Enver Hoxha, Blendi Fevziu
  • Enver Hoxha, Blendi Fevziu
  • Enver Hoxha, Blendi Fevziu
  • Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

SKU001740
UET Press

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.

1 050 Lekë
Sasia
Ne gjendje

Përshkrimi

Titulli: Enver Hoxha, e para biografi e bazuar në dokumentet e arkivit personal dhe në rrëfimet e atyre që e njohën
Origjinali: Enver Hoxha, e para biografi e bazuar në dokumentet e arkivit personal dhe në rrëfimet e atyre që e njohën
Gjinia: Histori
Autori: Blendi Fevziu
Shtëpia botuese: UET Press
Viti: 2014
Fq. 398
Pesha: 0.497 kg.
ISBN: 978-99956-39-35-8

Mbi librin

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.

Madje, ndryshe nga shumë diktatorë të tjerë, ai jo vetëm e shoqëroi trukimin e historisë me eleminimin e dëshmitarëve dhe të njerëzve që kishte pasur afër, atyre që nuk do t'ia pranonin trillet, por e nisi këtë trukim shumë herët, jo kur u ngjit në piedestal, as kur u bë njeriu më i fortë i vendit. Ai i nisi trukimet dhe eleminimet që në vitet e para të karrierës së tij në Partinë Komuniste të Shqipërisë, që kur ishte ende ilegal, ende në kërkim dhe ende pa e pasur pushtetin që arriti ta ketë më pas.

Pas viteve 90', dëshira për ta treguar historinë e Enver Hoxhës dhe të karrierës së tij ashtu siç ishte, reale, shpesh i zhyti rrëfimtarët në kurthin e kalimit të cakut, të denigrimit pa shkak dhe të memuaristikës së diktuar nga zhvillimet e ditës. Enver Hoxhën u orvatën ta zhdukin nga çdo piedestal, duke u nisur nga pyetjet bazike: A kishte qenë ai realisht komunist? A kishte qenë ai i pari i Partisë apo e kishte uzurpuar Partinë që mori pushtetin në dorë? Pothuajse ashkush nuk pati kthjelltësinë të kuptonte se e gjitha kjo kishte pak rëndësi.

Enver Hoxha iu imponua lëvizjes komuniste, shfrytëzoi problemet dhe grindjet në gjirin e saj, lëvizi me talent spikatës mes liderëve të zhurmshëm të kohës, u ngjalli atyre besim, iu imponua, doli në krye dhe, më pas, i eleminoi një nga një.

Komente mbi librin

“Nga ky libër kam mësuar për çudinë time, mjaft gjëra që mendoja se i dija por që në të vërtetë nuk i kam ditur, ose i kam ditur por jo kaq të qarta dhe kaq të dokumentuara.”

Ismail Kadare, shkrimtar

“Në një mjedis ku ka sundimin e vet edhe kultura e thashethemet, Blendi Fevziu i është ruajtur me shumë kujdes dhe i ka qëndruar larg asaj kulture. Mendoj se kjo është falë profilit të Blendi Fevziut si gazetar.”

Aure Plasari, ish Drejtor i Bibliotekës Kombëtare

“Libri i Blendi Fevziut, një gazetar i njohur shqiptar, është përpjekja e pare serioze për të rrëfyer jetën e Hoxhës sipas arkivave shqiptare! Një ekonomist i njohur tha se e lexoi librin në dy ditë dhe se ai mund të titullohej: “Njeriu që vrau gjithë miqtë!”

Tim Judah, The Economist

“Autori ka paraqitur në mënyrën më të dokumentuar mizoritë e tij për të mbajtur pushtetin. Mendoj se ky libër hedh dritë mbi bazë dokumentesh, gjer sot, asnjë të përgënjeshtruar. Kush ishte Enver Hoxha? Një vrasës që në vitet e apra të karrierës së tij politike. Një diktator i egër, i cili eliminoi një nga një bashkëpunëtorët dhe shokët e tij.”

Sali Berisha, ish – Kryeministër i Shqipërisë

Detajet e librit
UET Press
SKU001740

Të dhënat

Autori
Blendi Fevziu

Referencat specifike

isbn
9789995639358
ean13
9789995639358
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Papirus

Njeriu fëmijë, teknikat e propagandës autoritare, Artan Fuga

Autori nëpërmjet një bisede të shtruar me lexuesit, me të dhëna të qëmtuara me kujdes, bazuar te arritje të shkencave sociale evropiane dhe amerikane, nxjerr në pah se ku qëndron forca e propagandës që na manipulon, vendos në rresht, heq çdo iniciativë qytetare, mbyt të menduarin kritik. Ai niset nga analiza e propagandës totalitare, por hedh dritë më pas...
1 200 Lekë
More

Botuesi: Te tjere

Sundimi pa pushtim, Luan Dode

Në vitet e para pas Luftës së Dytë Botërore, Shqipëria, e vënë nën regjimin komunist, ishte përpara rrezikut të përfshirjes nga aletja – motër e atyre viteve, ish – Jugosllavia komuniste. Punimi që paraqitet merret me historinë e Shqipërisë për harkun kohor 1945 – 1948, gjatë të cilit zhvillimet në vned, pothuajse në të gjitha fushat, kanë qenë të...
1 000 Lekë
More

