• Banner

Përbindëshi Dado, Tuutikki Tolonen
  • Përbindëshi Dado, Tuutikki Tolonen

Përbindëshi Dado, Tuutikki Tolonen

Lexoni Përbindëshin Dado dhe do të zbuloni një e nga një të gjithë miqtë që vendosin të ndihmojnë e të kujdesen për të.

115,00 SEK
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Përbindëshi Dado
Origjinali: Pasi Pitkänen
Kategoria: Letërsia për fëmijë me ilustrime
Autori: Tuutikki Tolonen
Shqipëroi: Hysen Sinani
Botues: Wesprint
F. 306
Viti: 2022
Pesha: 0.38 kg
ISBN: 978-9928-363-15-2
Ky libër është në gjuhën shqipe

Mbi librin
Hallej njëmbëdhjetë vjeçe, Kobi nëntë vjeç dhe Mimi gjashtë vjeçe e katër muaj, nisin pushimet verore. Mamaja e tyre fiton një udhëtim dyjavor në Laponi. Ja ç’do të thotë të jesh shtëpiake! Papritur dëgjohet tingëllima e ziles. Në portë u shfaq postieri, i cili i dorëzoi mamasë një letër. Mes rreshtave thuhej:
“...Ju do të keni fatin të merrni pjesë në një përvojë sekrete në kuadër të kërkimeve tona për të gjetur zgjidhje të reja për ndihmësin në shtëpi. Asistenti që ju është dërguar dhe që ka qenë tërësisht i krijuar nga kujdesi ynë, është një krijesë gjysmë njerëzore...”
Lexoni Përbindëshin Dado dhe do të zbuloni një e nga një të gjithë miqtë që vendosin të ndihmojnë e të kujdesen për të.
Ky është libri i parë që botohet në shqip i autores finlandeze Tuutikki Tolonen. Së shpejti nga Botimet Ëest Prind do të dalin në qarkullim edhe dy librat e tjerë të kësaj trilogjie.

Detajet e librit
West Print

Referencat specifike

isbn
9789928363152
ean13
9789928363152
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Botart

Ditari i Alisës, Mirë se erdhët në klasën e gjashtë, vëllimi i gjashtë, Sylvie Louis

Kam kënaqësinë të të njoftoj se po përuroj sezonin tënd të dytë! Ja ku jemi, unë dhe shokët e mi po shkojmë në klasë të gjashtë! Po vdes të të tregoj ditën e parë të shkollës dhe mbi të gjitha, të të them se kush gjendet në klasën time... dhe kush nuk është më (pff.... Karim, më mungon. Do të doja shumë të kisha lajme nga ty!

Çmimi 69,00 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Botart

Udhëtim në kohë me një hamster, Ross Welford

Al Çauduri ka një mundësi për të shpëtuar jetën e të atit – po për këtë duhet të udhëtojë pas në kohë, në vitin 1984... Ky roman mahnitës dhe origjinal do iu bëjë për të qeshur, për të qarë dhe do iu habisë. Do të doja që ju ta kthenit kohën prapa dhe ta lexonit edhe një herë të gjithin.

Çmimi 115,00 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Poeteka & Ideart

Mësimet e natës, Betim Muço

Janë 101 përralla, të cilat ky autor ua ka kushtuar fëmijëve të tij ndër vite. Që në krye libri është konceptuar me tri pjesë të veçanta brenda një tërësie rrëfimtare, që i lidh elementi autor dhe elementi përrallë, por që dallohen për nga tematika dhe sidomos për nga stili i rrëfimit, i ndryshëm për secilin nga librat.

Çmimi 230,00 SEK
More
Ka mbaruar

Botuesi: Vellezerit Tafa

Emili i Lonebergës, Astrid Lindgren

Ky botim përfaqëson një vepër thuajse të panjohur në Shqipëri të autores së famshme Astrid Lindgren, krijueses së personazhit tepër të dashur për fëmijë Pipi Çorapegjatës. Emili i Lonebergës është një triologji e cila botohet e plotë.

