Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0,00 CHF
More

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
6,94 CHF
More

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
10,40 CHF
More

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
9,91 CHF
More
Të gjithë artikujt më të shitur
Vendi i rrëfenjave: Odiseja e një autori, Chris Colfer
  • Vendi i rrëfenjave: Odiseja e një autori, Chris Colfer

Vendi i rrëfenjave: Odiseja e një autori, Chris Colfer

Argeta LMG

Aleksia dhe Koneri e dinë se nuk mund të maten me ushtrinë e keqbërësve të Burrit të Maskuar, por ata kuptojnë se kanë në zotërim armën më të fuqishme: imagjinatën e tyre! Kështu fillon udhëtimi i binjakëve nëpër rrëfenjat e shkurtra të Konerit për të mbledhur një ushtri me personazhe, si piratë, ciborgë, superheronj dhe mumie, të cilët bashkohen për të luftuar kundër Burrit të Maskuar.

11,89 CHF
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Vendi i rrëfenjave: Odiseja e një autori

Origjinali: The land of stories: An author’s odyssey

Gjinia: Roman

Autori: Chris Colfer

Shqipëroi: Rudina Çupi

Shtëpia botuese: Argeta Lmg

Viti: 2021

Fq. 460

Pesha: 0.525 kg 

ISBN: 978-9928-303-42-4

Ky libër është në gjuhën shqipe

Mbi librin

Burri i Maskuar ka zënë rob të gjitha familjet mbretërore të “Vendit të Rrëfenjave” me ndihmën e Ushtrisë Letrare të përbërë nga personazhet më të këqij të librave, si Shtriga e Ligë të Perëndimit, Mbretëresha e Zemrave dhe Kapiten Gremçi. Tani që plani i tij i lig ka marrë udhë, ai do që t’i shkatërrojë familjet mbretërore dhe të bëhet perandor.

Aleksia dhe Koneri e dinë se nuk mund të maten me ushtrinë e keqbërësve të Burrit të Maskuar, por ata kuptojnë se kanë në zotërim armën më të fuqishme: imagjinatën e tyre! Kështu fillon udhëtimi i binjakëve nëpër rrëfenjat e shkurtra të Konerit për të mbledhur një ushtri me personazhe, si piratë, ciborgë, superheronj dhe mumie, të cilët bashkohen për të luftuar kundër Burrit të Maskuar.

Ndërkohë, një plan edhe më i rrezikshëm po i kanoset të dyja botëve, një plan që mund të ndryshojë përgjithmonë fatet e botës së përrallave dhe të botës tjetër.

Rrëfenjat e Konerit marrin jetë në aventurën tepër emocionuese në librin e pestë të serisë “Vendi i rrëfenjave”, seria nr. 1 më e shitur sipas revistës “New York Times”....

Detajet e librit
Argeta LMG

Referencat specifike

isbn
9789928303424
ean13
9789928303424
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Albas

Një plak i Vitit të Ri ndryshe, Zhak Pusti

Marinarë dhe piratë nga të gjitha anët kanë krijuar një parajsë të vërtetë në një ishull të Oqeanit Indian. Jeta atje rrjedh ëmbël, e qetë derisa mbërrin Aldeberti, një fëmijë europian dhjetëvjeçar.
4,95 CHF
More

Botuesi: Poeteka & Ideart

Legjendat më bukura, Arian Leka, vol. 1

Ky libër çel gjerdanin e botimeve mbi disa prej miteve dhe legjendave më të njohura të antikitetit europian. Do të gjejmë këtu disa nga rrëfenjat më të bukura, të cilat na kanë mahnitur, na kanë shtangur, tmerruar dhe zbavitur prej shekujsh.
9,91 CHF
More

Botuesi: Aeditions

Kthimi i Robinsonit

Edhe pse e quanin Pepe, të gjithë e thërrisnin Robinson, si Robinson Kruzoja i Defosë, sepse ai përherë na zhdukej dhe kthehej pas ca ditësh. Hidhej në aventura të reja pa iu trembur syri, ndaj ishte një botëshëtitës i paparë.
3,96 CHF
More

