94 CHF
More

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
10,40 CHF
More

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
9,91 CHF
More
Të gjithë artikujt më të shitur
Shqiperia dhe Kina, nje aleance e pabarabarte, Elez Biberaj
  • Shqiperia dhe Kina, nje aleance e pabarabarte, Elez Biberaj

Shqiperia dhe Kina, nje aleance e pabarabarte, Elez Biberaj

Tirana Times

Gjatë 17 vjetëve (1962 – 1978), Shqipëria e përdori këtë aleancë si një strategji për të ndjekur dhe siguruar objektivat e saj kombëtare. Kjo marrëdhënie, e shqyrtuar këtu nga një këndvështrim shqiptar, u bë akoma edhe më unike nga një mospërputhje e thjeshtë interesash, nga largësia e madhe gjeografike, nga ndryshimet e thella historike dhe kulturore.

11,89 CHF
Sasia
Ne gjendje

Përshkrimi

Titulli: Shqipëria dhe Kina, një aleancë e pabarabartë
Origjinali: Albania and China, a study of an unequal alliance
Gjinia: Histori
Autori: Elez Biberaj
Shqipëroi: Jorgji Qirjako
Shtëpia botuese: AIIS Tirana Times
Viti: 2014
Fq. 204
Pesha: 0.271 kg.
ISBN: 978-9928-195-01-2

Mbi librin

Një nga tiparet më të dallueshme të politikës ndërkombëtare, aleanca dypalëshe e pabarabartë, e lë shpesh fuqinë e vogël në një pozitë inferiore. Dominimi i aleancës nga fuqia e madhe e zvogëlon statusin e fuqisë së vogël në rolin e një sateliti dhe jo të një aleati. Në këtë mënyrë, fuqia e vogël pëson humbjen e sovranitetit.

Por kjo gjë nuk ishte e vërtetë në aleancën midis shtetit më të vogël dhe shtetit më të madh komunist: Shqipërisë dhe Kinës. Gjatë 17 vjetëve (1962 – 1978), Shqipëria e përdori këtë aleancë si një strategji për të ndjekur dhe siguruar objektivat e saj kombëtare. Kjo marrëdhënie, e shqyrtuar këtu nga një këndvështrim shqiptar, u bë akoma edhe më unike nga një mospërputhje e thjeshtë interesash, nga largësia e madhe gjeografike, nga ndryshimet e thella historike dhe kulturore, si dhe nga pabarazitë e mëdha të kapaciteteve ekonomike dhe ushtarake.

Autori e përdor analizën kosto – përfitim për të nxjerrë në pah marrëdhëniet midis aleancës politike të Tiranës me Pekinin dhe ndihmën politike, ekonomike dhe ushtarake të Kinës për Shqipërinë, si dhe për të treguar se si Shqipëria nxorri përfitime të konsiderueshme nga Kina. Ecuria e kësaj aleance vlerësohet duke u përqendruar në të dyja anët, në mënyrën se si këto marrëdhënie u ndikuan nga zhvillimet e brendshme dhe ndërkombëtare dhe në mënyrën se si u zhvilluan marrëdhëniet e Tiranës me Pekinin në kontekstin e politikave të përgjithshme, të brendshme dhe të jashtme, të Shqipërisë.

Detajet e librit
Tirana Times
0
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: SKU000317

Botuesi: Ideart

Historia e Shqiperise ne shekullin XX, Nina Smirnova

Autorja ruse, Nina Smirnova, ka paraqitur qartazi historinë e Shqipërisë, përmes dëshmive të panjohura më parë, nga arkivat perëndimore dhe ruse në veçanti, si dhe ka shprehur interpretime të reja mbi personalitetet, personazhet, faktet dhe realitetet e shekullit më të trazuar në historinë e shqiptarëve.
12,39 CHF
More

Referenca: SKU001719

Botuesi: UET Press

Përkulja dhe rënia e tiranisë shqiptare 1957-2010, Spartak Ngjela

...koshienca njerëzore kishte krijuar qytete të lira, tregtinë e lirë, shtetin institucionale me anë të parlamentit. Ky proces kishte nisur dhe në dy shekuj e kishte përfunduar Revolucionin Industrial, në një kohë kur arti dhe letërsia kishin krijuar një moment të ri shpirtëror në jetën njerëzore.
15,85 CHF
More

Referenca: SKU001019

Botuesi: UET Press

Hinterlandi i kuq, Mustafa Nano

Hinterlandi kuq, ku unë jam rritur, nuk ishte- kjo gjë edhe mund të merret me mend, edhe del qartazi nga libri- as vetëm një hinterland, as thjesht i kuq. Ishte as më pak, as më shumë një copë autentike e Shqipërisë së atyre motive, për të cilën mund të flitet veç duke folur për veten. 
4,95 CHF
More