Çmimi 126,50 SEK
More
Në gjendje

Referenca: SKU001785

Botuesi: Aeditions

Gjithcka qe duhet te dini, Enciklopedi per femije

Me fakte mahnitëse, ngjarje që të nxisin imagjinatën, fjalorth, pyetje dhe përgjigjie si dhe lojra e veprimtari pa fund. Gjithçka që duhet të dini është enciklopedia që i nevojitet çdokujt. Mbi 2000 ilustrime të mrekullueshme. E përmbledhur në dhjetë kapituj.

Çmimi 287,50 SEK
More
Ne gjendje

Botuesi: Botart

Djali-Peshk i Kuq, Lisa Thompson

Secili prej fqinjëve është i dyshuar... dhe Mateoja është çelësi për të zbuluar se çfarë ndodhi, edhe pse duke bërë këtë i dalin në pah sekretet e veta. Një tregim që flet për krijimin e miqësisë kur ndihesh vetëm... dhe shpresës, kur ndjen veçse frikë

Çmimi 138,00 SEK
More
Në gjendje

Referenca: SKU001876

Botuesi: Te tjere

Pianistja belge, Viktor Canosinaj

Ky roman trajton fatin e grave të huaja që u martuan dhe jetuan në Shqipëri gjatë shekullit XX duke kaluar në shumë raste periudha tragjike, burgje e persekutime. Në qendër të romanit është një grua belge që martohet me një avokat.

Çmimi 46,00 SEK
More
Ne gjendje

Referenca: K8R5

Botuesi: Ideart

Ditari i Gregut, U mbush kupa vell. 3, Jeff Kinney

Tani e dimë mirë: Greg Heffley – i nuk heq dorë kurrë nga dredhitë e tij prej përtaci. Dikush duhet t'ia shpjegojë babit të Gregut. Në fakt, Frank Heffley – it mendon t'ia mbledhë rripat të birit dhe e regjistron në skuadra të ndryshme sportive.

Çmimi 80,50 SEK
More
Në gjendje

Referenca: SKU001602

Botuesi: Botimet Dudaj

Busulla e Artë 1, Philip Pullman

Lira Belakua i gëzohet jetës duke bredhur e lirë mes studiueseve në kolegjin Xhordan, me shejtanin e saj gjithmonë përkrah. Por në çastin që dëgjon bisedat e fshehta mbi Pluhurin, një lloj grimce e jashtëzakonshme, ajo gjendet papritmas në zemër të një beteje të tmerrshme.

Çmimi 115,00 SEK
More
Ne gjendje

Botuesi: Dituria

Ëndrra e një nate vere, Bing Bo

Kjo seri përmbledh vepra përfaqësuese të dhjetë shkrimtarëve të njohur të letërsisë kineze për fëmijë, disa prej të cilëve janë nominuar për Çmimin Hans Christian Andersen. Të gjitha veprat e tyre janë përralla dhe histori për fëmijë kinezë. Ka marrëdhënie midis dashurisë dhe lumturisë, realitetit dhe fantazisë, njerëzve dhe natyrës. Në këto vepra, çdo...

Çmimi 92,00 SEK
More
Në gjendje

Referenca: SKU001975

Botuesi: Te tjere

Fantazma ne lagjen time, R. L. Stine

"Si ka mundësi që s'të kam vënë re më parë?" Papritur, në lagjen ku banon Hana, fillojnë të ndodhin gjëra të çuditshme. Që kur një djalë i panjohur më parë u vendos me familjen e tij në shtëpinë ngjitur. Po, kur erdhi? A s'ishte e zbrazur shtëpia një natë më parë? Pse vazhdon të duket e braktisur?

Çmimi 28,75 SEK
More
Ka mbaruar
Përshtypjet (0)