Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0,00 CHF
More

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
6,94 CHF
More

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
10,40 CHF
More

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
9,91 CHF
More
Të gjithë artikujt më të shitur
Fairy Oak, Fuqia e dritës, libri i tretë, Elisabetta Gnone
  • Fairy Oak, Fuqia e dritës, libri i tretë, Elisabetta Gnone

Fairy Oak, Fuqia e dritës, libri i tretë, Elisabetta Gnone

Dituria

Lufta përfshin Fairy Oak dhe Luginën e Sheshnajgjelbrës. Banorët e Fairy Oak organizojnë mbrojtjen, por dyshimi u helmon shpirtin: mos vallë Armiku është futur mes binjakeve? A është prishur Aleanca e Lashtë midis Dritës dhe Territ? Me gjithë dashurinë për Vaniljen, Pervinka është e detyruar të ikë dhe në këtë çast Armiku hidhet në sulmin e fundit. 

9,91 CHF
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Fairy Oak, Fuqia e dritës, libri i tretë

Origjinali: Fairy Oak. Il potere della luce

Gjinia: Roman

Autori: Elisabetta Gnone

Shqipëroi: Albana Nexhipi Lekaj

Shtëpia botuese: Dituria

Viti: 2020

Fq. 432

Pesha: 0.577 kg

ISBN: 978-9928-292-54-4

Mbi librin

"Gjithçka duket e humbur. Megjithatë, edhe një herë Dritës i duhet të tregojë fuqinë e vet dhe dashuria fsheh një tjetër sekret.

LIBRI I FUNDIT EMOCIONUES I TRILOGJISË! 

Zoti i Territ po ia arrin qëllimit: frika e tradhtisë ka pushtuar Fairy Oak dhe Pervinka është detyruar të ikë. Binjaket janë ndarë... Aleanca e Lashtë midis Dritës dhe Territ është prishur.

Mbrojtja e magjikëve thyhet, lufta është e humbur. Por ndoshta jo gjithçka është siç duket.

Lufta përfshin Fairy Oak dhe Luginën e Sheshnajgjelbrës. Banorët e Fairy Oak organizojnë mbrojtjen, por dyshimi u helmon shpirtin: mos vallë Armiku është futur mes binjakeve? A është prishur Aleanca e Lashtë midis Dritës dhe Territ? Me gjithë dashurinë për Vaniljen, Pervinka është e detyruar të ikë dhe në këtë çast Armiku hidhet në sulmin e fundit. Muret e Fairy Oak duket se mbajnë ende, megjithatë Zoti i Territ ka një surprizë që do t’i tronditë të rrethuarit... Por ndoshta jo gjithçka është siç duket. Edhe një herë, Dritës i duhet të tregojë fuqinë e vet dhe dashuria fsheh një tjetër sekret. Me këtë ndodhi emocionuese përfundon rrëfimi i gjatë i Lumtit, zanës së vogël të shndritshme që vigjilon shtrigat binjake të Fairy Oak.

Komente mbi librin

Kundera mbetet besnik ndaj talentit të tij delikat, paksa dinak dhe të mbrapshtë për një rrëfim “për shanset erotike”.

                                                                       New York Times Book Review

Kundera është një mjeshtër i letërsisë bashkëkohore. Romani Valsi i lamtumirës është njëherësh një model i virtuozitetit dhe i zvetënimit të shpirtit njerëzor.

                                                                        L’Unité, Paris

Valsi i lamtumirës të trondit. Humor i zi. Egërsi e pacipë. Portrete grash të admirueshme dhe delikate.

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789928292544
ean13
9789928292544
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Te tjere

Bëmat fatkeqe të Rikard Zemërradhiqes

Për faj të një gabimi të pafalshëm të të mjerit këshilltar Pepo Peponi, Rikardi, djali dembeli kontit Rrumbullan, emërohet kalorës i Kontesë. Për habinë e të gjithë Oborrit, Rikardi pranon dhe emëron shqytar të tij personal shërbëtorin e dhjamosur, Nespullin.
5,75 CHF
More

Referenca: SKU001040

Botuesi: Dituria

Gruaja e pyllit, Theresa Tomlinson

Meri de Holt, pesëmbëdhjetë vjeçe, ka një arsye të fortë për të ikur nga shtëpia e xhaxhait të saj: familja do ta martojë me një pasanik plak. Meri do të bëhet Mariana, Dama e Gjelbër dhe do të fillojë një jetë të re pranë Gruas së Pyllit.
5,34 CHF
More

Botuesi: Dituria

Një shkollë për Lavinjën, Bianca Pitzorno

Falë magjisë së unazës që mori dhuratë nga një zanë, Lavinja, dikur shitësja e vogël e shkrepëseve, u bë e pasur. Tani jeton në Grand Hotel, udhëton me makinë dhe ndjek Institutin Prestigj & Sukses.
5,95 CHF
More