Shqipëria nën sundimin komunist 1944-1990, Xhafer Sadiku

Për çfarë ishin fajtorë fëmijët, gratë dhe pleqtë?! Çfarë ishin platformat politike për izolimin e familjeve të cilësuara si kulak, po platformat politike për përjashtimet nga puna dhe ndalimi i studimeve të larta?! Po platformat politike për grabitjen ekonomike dhe detyrimin të paguanin tre herë më shumë tatime se fshatarët e tjerë, për të ardhura të...
14,86 CHF
More

Botuesi: Skanderbeg Books

Turist në utopi, Rune Ottosen

Çdo shqiptar, i cili një pjesë të mirë të jetës e ka kaluar në diktaturë, i kujton fare mirë grupet e “turistëve” të rinj të Europës veriore që shpesh, si pjesë e grupeve m – l, silleshin rrotull Shqipërisë në vitet 70’, nëpër kantieret e mëdha të socializmit, të preknin “sukseset” e planeve pesëvjeçare.
11,89 CHF
More

Botuesi: Naimi

Shqipëria dhe Jugosllavia (1945 – 1948), Ledion Krisafi

Studimi i këtyre të dhënave të nxjerra nga autori nga arkivat e ish – Jugosllavisë në Beograd, jo vetëm që hedhin dritë të re mbi marrëdhëniet shqiptaro – jugosllave të asaj periudhe, por ri – interpretojnë politikën e jashtme të Shqipërisë në vitet e para pas Luftës së Dytë Botërore dhe qëllimin e Enver Hoxhës në politikën e jashtme jo vetëm në lidhje me...
9,91 CHF
More

Referenca: SKU000959

Botuesi: Te tjere

Ridenimi, Fatos Lubonja

Jemi në vitin 1979. Kujtojmë se në ato vite në vende të kampit socialist si Çekoslovaika Haveli bënte Kartën e famshme 77 për të cilën dënohej dy vjet - aq sa për t’i dhënë më shumë kurajo disidencës çekosllovake brenda vendit e për ta bërë çështjen e saj më të njohur në botë atë. Ky botim ka mbaruar. Klikoni këtu për botimin e ri
7,93 CHF
More

Referenca: 2134

Botuesi: Albin

Armiqte e popullit, Bashkim Trenova

Bashkim Trenova ka lindur më 28 mars 1943 në Sevaster të Vlorës. Në vitin 1966 mbaron studimet në Fakultetin Histori – Filologji, Dega Histori – Gjeografi. Pas studimeve nis menjëherë punën si redaktor në Drejtorinë e Jashtme të Radio Tiranës. 
7,93 CHF
More

Referenca: SKU000937

Botuesi: Cabej

Shqipja totalitare, Ardian Vehbiu

Deri më tash, analizat me natyrë semantike të Ardian Vehbiut kanë shqyrtuar kryesisht stadet aktuale të repertorit gjuhësor, duke nxjerrë shpesh në pah simptomat e lëngatës nga të cilat vuan përdorimi gjuhor sot, sikundër mangësia fjalore, pasaktësia kuptimore apo huazimet e panevojshme.
6,94 CHF
More

Referenca: SKU000011

Botuesi: Migjeni

Aventurë në Shqipëri 1964, Albert Mayzie

Mayzie – ve u pëlqen të dalin jashtë shtigjeve të rrahura, andej nga i çon era, duke sfiduar rreziqet dhe pamundësitë. Në këtë pikëpamje, Shqipëria përfaqësonte një aventurë të bukur. 
9,91 CHF
More

Botuesi: Te tjere

Vëllai i pengut, Reshat Agaj

Titulli: Vëllai i pengutOrigjinali: Vëllai i pengutGjinia: KujtimeAutori: Reshat AgajShtëpia botuese: EmalViti: 2012Fq. 264Pesha: 0.345 kgISBN: 978-9928-04-121-0
4,95 CHF
More

Referenca: 2667

Botuesi: UET Press

Shqiperia, ankthi dhe endrra, Amik Kasoruho

Amik Kasoruho ka lindur në vitin 1932 në Tiranë, në vitin e tretë të shkollës së mesme arrestohet si kundërshtar i regjimit dhe vuan shtatë vjet në burgun e Burrelit. Babai i tij pushkatohet pa gjyq. I përjashtuar përgjithmonë nga të gjitha shkollat e Shqipërisë, Kasoruho u dëbua për 27 vjet bashkë me familjen në fshatin Gosë të Kavajës.
8,42 CHF
More
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU001711

Botuesi: Tirana Times

Shqiperia ne tranzicion, Elez Biberaj

Elez Biberaj, që nga viti 2005 e deri tani, ka qenë drejtor i seksionit të Euro - Azisë në "Zërin e Amerikës". Ai është përgjegjës për planifikimin, drejtimin dhe zhvillimin e programeve të radios, televizionit dhe internetit të "Zërit të Amerikës" në gjuhën ruse, ukrainase, shqipe, boshnjake, kroate, greke, maqedonase dhe serbe.
14,86 CHF
More