Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0,00 GBP
More

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
5,95 GBP
More

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
8,93 GBP
More

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
8,50 GBP
More
Të gjithë artikujt më të shitur
Ngjarja e pabesueshme e Barnit, John Boyne
  • Ngjarja e pabesueshme e Barnit, John Boyne

Ngjarja e pabesueshme e Barnit, John Boyne

Botart

Të mërzitshëm, të respektueshëm dhe krenarë, ata përbuzin këdo që është i pazakontë ose ndryshe nga ata, deri në çastin kur vjen në jetë Barni Broket. Ky i fundit është i aftë të sfidojë ligjin e gravitetit dhe të NGRIHET NË AJËR

8,50 GBP
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Ngjarja e pabesueshme e Barnit

Origjinali: : The Terrible Thing That Happened to Barnaby Brocket

Gjinia: Roman

Autori: John Boyne

Shqipëroi: Elda Beta

Shtëpia botuese: Botart

Viti: 2021

Fq. 288

Pesha: 0.296 kg

ISBN: 978-9928-341-07-5

Ky libër është në gjuhën shqipe

Mbi librin

Botim i ri nga autori i librit "Djali me Pizhame me Vija", John Boyne. Një tregim i ngrohtë, gazmor dhe imagjinar nga autori bestseller i librit "Djali me pizhame me vija". Edhe kësaj radhe, Boyne na sjell një leksion të fuqishëm që ndërtohet mbi të bukurën e të qenit ndryshe nga të tjerët...

Nuk ka asgjë të pazakontë me familjen Broket.

Të mërzitshëm, të respektueshëm dhe krenarë, ata përbuzin këdo që është i pazakontë ose ndryshe nga ata, deri në çastin kur vjen në jetë Barni Broket. Ky i fundit është i aftë të sfidojë ligjin e gravitetit dhe të NGRIHET NË AJËR. Një ditë, çifti Broket dorëzohet. Ata nuk kishin dashur kurrë një fëmijë të çuditshëm, të paparë dhe që ngrihet në ajër. Barni duhet të largohet...

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789928341075
ean13
9789928341075
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: 2950

Botuesi: Morava

Shtepia magjike mbi peme 8, Mesnate ne Hene, Mary Pope Osborne

Tre... dy... një... Ndizu! Shtëpia Magjike mbi Pemë i fluturon Xhekun dhe Anin drejt së ardhmes. Misioni i tyre? Të gjejnë gjënë e fundit me M që të çlirojnë Morganën nga magjia. A do t'ia dalin vallë përpara se oksigjeni i bombolave të tyre të mbarojë? Do t'i ndihmojë njeriu i Hënës? Po Kikiriku pse sillet në mënyrë aq të çuditshme? 
2,55 GBP
More

Botuesi: Botart

Magjistarët e dikurshëm, dy herë magji, libri i dytë, Cressida Cowell

Shtrigat po bënin kërdinë anembanë pyllit të egër dhe zinin prita pas çdo trungu peme. Dëshira është një vajzë nga fisi i Luftëtarëve, e cila zotëron një libër të fuqishëm: "Librin e Magjive". Ksari është një djalosh nga fisi i Magjistarëve, i cili ka një vragë prej gjaku shtrige në dorë. 
10,20 GBP
More

Botuesi: Botart

Si të grabitësh një bankë, Tom Mitchell

Unë grabita një bankë për shkak të ndjenjës së fajit. Më saktë: ndjenjës së fajit dhe një qiriu aromatik nepalez. Kur pesëmbëdhjetëvjeçari Dilan djeg shtëpinë e vajzës që do të bëjë për vete, mendon se vetëm një gjest i madh mund ta kompensojë këtë gjë: grabitja e bankës.
8,50 GBP
More

Botuesi: Botart

Dentistja shtrigë, David Walliams

Errësira kishte mbërritur në qytet. Gjëra të çuditshme po ndodhnin në pisk të natës. Fëmijët, kur binin të flinin, fusnin nën jastëk dhëmbin e rënë për zanën e dhëmbëve, por kur zgjoheshin në mëngjes gjenin... një kërmill të ngordhur... një merimangë të gjallë... qindra gërshërza që dilnin nga poshtë jastëkut.
8,50 GBP
More

Referenca: 2220

Botuesi: Plejad

Historia e grekeve, H. A. Guerber

Titulli: Historia e grekëveOrigjinali: The story of the grekesGjinia: Histori për fëmijëAutori: H. A. GuerberShqipëroi: Aleksandër KoliShtëpia botuese: PlejadViti: 2012Fq. 336Pesha: 0.351 kgISBN: 978-99956-57-77-2
6,80 GBP
More

Botuesi: Bota Shqiptare

Katër motra kokë më vete, Dagmar H. Mueller

Çatia e dhomës së prindërve të vajzave po shembet. Baba Korneliusi përpiqet ta mbajë, me sa ka fuqi, por pastaj mbulohet nga trarët dhe tjegullat, që i bien mbi kokë dhe përfundon në spital. Gjatë mungesës së tij, si gjithmonë në familjen Martini ndodhin njëmijë e një të pabëra.
8,50 GBP
More

Botuesi: Te tjere

Një ëndërr jashtë loje, Alessandra Berello, Andrea Marelli

Për Danielin, shokun e ri të skuadrës dhe sulmuesin e ri të Virtusit, Matia di vetëm që e ka lëkurën të errët, që shpërfill pozicionin jashtë loje dhe bën gola të përsosur. Por rreth Danielit ka shumë për të zbuluar: ai vjen nga larg, ka një buzëqeshje ngjitëse dhe për Matian e Ilarian ai do të bëhet si një vëlla.
6,38 GBP
More

Referenca: SKU000889

Botuesi: Dituria

Harry Potter dhe i burgosuri i Azkabanit, J.K. Rowling

Jeta e Harrit është në rrezik: një vrasës i rrezikshëm është arratisur nga burgu i frikshëm i Azkabanit dhe po e ndjek pas, i vendosur ta vrasë. Ndoshta kësaj radhe as shkolla magjike, dhe as shokët e tij nuk mund ta ndihmojnë dot.
6,80 GBP
More

Botuesi: Dituria

Princesha Histaminë, Erik Orsenna

Përshëndetje! Unë quhem Histaminë dhe jam njëmbëdhjetë vjeçe. Thonë se jam shumë e bukur (kjo s'ka diskutim) dhe e padurueshme (për këtë kundërshtoj!). Ndryshe nga ju, unë nuk duroj asgjë të padurueshme: njerëzit që vijnë erë të keqe, njerëzit që gënjejnë, njerëzit shumë të trishtuar ose shumë të lumtur, saqë nuk luajnë as gishtin, për të bërë ndonjë gjë...
5,10 GBP
More