• Banner

E fshehta e unazes prej rubini, Yvonne MacGrory
  • E fshehta e unazes prej rubini, Yvonne MacGrory

E fshehta e unazes prej rubini, Yvonne MacGrory

Irlanda e 1885 – ës ishte Irlanda e tokës së paqetë, e dënimeve, bojkotimeve. Çarls Stjuart Parnel, atëherë në kulmin e pushtetit, ishte mbret i pakurorëzuar. E fshehta e unazës prej rubini është historia e Lusit dhe e aventurave të saj në botën e panjohur ku befas është gjendur.

3,40 GBP
Sasia
Ne gjendje

Përshkrimi

Titulli: E fshehta e unazës prej rubini
Origjinali: The secret of the ruby ring
Gjinia: Roman
Autori: Yvonne MacGrory
Shqipëroi: Sabina Ymeri
Shtëpia botuese: Dituria
Viti: 2009
Fq. 168
Pesha: 0.221 kg
ISBN: 978-99927-31-75-3

Mbi librin

Lusi, një vajzë tekanjoze 11 vjeçare, merr si dhuratë për ditëlindje një unazë prej rubini. Në kutinë e vogël të unazës është shkruar:"Kjo unazë e rubintë fsheh një sekret,Dy dëshira t'i kthen në të vërtetë..." Lusi e rrotulloi unazën dhe shpreh dëshirën e saj të parë. Befas, ajo gjendet në Irlandën e vitit 1885!

Ç'jetë e çuditshme kjo e "shtëpisë së madhe" dhe sa ndryshim midis atyre që jetojnë lart dhe të tjerëve që ngrysin ditët poshtë! Ajo vendos të kthehet sa më parë në shtëpinë e saj. "Kur vështrimi i saj u përqendrua mbi dorën e djathtë, ajo ia dha një klithme tmerri. Gishti ishte i zhveshur. Unaza ishte zhdukur!"

E fshehta e unazës prej rubini është një histori magjepsëse e një vajze që gjendet midis dy botëve: bota e saj e kohës së sotme dhe ajo e Irlandës së dikurshme, dëbimeve, vrasjeve dhe Çarls Stjuart Parnelit. Irlanda e 1885 – ës ishte Irlanda e tokës së paqetë, e dënimeve, bojkotimeve.

Çarls Stjuart Parnel, atëherë në kulmin e pushtetit, ishte mbret i pakurorëzuar. E fshehta e unazës prej rubini është historia e Lusit dhe e aventurave të saj në botën e panjohur ku befas është gjendur, marrëdhëniet e saj me dy fëmijët e kështjellës së Lenglit dhe me Nelin, viktimë e kohëve të turbullta.

Është një kronikë e shoqërisë së lartë dhe e shtresës së ulët, një mënyrë e të jetuarit e zhdukur prej kohësh, e vendosur në një atmosferë politike të ndezur. Afërmendsh vjen dhe çasti i së vërtetës. A do të arrijë Lusi ta bindë Robertin se ajo vjen nga një epokë tjetër? A do ta ndihmojë ai të marrë përsëri unazën prej rubini pa të cilën nuk mund të çlirohet nga gracka e epokës së shkuar?

Komente mbi librin

"Sfondi i vizatuar gjallërisht i historisë irlandeze ofron freski dhe një zbulim për lexuesin e ri. Fati i Lusit, treguar me zhdërvjelltësi dhe ritëm nga MacGrory ngërthen dy kohë, që ndonëse të largëta, kanë një trashëgimi të trishtuar të përbashkët."

Robert Dunbar, Irish Times

"Një nga rrëfimet më ngacmuese të vitit: mos humbisni rastin."