E djathta dhe e majta në luftë, Uran Butka

Ndonëse kujtimet e hedhura në libra janë të shumta, autorët e tyre janë pakësuar. Një nga ata që është ende gjallë është shkrimtari Uran Kostreci, ish i dënuar i diktaturës i cili ka vuajtur për një kohë të gjatë në burgjet e komunizmit.
1 500 Lekë
More

Referenca: SKU001272

Botuesi: Toena

Jeta ime, Kujtime, Ramiz Alia

Meditimet dhe kujtimet e ish-Presidentit Ramiz Alia, përfshijnë një periudhë gati 70-vjeçare. Nëpërmjet tyre, lexuesi kalon, sa në vitet e rinisë, ku Lufta Nacionalçlirimtare zë një pjesë të rëndësishme, po aq edhe në periudhën e vështirë të pasçlirimit dhe, veçanërisht, në vitet e trazuara kur ai ishte në krye të shtetit.
1 600 Lekë
More

Botuesi: UET Press

Kadare dhe regjimi komunist, Dashnor Kaloci

Ky botim i zotit Kaloçi është shumë i rëndësishëm, jashtëzakonisht i rëndësishëm. I gjithi është libër denoncimesh, raportesh të fshehta, përgjimesh. Shkrimtarët që denoncuan kolegët duhet të tërhiqeshin. Hapja e dosjeve, një proces i vonuar. Unë kam vite dhe jo vetëm unë, por edhe të tjerë që kërkojmë të zbulohet e vërteta e arkivave të fshehta.
1 500 Lekë
More

Referenca: SKU000356

Botuesi: Shtepia Botuese 55

Histori kurrë e shkrueme, At Zef Pllumi

Të botuara veçmas ose në organe si revista "Hylli i Dritës", gazeta "55" etj., të pesë "veprat" e kësaj përmbledhjeje të re, - Historia kurrë e shkrueme, Franceskanët e mëdhaj, Ut heri dicebamus, Frati i pashallarëve Bushatli dhe Njerz fisnikë, - vijnë tani jo thjesht të puqura në këtë botim.
2 000 Lekë
More

Referenca: SKU001688

Botuesi: Toena

Arratisja nga burgjet e historise, Pirro Misha

Ç'efekt kanë pasur zhvillimet e ngjarjet traumatike të viteve të fundit në mitet, simbolet, kujtesat apo vlerat që lidhin së bashku një popull, i cili, pas një izolimi aq të gjatë nga bota e ka të vështirë të krijojë një imazh për veten?
800 Lekë
More

Referenca: SKU001019

Botuesi: UET Press

Hinterlandi i kuq, Mustafa Nano

Hinterlandi kuq, ku unë jam rritur, nuk ishte- kjo gjë edhe mund të merret me mend, edhe del qartazi nga libri- as vetëm një hinterland, as thjesht i kuq. Ishte as më pak, as më shumë një copë autentike e Shqipërisë së atyre motive, për të cilën mund të flitet veç duke folur për veten. 
800 Lekë
More
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU000642

Botuesi: Onufri

50 + 1, Blendi Fevziu

A ju ka qëlluar ndonjëherë që në një moment të pashënjuar, në një moment të lumtur apo të trishtuar, të keni pyetur veten fare thjesht dhe normalisht: nga vijmë, si ka qenë jeta jonë dhe si u gjendëm befas këtu ku jemi sot?...
800 Lekë
More

Referenca: SKU001118

Botuesi: Te tjere

Jeta ime... Interviste me Blendi Fevziun

Puna është jeta juaj. E tillë është edhe për Blendi Fevziun, i cili ka sjellë në një libër të përmbledhura 23 intervista të marra në studion e tij. Janë 23 personazhe që drejtpërdrejtë apo indirekt, në mënyrë të dukshme apo të kamufluar kanë dominuar jetën politike dhe publike në Shqipëri. 11 vite komunikim me publikun vjnë në një botim që sjell copëza të...
1 500 Lekë
More

Referenca: SKU001519

Botuesi: Botimet Dudaj

Hiri i vullkanit, Blendi Fevziu

Ai vendosi të ikte një ditë të vitit 1991. Atëherë iknin të gjithë. Iku duke lënë pas një puthje dhe një dashuri të mbetur pezull. Ajo iku pas tij. Për njëzet vjet nuk u panë kurrë, nuk komunikuan dot; ndërsa dy jetë të ndryshme me fate dhe histori nga më befasueset.
700 Lekë
More

Referenca: 2588

Botuesi: UET Press

Piedestale pa statuja, Blendi Fevziu

Ky libër nuk është një verison apo punim i mirëfilltë historik. Ky libër, është një përjetim personal i tre muajve më të rëndësishëm të historisë së Shqipërisë në fund të shekullit të XX - të, dhjetor 1990 - mars 1991; tre muajve që ndoshta në historiografinë njëshekullore të shtetit shqiptar do të mbeten ndër më të rëndësishmit.
800 Lekë
More

Referenca: 2935

Botuesi: Princi

Blendi Fevziu, Kastriot Myftaraj

Autor polemikash të ashpra me individë me pushtet, mendje kritike që denoncon dhe akuzon për të vërteta të dokumentuara dhe të përfolura në mjedise të ndryshme, Kastriot Myftaraj ka kaluar i pandëshkuar nëpër seanca të bujshme gjyqesh me Teodor Laçon, Erion Veliajn, Rajmonda Bulkun, Selim Muçën, Ardian Fullanin etj.
1 400 Lekë
More