• Banner

Loja e frikës, Maren Stoffels

Duke parë Dilanin të shqetësuar çdo natë nga makthe dhe të mbyllur në vetvete, Kuini i propozon që të marrin pjesë, së bashku me Sofinë, në Lojën e Frikës. Por, pikërisht vëllai i Dilanit është një nga djemtë e punësuar për të trembur lojtarët dhe kur ngjarjet komplikohen, aq sa situata del jashtë kontrolli, loja nuk do të jetë më e tillë dhe do të shndërrohet në një kurth...

80,50 SEK
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Loja e frikës

Origjinali: Fright night

Gjinia: Roman

Autori: Maren Stoffels

Shqipëroi: Dojna Nasi

Shtëpia botuese: Dituria

Viti: 2020

Fq. 175

Pesha: 0.242 kg

ISBN: 978-9928-292-68-1

Ky libër është në gjuhën shqipe

Mbi librin

Tre shokë, Dilani, Sofia dhe Kuini, vendosin të marrin pjesë në Lojën e Frikës, në pyll, për t'u përballur me frikërat e tyre më të mëdha. Çdo pjesëmarrës, kur regjistrohet, duhet të rrëfejë se nga çfarë tmerrohet më shumë.

Aktorët do ta inskenojnë këtë duke bërë që të gjithë ta jetojnë deri në fund. Mirëpo, fëmijët nuk e dinë se në pyll gjendet edhe një vrasës dhe se njëri prej tyre nuk do t'i mbijetojë Natës së Frikës.

Historia rrëfehet nga disa zëra. Në qendër të ngjarjes është Dilani, i cili i është besuar për kujdes familjes së shokut të tij të shkollës, Kuinit. Sofia e Kuini nuk dinë asgjë se cila është historia e jetës së Dilanit dhe se sa tragjike është ajo.

Sofia e padjallëzuar, fillon të hetojë për të, pasi do që t'i bëjë Dilanit një surprizë për ditëlindje: një album me foto nga shtëpia e tij, ku jetonte më parë, dhe kujtime të tjera.

Kur Sofia shkon në shtëpinë e Dilanit, pasi bind fqinjën që e lejon të hyjë, ajo gjen një foto. Në fakt, është një foto e vëllait të madh të Dilanit, i larguar më parë nga shtëpia.

Duke parë Dilanin të shqetësuar çdo natë nga makthe dhe të mbyllur në vetvete, Kuini i propozon që të marrin pjesë, së bashku me Sofinë, në Lojën e Frikës. Por, pikërisht vëllai i Dilanit është një nga djemtë e punësuar për të trembur lojtarët dhe kur ngjarjet komplikohen, aq sa situata del jashtë kontrolli, loja nuk do të jetë më e tillë dhe do të shndërrohet në një kurth...

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789928292681
ean13
9789928292681
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Dituria

Superpluhuri për pordhacë i doktor Proktorit, Jo Nesbo

Kjo që po ju prezantojmë është një histori veçanërisht e këndshme dhe origjinale, ku elementet e realitetit përzihen me fantazinë dhe aventurën. Një ngjarje e rrëfyer me thjeshtësi, me komizëm e talente dhe që me siguri është aq interesante për të rinjtë sa ta lexojnë me zë të lartë.

Çmimi 69,00 SEK
More
Ne gjendje

Referenca: SKU002035

Botuesi: Te tjere

Hetuesit e Vegjel 1, Misteri i Hotelit te Magjepsur, Ron Roy

Seria “Hetuesit e Vegjël” do t’i përfshijë lexuesit në një vorbull misteresh të larmishme dhe koklavitëse me të cilat do të përballen tre hetuesit e vëgjël: Joshi, Dinku dhe Roza. Të tre fëmijët do të bashkëpunojnë gjithnjë bashkë për të zgjidhur këto mistere dhe gjithnjë do të na habisin me përkushtimin, vendosmëri

Çmimi 34,50 SEK
More
Ne gjendje

Botuesi: Pegi

Ta tregoj unë karatenë!, Jeronim Stilton

“Një mëngjes. Hiena erdhi në shtëpinë time dhe më mori me vete në Portomiush. Deri këtu gjithçka duket në rregull. Por, do të thoni ju. ku qëndron aventura? Problemi është se më detyroi të merrja pjesë në Kampion Botëror të Kase... Ciut!"

Çmimi 57,50 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Bota Shqiptare

Pema e dëshirave, Katherine Applegate

Natyrisht, pemët nuk mund të bëjnë shaka. Por, sigurisht, ne mund të rrëfejmë histori... Kuqoja është një lis me shumë rrathë moshe. Kuqoja është "pema e dëshirave" e lagjes; njerëzit i shkruajnë dëshirat e tyre në copa pëlhure dhe i varin ato në degët e Kuqos.

Çmimi 92,00 SEK
More
Në gjendje

Zbulim i botës së skajshme

Dedikuar vetëm zbulimeve shpërthyese , të jashtëzakonshme dhe të pabesueshme , këto faqe gjithë adrenaline shfaqin gjithçka , nga makinat e shpejta dhe ndjekësit e stuhive deri te grabitqarët e egër dhe supervullkanet.

Çmimi 287,50 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Te tjere

Ç'natë e mrekullueshme, tetë rrëfenja për Krishtlindjen

Përmes tetë rrëfimeve, të cilat i bashkon tema e Krishtlindjes, tetë nga autorët italianë më në zë të letërsisë për fëmijë tregojnë për personazhe dhe situata shumë të ndryshme mes tyre. Në këto rrëfime për këtë festë kaq të dashur në të gjithë botën përmblidhen aspekte të ndryshme të saj.

Çmimi 138,00 SEK
More
Në gjendje

Referenca: SKU002036

Botuesi: Te tjere

Hetuesit e Vegjel 4, Misteri i Thesarit te Mbytur, Ron Roy

Hetuesit e vegjël janë me pushime tek gjyshja në Florida. Njerëzit atje flasin për një thesar floriri në fund të detit.Sipas tyre, thesari ka mbetur aty pas mbytjes së një anije piratësh. Të tre shokët nuk u besojnë fjalëve, por nisin punën për të vërtetur ekzistencën e atij thesari dhe ja dalin mbanë.

Çmimi 34,50 SEK
More
Artikujt e fundit në gjendje

Referenca: SKU001882

Botuesi: Te tjere

Biri i erës, Viktor Canosinaj

Roman i llojit fantazi dhe aventurë. U botua në vitin 1996 dhe fitoi çmimin e Ministrisë së Kulturës. Libër që ka pasur sukses dhe vazhdon të mbetet një ndër romanet më të lexuar të autorit. Romani shtjellon fatin e një kali të rritur në liri, i cili bie rob te njerëzit, të cilët e shesin dhe e shfrytëzojnë gjatë gjithë jetës, për punë dhe për luftë. 

Çmimi 34,50 SEK
More
Ne gjendje
Përshtypjet (0)