Kapitulli i Xhuljanit, R.J. Palacio
  • Kapitulli i Xhuljanit, R.J. Palacio

Kapitulli i Xhuljanit, R.J. Palacio

Pegi

 Ndërsa lexuesi përballet me anën e errët të Xhuljanit, do të zbulojë jo vetëm frikërat e tij dhe përpjekjet për t'i fshehur ato nën petkun e djalit "të fortë", por edhe ndjeshmërinë e një djali që zbulon mirësinë brenda vetes, teksa dëgjon e kupton historinë e trishtë të gjyshes së vet.

5,95 CHF
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Kapitulli i Xhuljanit

Origjinali: The Julian chapter

Gjinia: Roman

Autori: R.J. Palacio

Shqipëroi: Ilir Baçi

Shtëpia botuese: Pegi

Viti: 2020

Fq. 136

Pesha: 0.185 kg

ISBN: 978-9928-310-41-5

Ky libër është në gjuhën shqipe

Mbi librin

Mbi një milion njerëz në gjithë botën kanë lexuar romanin "Mrekullia" dhe u ka hyrë fort në zemër Agi Pullmani, një djalë i zakonshëm, me një fytyrë të pazakontë. Por të gjithë e mbajnë mend edhe Xhuljanin, shokun e tij të keq dhe mizor. Tashmë në "Kapitullin e Xhuljanit" vetë ai do të na rrëfejë historinë që nga njohja e parë me Agin, armiqësinë që ndjeu ndaj tij, talljen me fytyrën ndryshe të tij, si dhe grindjet me shokët e tjerë. Por pse e nëpërkëmb Xhuljani shokun e klasës?

A është vërtet i lig ai, apo ka diçka më tepër në këtë mes? Ndërsa lexuesi përballet me anën e errët të Xhuljanit, do të zbulojë jo vetëm frikërat e tij dhe përpjekjet për t'i fshehur ato nën petkun e djalit "të fortë", por edhe ndjeshmërinë e një djali që zbulon mirësinë brenda vetes, teksa dëgjon e kupton historinë e trishtë të gjyshes së vet. Në "Kapitullin e Xhuljanit" tregohet që njeriu mund të ndryshojë dhe të gjejë të mirën e pendesën e sinqertë brenda vetes. Ndonjëherë, urrejmë ato gjëra të cilat i kemi frikë.

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789928310415
ean13
9789928310415
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: 2097

Botuesi: Pegi

Shigjeta e Kalter, Xhani Rodari

Shigjeta e Kaltër, treni – lodër i mrekullueshëm, i ekspozuar në vitrinën e Befanës, tërheq vështrimin e Françeskos së vogël, i cili shet karamele në një kinema dhe nuk do të ketë kurrë paratë për ta blerë.
5,95 CHF
More

Referenca: SKU001949

Botuesi: Mitrush Kuteli

Xinxifilua dhe prralla te tjera, Mitrush Kuteli

Prralla që do të rrëfej tanithi na ka ardhur gojë më gojë nga moti i lashtë e i stërlashtë, kur gjithë kafshët e tokës, gjithë shtërpinjtë e ujit e gjithë shpesët e qiellit flisnin gjuhën e njerëzve, siç flas unë e siç flet zotrote, o këndonjës.
8,62 CHF
More

Botuesi: Pegi

Ditari rozë, vol. 3

Laku i Akemit po shtrëngonte gjithnjë e më tepër rreth Sashikos dhe Kenxhit. Kiokoja, e zemëruar në kulm nga marifetet e saj të dyshimta, vendos të flasë me Tomin, të vetmin njeri që mundet ende ta ndalë Akemin. Kiokoja merr guximin dhe përpiqet t'i hapë sytë atij. Por, Tomi, që deri dje i binte në qafë me pyetjet e vazhdueshme, nuk ia vë më veshin.
4,46 CHF
More

Botuesi: Dituria

Gjyshja në arrati, Janneke Schotveld

Shumica e fëmijëve e kanë një vëlla apo një motër. Matilda ka një gjyshe, që jeton me të dhe nënën e saj. Gjyshja është paksa e çuditshme, me flokë ngjyrë portokalli, rroba që i farfurinë, di të bëjë vertikalen dhe është kampione në videolojëra.
5,95 CHF
More

Botuesi: Papirus

Buburreci i Martin Hajdegerit, Yan Marcharnd

Në anët e veshkës, mes një universi brinjësh e mishi të populluar nga milingonat ekstremiste që janë kthyer në makina të çmendura dhe krimbave poetë, kush do t’i thotë vallë përse ekziston?
6,94 CHF
More

Botuesi: Botart

Shtëpia 26 – katëshe në pemë, Andy Griffiths

Bashkohu me Andin dhe me Terin në shtëpinë e tyre që tashmë ka 26 kate, 13 prej të cilave janë të reja fringo, ku kanë dhe një pistë për gara makinash, një pistë rrëshqitëse për patina, një arenë luftimi me baltë, një dhomë antigraviteti, një dyqan akulloresh me 78 shije të ndryshme.
9,91 CHF
More

Botuesi: Dituria

Fairy Oak, Fuqia e dritës, libri i tretë, Elisabetta Gnone

Lufta përfshin Fairy Oak dhe Luginën e Sheshnajgjelbrës. Banorët e Fairy Oak organizojnë mbrojtjen, por dyshimi u helmon shpirtin: mos vallë Armiku është futur mes binjakeve? A është prishur Aleanca e Lashtë midis Dritës dhe Territ? Me gjithë dashurinë për Vaniljen, Pervinka është e detyruar të ikë dhe në këtë çast Armiku hidhet në sulmin e fundit. 
9,91 CHF
More

Botuesi: Bota Shqiptare

Big Neti, rebel në shkollë, libri i parë, Lincoln Peirce

Neti e di se është caktuar për gjëra të mëdha. Gjëra vërtet të mëdha. Por, jeta nuk ecën gjithnjë si dëshiron ti, vetëm se je i tmerrshëm. Duket se e ndjekin telashet, por Neti ruan qetësinë, çfarëdo që do të ndodhë. Ai e di se është i madh. Ia tha këtë një biskotë me pusullë fati.
7,93 CHF
More
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Botuesi: Pegi

Mrekullia, R. J. Palacio

Agustin Pullmani ka lindur me disa deformime të rënda në fytyrë dhe kur të tjerët e shohin për herë të parë, detyrohen të kthejnë kokën ose të ulin sytë, për të fshehur tmerrin dhe neverinë që i pushton.
9,91 CHF
More