Glodagh Corcoran Irish Indipendent

Detajet e librit
SKU000970
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU000531

Botuesi: OMSCA-1

Nje amerikan ne oborrin e mbretit Artur, Mark Tuen

Çfarë mund t'i ndodhë një amerikani të fortë dhe praktik të shekullit të kaluar, që për shkak të një goditjeje në kokë u gjend papritur menjëherë në Anglinë e shekullit të VI – të, pikërisht në oborrin e mbretit Artur dhe të kalorësve të tij të famshëm të Tryezës së Rrumbullakët?

Çmimi 5,53 GBP
More
Ka mbaruar
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: SKU000211

Botuesi: Aeditions

Përralla shqiptare 100 + 1 natë, Libri i dytë, Virgjil Muçi

Në këtë vëllim të dytë të përmbledhjes “Përralla shqiptare 100+1 natë”, magjia e pasurisë folklorike shqiptare, vazhdon... “Hysen Begu dhe xhindesha”, “Qerosi që vrau kuçedrën”, “Djali, shkabonja dhe e Bukura e dheut”, si dhe plot përralla të tjera, kanë ardhur nga gurra popullore drejt e në faqet e këtij libri që na tregon edhe një herë se përrallat nuk...

Çmimi 10,20 GBP
More
Ne gjendje

Botuesi: Te tjere

Syri i ujkut, Daniel Pennac, Jacques Ferrandez

Rrjeta e kafazit në një kopsht zoologjik: nga njëra anë një ujk me një sy, nga tjetra një djalë me një sy të mbyllur. Në syrin e ujkut shfaqet Veriu i Madh, aventura, përndjekja e vazhdueshme nga njerëzit; ndërsa në syrin e djalit të vogël, Afrika, zjarri, leopardi, antilopa, deveja...

Çmimi 5,53 GBP
More
Në gjendje

Referenca: SKU002002

Botuesi: Pegi

Kepucet roze 1, Me hap balerine, Beatrice Masini

Xhoi është dhjetë vjeçe, është që e vogël pjesë e shkollës së kërcimit të Akademisë. Të studiosh seriozisht kërcim nuk është edhe aq e lehtë, për më tepër me një drejtuese si Madamë Olenska. Megjithatë janë miqtë: Leda, që po zgjatet ca si shumë shpejt; Lukasi me pasionin e tij të shfrenuar për kërcimin bashkëkohor;

Çmimi 2,55 GBP
More
Ne gjendje

Botuesi: Dituria

Im ungj Osvald, Roald Dahl

Nëpërmjet një gjetjeje të pashoqe, Brumbullit sudanez të Fshikëzës, i cili, as më shumë, as më pak, është pararendësi i viagrës së sotme dhe, kësodore, një afrodiziak i jashtëzakonshëm, Osvaldi është një sipërmarrës i pacipë, që kërkon të nxjerrë fitime marramendëse me anë të pluhurit çudibërës dhe hireve ngashënjyese të Jasminës, partneres së tij.

Çmimi 6,80 GBP
More
Ne gjendje

Referenca: 2254

Botuesi: Dituria

Odiseja, pershtatje per femije, Homeri

Odiseja rrëfen udhëtimin kuturisës së Odisesë nëpër detra, udhëtim që zgjati shumë vjet, por që më në fund, pas shumë provave të rrezikshme, përfundoi lumturisht dhe Odiseja mundi të kthehet në Itakë dhe të përqafojë të dashurit e vet.

Çmimi 3,83 GBP
More
Ne gjendje

Botuesi: Botart

Bisha e pallatit mbretëror, David Walliams

Në mes të natës, zhurma e hapave të një përndjekjeje të tmerrshme kumbon nëpër korridore. Është pikërisht çasti kur po marrin me forcë mamanë e shtrenjtë të Alfredit, vetë Mbretëreshën, për ta mbyllur në Kullën e Londrës. Alfredi duhet të bëhet i guximshëm e të ndërmarrë një mision të jashtëzakonshëm për ta shpëtuar atë... dhe mbarë botën.

Çmimi 12,75 GBP
More
Në gjendje
Përshtypjet (0)