Heshtja e dyfishtë, Carlo Bollino
  • Heshtja e dyfishtë, Carlo Bollino

Heshtja e dyfishtë, Carlo Bollino

Toena

Përse armët kimike duhet të vinin pikërisht në Shqipëri? Përse Kryeministri heshti aq gjatë? Çfarë ndodhi me të vërtetë gjatë negociatave me Departamentin Amerikan të Shtetit? Kush qëndronte pas protestave në shesh? Si shpjegohet heshtja e gjatë e opozitës?

1 000 Lekë
Sasia
Ne gjendje

Përshkrimi

Titulli: Heshtja e dyfishtë, e vërteta për armët kimike në Shqipëri
Gjinia: Histori
Autori: Carlo Bollino
Shqipëroi: Sonila Kapo, Amantia Kapo
Shtëpia botuese: Toena
Viti: 2014
Fq. 400
Pesha: 0.457 kg
ISBN: 978-99943-1-946-6

Mbi librin

Libri "Heshtje e dyfishtë" i gazetarit italian Carlo Bollino, tregon të gjitha sekretet dhe prapaskenat e projektit amerikan për të transferuar në Shqipëri arsenalin kimik të diktatorit sirian Bashar al-Assad dhe të negociatave të vështira me qeverinë shqiptare.

Përmes dëshmitarëve dhe fakteve, libri synon të hedhë dritë mbi të parin dhe më të madhin mister politik të Shqipërisë së Edi Ramës, duke i dhënë përgjigje pyetjeve përmes një investigimi të mirëfilltë gazetaresk.

Përse armët kimike duhet të vinin pikërisht në Shqipëri? Përse Kryeministri heshti aq gjatë? Çfarë ndodhi me të vërtetë gjatë negociatave me Departamentin Amerikan të Shtetit? Kush qëndronte pas protestave në shesh? Si shpjegohet heshtja e gjatë e opozitës?

Mbi autorin

Carlo Bollino u lind në Leçe 52 vite më parë dhe jeton në Bari të Italisë. Është gazetar profesionist që prej vitit 1983. Frekuenton Shqipërinë që prej vitit 1992, ku është i pari që sjell dhe u mëson një gazetari të stilit evropian, brezit të parë të gazetarëve të postkomunizmit.

Për 10 vjet vjet ka punuar si korrespondent, në zonat e luftës, për agjensinë italiane të lajmeve ANSA dhe më pas drejtor i së përditshmes italiane "La Gazzetta del Mezzogiorno". Fitues i disa çmimeve në Itali për gazetarinë dhe i vlerësuar me Medaljen e Mirënjohjes nga Presidenca e Republikës për kontributin e dhënë në shtypin e lirë shqiptar.

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789994319466
ean13
9789994319466
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: UET Press

Nocturn, Bamir Topi

Qëllimi për të sjellë përgjithësisht rrethana, ngjarje apo marrëdhënie, të cilat më kanë shoqëruar në angazhimin tim publik, kanë orientuar mendjen dhe penën pikërisht në momentet e spikatura, kur ngjarjet, ndonëse janë thënë, ato nuk janë rrëfyer plotësisht, ose akoma edhe më keq, ato shpesh janë deformuar apo shprehur vetëm nga ana e errët e historisë.
1 200 Lekë
More

Referenca: 2618

Botuesi: Te tjere

Historia e shqiptareve, Oliver Jens Schmitt, Eva Anne Frantz

Në këtë vëllim janë përmbledhur artikuj rreth problemeve të historisë, gjuhësisë, fesë dhe letërsisë në Shqipëri, të shkruara nga autorë si: Joachim Marzinger, Stefan Schumer, Oliver Jeans Schmitt, Markus Koller, Nathalie Clayer, Bernd Fischer, Michael Schmidt – Neke, Robert Pichler, Stephanie Schwandner – Sievers, Robert Elsie, Noel Malcolm, Peter Bartl...
1 200 Lekë
More

