• Banner

  • Ka mbaruar

Rebelet, Jennifer Mathieu

Vivi merr një fletushkë që mamaja e saj e ruante në një kuti me kujtime dhe krijon një revistë feministe, të cilën e shpërndan në mënyrë anonime në të gjithë ambientet e shkollës. Po e bën këtë thjesht për t’u shfryrë, por ja që mjaft vajza e mbështesin.

9,91 CHF
Sasia
Ka mbaruar

Përshkrimi

Titulli: Rebelet

Origjinali: Moxie

Gjinia: Roman

Autori: Jennifer Mathieu

Shqipëroi: Floreta Bruzia

Shtëpia botuese: Botart

Viti: 2020

Fq. 333

Pesha: 0.445 kg

ISBN: 978-9928-286-69-7

Mbi librin

Vajzat rebele reagojnë!

Vivian Karterit i ka ardhur në majë të hundës. I ka ardhur në majë të hundës me shkollën e mesme në një qytet të vogël të Teksasit ku ajo shkon e ku mbahet me hatër vetëm skuadra e futbollit të djemve. Është e mërzitur me dallimet seksiste në kodin e veshjes dhe me ngacmimet nëpër korridoret e shkollës. Por, mbi të gjitha, Viv Karterit i ka ardhur në majë të hundës me rregullat që duhet të zbatojë. Mamaja e Vivianit ka qenë një rrokere rebele e muzikës pank rrok në vitet ’90. Vivi merr një fletushkë që mamaja e saj e ruante në një kuti me kujtime dhe krijon një revistë feministe, të cilën e shpërndan në mënyrë anonime në të gjithë ambientet e shkollës. Po e bën këtë thjesht për t’u shfryrë, por ja që mjaft vajza e mbështesin. Shumë shpejt, Vivi krijon miqësi të reja me vajza të grupeve të tjera shoqërore dhe kupton se çfarë ajo ka nisur, s’është veçse një “revolucion”.

Ky është një libër për jetën shkollore që do t’ju bëjë të rebeloheni!

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789928286697
ean13
9789928286697
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Botart

Mjeshtri i tmerrshëm, Jozua Douglas

Të gjithë mendojnë se ai është i mrekullueshëm, ngaqë është i pashëm dhe kujdeset për fokat e gjora. Por, Lefi di diçka më tepër: Buçima është mjeshtri më i tmerrshëm në botë. Dhe ja, Lefi zbulon një të fshehtë të frikshme... 

Çmimi 7,93 CHF
More
Në gjendje

Referenca: 2833

Botuesi: Te tjere

Hajdi, Johanna Spyri

Në tregim flitet për jetën e një vajze nga Zvicra, për momentet e paharrueshme që ajo kalon në shtëpinë në mal, me të cilën është shumë e lidhur dhe për vajtjen e saj në qytet, ku jeta i duket si burg. Me personazhin e Hajdit, shkrimtarja ka treguar qartë simpatinë që ajo ka ndaj instikteve dhe dëshirave të fëmijëve.

Çmimi 3,96 CHF
More
Ka mbaruar

Botuesi: Te tjere

Koni dhe banda e djemve, Julia Boehme

Koni dhe shoqet e saj janë të entuziazmuara. Ato do të shkojnë në fermë tek Anika dhe do të ngrenë atje çadrën e kampingut. Së bashku do të kalojnë një fundjavë fantastike, por... në planet e tyre nuk kishin llogaritur bandën e djemve të fermave fqinje.

Çmimi 4,95 CHF
More
Në gjendje

Referenca: SKU002001

Botuesi: Pegi

Kepucet roze 3, Mes miqsh, Beatrice Masini

Madamë Olenska lajmëroi që do të mungojë për disa muaj. Në vend të saj ka ardhur një mësuese e re: Alicja Gimenez dhe mësimet e baletit për Xhoin tani kanë marrë një shije të re. Mbi të gjitha, Lukasi e përballoi rastin e tij të madh: një provë për një pjesë në spektatklin e ri të Momiksave. 

Çmimi 2,97 CHF
More
Ne gjendje

Referenca: SKU001877

Botuesi: Te tjere

Në rrugë, Viktor Canosinaj

Është një lloj vazhdimi i romanit "Ata kërkonin lumturinë" dhe trajton pak a shumë të njëjtat probleme, por kësaj here në Greqi, ku njëri nga heronjtë kryesorë të librit "Ata kërkonin lumturinë" shkon për të gjetur nënën e tij, e cila ka rënë viktimë e një krimineli dhe trafikanti droge.

Çmimi 3,96 CHF
More
Ka mbaruar
Përshtypjet (0)