• Banner

Ola ia mban nga shtëpia, Ingunn Thon

Ola është një vogëlushe disi e pasigurt, por ka një dhunti të veçantë për shpikje dhe një shoqe për kokë, me të cilën nuk mërzitet kurrë. Në një nga shëtitjet e tyre të shkurtra në zemër të pyllit, dy vogëlushet zbulojnë një kuti postare të verdhë dhe të ndryshkur mes shkurreve. E pabesueshme! Në të gjendet një kartolinë drejtuar Olës, ku është shkruar “Përshëndetje! Jam unë. Të dua shumë.” 

700 Lekë
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Ola ia mban nga shtëpia

Origjinali: Ollis

Gjinia: Roman

Autori: Ingunn Thon

Shqipëroi: Violanda Canko

Shtëpia botuese: Dituria

Viti: 2020

Fq. 196

Pesha: 0.265 kg

ISBN: 978-9928-292-75-9

Ky libër është në gjuhën shqipe

Mbi librin

Ola është dhjetë vjeçe dhe ka jetuar gjithmonë me mamanë. Por, tanimë, jeta e bukur ka marrë fund: Einari, partneri i mamasë, është transferuar në shtëpinë e tyre dhe, pas tij, vjen edhe një vëllaçko.

Ola është një vogëlushe disi e pasigurt, por ka një dhunti të veçantë për shpikje dhe një shoqe për kokë, me të cilën nuk mërzitet kurrë. Në një nga shëtitjet e tyre të shkurtra në zemër të pyllit, dy vogëlushet zbulojnë një kuti postare të verdhë dhe të ndryshkur mes shkurreve. E pabesueshme! Në të gjendet një kartolinë drejtuar Olës, ku është shkruar “Përshëndetje! Jam unë. Të dua shumë.” Shumë shpejt merret vesh se dërguesi është babai biologjik i Olës, të cilin ajo nuk e ka njohur kurrë.

Ndërkohë gjendja në shtëpi merr të tatëpjetën: Ola ndihet e papërfillur, grindet me Einarin dhe të ëmën, të cilët kujdesen vetëm për njëri-tjetrin dhe për vëllain.

Pika e fundit që bën të derdhet kupa, është lajmi se ata do të martohen. Ola vendos të niset në kërkim të të atit, i vetmi që i thotë hapur se e do shumë. Fillon kështu, gjatë natës në pyll, një udhëtim në të cilin vogëlushja do të përballet me gjërat nga të cilat frikësohet më tepër, ajo do të provojë një zhgënjim të hidhur dhe, në fund, do gjejë dashurinë aty ku nuk e pret.

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789928292759
ean13
9789928292759
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Te tjere

Një familje e paparë, Panik në autostradë, libri 21, Christine Sagnier, Caroline Hesnard

Një ditë Lola e gjorë e gjen veten të vetme, të harruar në stolin e parkingut të një pike karburanti në anë të autostradë. Ajo fillon të qajë e frikësuar, sepse prindërit e saj ishin larguar nga pika e karburantit pa e vënë re se ajo nuk ishte më në makinë, pasi ishin shumë të zënë duke debatuar me njëri – tjetrin.

Çmimi 420 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: 2553

Botuesi: Cabej

Gjiganti i madh i mire, Roald Dahl

Titulli: Gjiganti i madh i mirëOrigjinali: The Big Friendly GiantGjinia: RomanAutori: Roald DahlShqipëroi: Naum PriftiShtëpia botuese: ÇabejViti: 2005Fq. 199Pesha: 0.321 kgISBN: 978-99927-33-66-7

Çmimi 800 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU002002

Botuesi: Pegi

Kepucet roze 1, Me hap balerine, Beatrice Masini

Xhoi është dhjetë vjeçe, është që e vogël pjesë e shkollës së kërcimit të Akademisë. Të studiosh seriozisht kërcim nuk është edhe aq e lehtë, për më tepër me një drejtuese si Madamë Olenska. Megjithatë janë miqtë: Leda, që po zgjatet ca si shumë shpejt; Lukasi me pasionin e tij të shfrenuar për kërcimin bashkëkohor;

Çmimi 300 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Argeta LMG

Zemra, Edmond De Amiçis

 Me këto fjalë, nuk dua të them se e ka shkruar ai nxënës ashtu siç është shtypur: ai merrte shënime dita ditës në një radhor, ashtu si ia priste mendja, për çdo gjë që shihte, që dëgjonte dhe mendonte në shkollë e përjashta.

Çmimi 590 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU001878

Botuesi: Te tjere

Lamtumire, guacka ime, Viktor Canosinaj

Dy fëmijë, motër e vëlla, bëjnë çmos t'i mbajnë të bashkuar prindërit e tyre, që po shkojnë drejt ndarjes. Në ndihmë ju vjen një vajzë jetime e shndërruar prej vitesh në guackë, e cila merr pjesë gjallërisht në ngjarjet e librit dhe bëhet shpëtimtare për familjen e fëmijëve. 

Çmimi 250 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Albas

Alarmet e qytetit Sdikuisht, Bedri Dedja

U thelluan në rrugën e krimit, apo u kthyen në bankat e shkollës për të mësuar? Për të gjetur përgjigjet e këtyre pyetjeve, duhet të ndesheni më parë me ushtrinë e robotëve, të udhëtoni me vagonët e nëndheshëm e të zhyteni në thellësitë e oqeaneve me nëndetëse superteknolo- gjike, të vizitoni shpellën Moshyrbrenda e të njiheni me shumë e shumë aventura,...

Çmimi 800 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: 2463

Botuesi: Redona

Vitet e rinise, Arcibald Kronin

Arçibald Kronin lindi në vitin 1896 në Dumbatoshir të Skocisë. Që nxënës e tërhiqte letërsia. Në moshën 13 vjeçare në konkursin për hartimin më të mirë në të gjitha shkollat e Anglisë mori Medaljen e Artë. Mësuesit e këshilluan të vazhdonte Fakultetin e Letërsisë, por pasioni për shkencat natyrore tek djaloshi i ri ishte më i fortë.

Çmimi 300 Lekë
More
Ka mbaruar

Referenca: 2700

Botuesi: Botart

Zotni Qelbashi, David Walliams

Kloeja është vajza më e vetmuar në botë. Ndodh të takohet me zotni Qelbashin, endacakun e qytetit. Po ai vjen ca erë, por është i vetmi njeri që tregohet i mirë me të. Dhe kur zotni Qelbashit i nevojitet një vend për t'u strehuar, ajo e fsheh te baraka e kopshtit!

Çmimi 700 Lekë
More
Në gjendje
Përshtypjet (0)