Referenca: SKU001455

Botuesi: Te tjere

Të gjithë nëpër vendet e tyre, Preç Zogaj

Një libër politik i shkruar si libër artistik “Të gjithë nëpër vendet e tyre” ka në fokus ngjarje dhe marrëdhënie politike të periudhës 2005-2009 në Shqipëri. Në vazhdën e librave të mëparshëm të së njëjtës kolanë, Preç Zogaj, sjell si shkrimtar dhe si dëshmitar pamjet e një bote që rrotullohet non-stop në sytë e
700 Lekë
More

Referenca: SKU001168

Botuesi: AIIS - Tirana Times

Shqipëria pas rënies së komunizmit, Clarisa De Waal

Ndërsa emigracioni vazhdonte të ishte burimi kryesor për krijimin e të ardhurave, reagimi negativ fillestar filloi gradualisht të zëvendësohej nga një përgjigje popullore shumë më konstruktive për ndryshime... duke kuptuar se për të ecur përpara 'ne duhet të mbështetemi te vetja se sa të presim të veprojë qeveria'.
1 200 Lekë
More

Referenca: SKU000814

Botuesi: Bota Shqiptare

Shqiptaret - nje histori moderne, Miranda Vickers

Vepra është quajtur një histori moderne, sepse është rrëfyer e shkruar ndryshe, sepse sjell fakte të reja jo vetëm për Shqipërinë e së shkuarës, por edhe për atë të tashmen. Mënyra se si është shkruar ky libër e bën atë bashkëkohor në të njëjtën kohë.
1 000 Lekë
More

Referenca: SKU001170

Botuesi: Tirana Times

Pak ndryshe, Astrit Lulushi

Me gjuhë sintetike e elastike që të kujton herë – herë Volterin apo Emile Chartier (Alain), me ngjeshje ideore dhe forcë konkluduese që shkon deri në aforizma a shpërthime proverbiale, Astrit Lulushi vjen me këtë libër për t'i thënë disi ndryshe dukuritë e jetës sonë, përmes lëvrimesh filozofike, sociologjike e kulturore.
1 000 Lekë
More

Referenca: SKU001742

Botuesi: UET Press

Fjala e lire, sfide europiane, Sokol Balla

Studimi i Sokol Ballës, i realizuar për llogari të studimeve të tij Master në Universitetin e Cardiff, na krijon një rast sistematik për të rimenduar debatin për lirinë e shtypit në Shqipëri. Ai është një debat i vjetër; i cili është një debat i bërë pafund këta 20 vjet në Shqipëri; i cili është një debat i bërë brenda nocionit të debatit të madh për lirinë.
500 Lekë
More

Botuesi: Botimet Dudaj

Shqipëria e Re, Fred C. Abrahams

Në fillim të viteve '90, Shqipëria, shteti më i mbyllur dhe më represiv i Europës, nisi një trazicion befasues pasi e kishte mbyllur veten për dyzet vjet në izolim komunist. Më përpara, nën një pushtet të rreptë diktatorial, shqiptarëve nuk iu lejohej të ushtronin fenë, të udhëtonin jashtë vendit, të vishnin xhinse apo të lexonin letërsi "dekadente"...
1 200 Lekë
More

Botuesi: UET Press

Alfabeti i tranzicionit 1990 - 2016, Gilman Bakalli

Tranzicion: kjo fjalë – çelës përmbledh kuptimin aktual dhe entuziasmues, të vështirë dhe me përgjegjësi, të propozuar me anën e 36 temave të trajtuara në mënyrë efikase e me shpirt kritik ku, në saj të energjisë pozitive e të teknikës narrative të autorit, leximi bëhet interesant e i këndshëm.
900 Lekë
More

Referenca: 2595

Botuesi: Te tjere

Ditet e frikshme te vitit 97, Xhovani Shyti

Prandaj i risolla në vëmendje grushtin e shtetit 1998, tragjedinë e Gërdecit, grabitjen e votave, përmbytjen e Mbishkodrës, krizën politike 2009 – 2010, vrasjen e katër demonstruesve në atë ditë të vrenjtur janari të vitit 2011 dhe sidomos pandëshkueshmërinë e autorëve të evidentuar si të tillë.
700 Lekë
More