Referenca: SKU000334

Botuesi: Ideart

Oliver Tuist (pershtatje per femije), Charles Dickens

Londra e 1830-ës nuk ishte aspak një vend i përshtatshëm jetese për një djalosh të uritur dhjetëvjeçar, jetim, pa familje dhe pa miq, pa shtëpi, vetëm me një qindarkë në xhep, aq sa për të blerë një copë bukë për të mbajtur frymën.
2,85 CHF
More

Botuesi: Papirus

Vdekja e Sokratit Hyjnor, Jean Paul Mongin

Sokrati ecën rrugëve të Athinës, duke u thirrur atyre që ndesh në rrugën e vet... Njih vetveten! Mos u shqetëso për pasurinë, kërko të vërtetën dhe bëhu filozof! Por kjo nuk është në shijet e athinasve.
6,94 CHF
More

Botuesi: Botart

Djaloshi i brumbujve, M. G. Leonard

Darkusi nuk mund t'u besojë syve kur sheh një insekt të stërmadh të bjerë nga këmba e pantallonave të një komshiu të ri e të tmerrshëm. Ai është një brumbull gjigant dhe duket sikur kërkon të komunikojë.
9,91 CHF
More

Botuesi: Dituria

Olga prej letre, Xhumi i zi, Elisabetta Gnone

Të gjithë e dinin që Olgës i pëlqente t'i tregonte bukur historitë e veta, ose përndryshe nuk i tregonte fare. Ndaj, kur Olga Papeli niste një histori të re, njerëzit ndaleshin e mbanin vesh...
7,93 CHF
More

Referenca: SKU000211

Botuesi: Aeditions

Përralla shqiptare 100 + 1 natë, Libri i dytë, Virgjil Muçi

Në këtë vëllim të dytë të përmbledhjes “Përralla shqiptare 100+1 natë”, magjia e pasurisë folklorike shqiptare, vazhdon... “Hysen Begu dhe xhindesha”, “Qerosi që vrau kuçedrën”, “Djali, shkabonja dhe e Bukura e dheut”, si dhe plot përralla të tjera, kanë ardhur nga gurra popullore drejt e në faqet e këtij libri që na tregon edhe një herë se përrallat nuk...
11,89 CHF
More

Referenca: 2464

Botuesi: Bota Shqiptare

Tregimet e pushimeve, Enid Blyton

Titulli: Tregimet e pushimeveOrigjinali: Holiday skoriesGjinia: PërrallaAutori: Enid BlytonShqipëroi: Gita ZymaShtëpia botuese: Bota ShqiptareViti: 2008Fq. 176Pesha: 0.203 kgISBN: 978-99956-11-29-3
3,96 CHF
More

Botuesi: Botimet Dudaj

Artemis Fowl 8, Gardiani i fundit, Eoin Colfer

Opal Koboi, armike e përbetuar e gjeniut dhe botës sonë, planifikon të asgjësojë racën njerëzore dhe të shndërrohet në mbretëreshën e vetme të Popullit. Nëse ia del mbanë, shpirtrat e luftëtarëve të vdekur gjatë shekujve do të ngrihen nga varret, do të pushtojnë trupat që gjenden më pranë tyre dhe do të fillojnë të shkatërrojnë çdo gjë që do të hasin.
7,93 CHF
More
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Botuesi: Dituria

Olga prej letre, Elisabetta Gnone

Olga Papeli është një vajzë hollake si degëz dhe ka një talent të veçantë: di të rrëfejë histori të pabesueshme, të cilat thotë se i ka jetuar vetë dhe ku mund të ndodhë që një baldosë të flasë, një lepur të jetë lundërtar dhe një ari të bëhet rrobaqepës.
8,92 CHF
More

Botuesi: Dituria

Olga prej letre, Xhumi i zi, Elisabetta Gnone

Të gjithë e dinin që Olgës i pëlqente t'i tregonte bukur historitë e veta, ose përndryshe nuk i tregonte fare. Ndaj, kur Olga Papeli niste një histori të re, njerëzit ndaleshin e mbanin vesh...
7,93 CHF
More

Botuesi: Dituria

Fairy Oak, Sekreti i Binjakeve, Elisabetta Gnone, Libri 1

Fairy Oak është një fshat magjik dhe i lashtë, i fshehur në mjegullat e kohëve të paharrueshme. Nëse niseni ta kërkoni, do t’ju duhet të udhëtoni mes maleve skoceze dhe kodrave normane, nëpër luginat e lulëzuara të Bretanjës, mes livadheve të gjelbra irlandeze dhe gjireve të oqeanit.
9,91 CHF
More