Botuesi: Botart

Djali me fustan, David Walliams

Denisi jeton në shtëpinë e mërzitshme të një rruge të mërzitshme të një qyteti të mërzitshëm. Por, ai gati zbulon se kur mendja hapet, jeta s'bëhet veçse e mërzitshme! Keni për të qeshur, keni për të qarë dhe me ta takuar Denisin, ai s'ka për t'u ndarë më kurrë prej jush...
6,94 CHF
More

Botuesi: Dituria

Olga prej letre, Elisabetta Gnone

Olga Papeli është një vajzë hollake si degëz dhe ka një talent të veçantë: di të rrëfejë histori të pabesueshme, të cilat thotë se i ka jetuar vetë dhe ku mund të ndodhë që një baldosë të flasë, një lepur të jetë lundërtar dhe një ari të bëhet rrobaqepës.
8,92 CHF
More

Referenca: 2566

Botuesi: Cabej

Xhipi ne televizor, Gianni Rodari

Titulli: Xhipi në televizor dhe ndodhi të tjera në orbitëOrigjinali: Gip nel televisore e altre storie in orbitaGjinia: PërrallaAutori: Gianni RodariShqipëroi: Neka TurkeshiShtëpia botuese: ÇabejViti: 2002Fq. 128Pesha: 0.221 kgISBN: 978-99927-33-32-2
6,44 CHF
More

Botuesi: Botart

Dita kur u magjepsa nga një përrallë, Ben Miller

Fshehur mes rafteve ndodhej një portë për në botën e përrallave, por jo si ato ku të gjithë jetojnë të lumtur përgjithmonë. Këto janë histori të vërteta, të rrezikshme që duhet t’i lexojnë vetëm fëmijët e guximshëm. Lanës i duhet të mbledhë gjithë fuqinë e saj, sepse bota e përrallave ndodhej në rrezik.
11,89 CHF
More

Referenca: SKU002000

Botuesi: Pegi

Kepucet roze 2, Shoqeri e embel, Beatrice Masini

Në Akademi ka ardhur një mësuese e re për dansin e karakterit. Quhet Kaj dhe mësimet e saj janë apasionante. Gjysma e së keqes, sepse jashtë sallës së dansit Xhoi duhet të merret me tekat dhe tradhtitë e vogla të Ledës.
2,97 CHF
More

Botuesi: Te tjere

Libri i Madh i Aventurave, Manuel Serrat Crespo

"Libri i Madh i Aventurave" përmbledh 11 tregime të përshtatura për fëmijë të autorëve më të mëdhenj klasikë të librave me aventura. Në këto tregime fëmijët njihen me personazhet më eksplorues e më guximtarë të kohërave, që arritën të mbijetonin në çdo vështirësi, që sfiduan fatin e që synuan të dilnin fitimtarë, duke ndihmuar të tjerët.
12,88 CHF
More

Botuesi: Bota Shqiptare

Atje ku mali takon hënën, Grace Lin

Mbrëmjeve, babai i rrëfen përrallat e lashta për Dragoin Jade dhe për Plakun e Hënës që di përgjigjet e të gjitha pyetjeve të botës. E frymëzuar nga ato histori, Minlija ndërmerr një udhëtim të jashtëzakonshëm për të gjetur Plakun e Hënës, që ta pyesë se si mund të ndryshojë fatin e familjes së saj.
9,91 CHF
More

Botuesi: Aeditions

Të fshehtat e anijes fluturuese

Tomi dhe Peni, dy miq të pandarë, do të gjenden befas mes rrokaqiejsh të një qyteti pa anë e pa fund, ku vërtiten personazhe të çuditshme dhe ku fshihen shumë gracka. A do të mjaftojë miqësia e tyre për t’iu kundërvënë keqbërësve, që duan të pushtojnë botën?
3,96 CHF
More
Ndoshta mund të pëlqejë edhe