Botuesi: UET Press

Fillimet, Prec Zogaj

Sërish e sërish, siç ka ndodhur gjatë 23 viteve të hapjes dhe siç ka pas ndodhur edhe më parë në komunizëm dhe në parakomunizëm, tradita e klaneve, kioskave dhe bajraqeve politike vazhdon ta mundë përpjekjen për një shoqëri të hapur e të drejtë, politika në plan të parë vazhdon ta mundë lirinë në plan të parë..
1 000 Lekë
More

Referenca: SKU001772

Botuesi: Botimet Dudaj

Kurban, Edi Rama

Ky libër që duket sikur është shkruar për të kaluarën e Edi Ramës si kryetar i Bashkisë së Tiranës, në të vërtetë i drejtohet së ardhmes. Tek riprodhon një Shqipëri që degradon çdo ditë e më shumë, ai e godet mu në zemër vuajtjen tonë dhe duket sikur thotë: unë s'do ta bëja kështu.
1 000 Lekë
More

Referenca: SKU001442

Botuesi: UET Press

Intuicionet e tranzicionit, vëllimi i parë, Preç Zogaj

Libri ka vlerën e një "burimi parësor" të dhënash, citimesh, deklaratash, kronika të ngjarjeve, profilesh të personazheve të shkruara me gjuhën e një shkrimtari, i cili i merr hua letërsisë fjalën e bukur dhe ia jep politikës, dhe nga kjo e fundit merr hua racionalitetin dhe pragmatizmin për të kapërcyer dëshpërimin e të vërtetave të shoqërisë shqiptare...
1 500 Lekë
More

Botuesi: Onufri

Paria e rrethit të ferrit, Grid Rroji

Shkrimet e Rrethit të Ferrit dhanë një tablo të qartë profesionale dhe shumëdimensionale të gjendjes në prag të katastrofës, parashikuan me përpikëri zhvillimet midis palëve të parisë, analizuan dhe parashikuan sjelljen e individëve dhe grupimeve shoqërore të cilat janë përgjegjëse për këtë situatë si dhe shtjelluan rrugëdaljet e duhura për të rikthyer...
1 000 Lekë
More

Referenca: SKU001438

Botuesi: UET Press

Edi Rama, Politikani Pop(ulist)-Star, Belina Budini

Nuk është aspak e rastit që ky libër është shkruar nga Belina Budini. Në moshë të re, sidomos për barrën profesionale që ka mbajtur mbi supe, ajo bën pjesë te ai brez, i cili nuk ka kurrfarë kompleksi ndaj tematikës së çështjeve që merr në shqyrtim, kudo, në faqet e shtypit, në bisedat shoqërore, përballë studentëve, në mbledhje publike e gjetiu.
500 Lekë
More
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU001448

Botuesi: Toena

Viti 97, Mero Baze

Në jetën time, ky është libri që më ka marrë më shumë kohë derisa vendosa ta botoj, por dhe më pak kohë se çdo libër tjetër për ta shkruar. Është historia e rrënimit të demokracisë shqiptare, nga e cila ende vazhdojmë të vuajmë e që zë fill me goditjen vdekjeprurëse të zgjedhjeve në Shqipëri, më 26 maj 1996.
1 200 Lekë
More

Referenca: SKU001711

Botuesi: Tirana Times

Shqiperia ne tranzicion, Elez Biberaj

Elez Biberaj, që nga viti 2005 e deri tani, ka qenë drejtor i seksionit të Euro - Azisë në "Zërin e Amerikës". Ai është përgjegjës për planifikimin, drejtimin dhe zhvillimin e programeve të radios, televizionit dhe internetit të "Zërit të Amerikës" në gjuhën ruse, ukrainase, shqipe, boshnjake, kroate, greke, maqedonase dhe serbe.
1 500 Lekë
More

Referenca: 2084

Botuesi: Princi

Perrallat e tranzicionit shqiptar, Shinasi A. Rama

Shteti është i kapur nga një grup i vogël klanesh të parisë që kanë mbledhur e përvetësuar pasurinë kombëtare dhe që vjedhin sistematikisht nga thesari i shtetit. Paria ndjek synimet e veta duke iu kundërvënë, në çdo hap, forcimit të shtetit, të sistemit demokratik, dhe është në luftë të hapur me popullin e vet.
1 500 Lekë
More