• Banner

  • Ka mbaruar

Rebelet, Jennifer Mathieu

Vivi merr një fletushkë që mamaja e saj e ruante në një kuti me kujtime dhe krijon një revistë feministe, të cilën e shpërndan në mënyrë anonime në të gjithë ambientet e shkollës. Po e bën këtë thjesht për t’u shfryrë, por ja që mjaft vajza e mbështesin.

11,10 
Sasia
Ka mbaruar

Përshkrimi

Titulli: Rebelet

Origjinali: Moxie

Gjinia: Roman

Autori: Jennifer Mathieu

Shqipëroi: Floreta Bruzia

Shtëpia botuese: Botart

Viti: 2020

Fq. 333

Pesha: 0.445 kg

ISBN: 978-9928-286-69-7

Mbi librin

Vajzat rebele reagojnë!

Vivian Karterit i ka ardhur në majë të hundës. I ka ardhur në majë të hundës me shkollën e mesme në një qytet të vogël të Teksasit ku ajo shkon e ku mbahet me hatër vetëm skuadra e futbollit të djemve. Është e mërzitur me dallimet seksiste në kodin e veshjes dhe me ngacmimet nëpër korridoret e shkollës. Por, mbi të gjitha, Viv Karterit i ka ardhur në majë të hundës me rregullat që duhet të zbatojë. Mamaja e Vivianit ka qenë një rrokere rebele e muzikës pank rrok në vitet ’90. Vivi merr një fletushkë që mamaja e saj e ruante në një kuti me kujtime dhe krijon një revistë feministe, të cilën e shpërndan në mënyrë anonime në të gjithë ambientet e shkollës. Po e bën këtë thjesht për t’u shfryrë, por ja që mjaft vajza e mbështesin. Shumë shpejt, Vivi krijon miqësi të reja me vajza të grupeve të tjera shoqërore dhe kupton se çfarë ajo ka nisur, s’është veçse një “revolucion”.

Ky është një libër për jetën shkollore që do t’ju bëjë të rebeloheni!

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789928286697
ean13
9789928286697
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: 2428

Botuesi: Bota Shqiptare

Rreth botës për 80 ditë (përshtatje për fëmijë), Zhyl Vern

Zhyl Verni lindi në qytetin e Nantës, në Francën Perëndimore. Ai filloi studimet për drejtësi në Paris, por i ndërpreu ato për të filluar karrierën e tij si shkrimtar. Ai filloi të bashkëpunonte me botuesin Pierre - Jules Hetzel, i cili e ndihmoi Vernin të publikonte veprat e tij dhe i dha disa këshilla për fushën e letërsisë.

Çmimi 3,33 
More
Ne gjendje

Referenca: SKU001879

Botuesi: Te tjere

Një dashuri sa dy oqeane, Viktor Canosinaj

Roman i llojit fantastiko- shkencor, i ndërthurur me probleme sociale. Një grup të rinjsh gjimnazistë, gjatë një ore praktike mësimore nën det, bien robër të një baze të fshehtë ushtarake, nga e cila pritet që së shpejti të nis një sulm për pushtimin e vendit të tyre. Ata kthehen në tokadetas dhe humbasin kujtesën.

Çmimi 4,44 
More
Ne gjendje

Botuesi: Papirus

Misteret e Heraklitit, Yan Marchand, Donatien Mary

Njerëz shumë inteligjentë premtojnë gjëra të pamundura: paqen pa luftën, lavdinë pa harresën, jetën pa vdekjen. Nesër, ata do të na trumbetojnë verën pa dimrin dhe ditën pa natën. Po mua Heraklitin, mos vallë më quajnë gomar që mund ta sjellin vërdallë duke i tundur kashtë nën hundë?

Çmimi 7,77 
More
Në gjendje

Botuesi: Te tjere

Maksi dhe fantazma, Christian Tielmann

Një ditë, e treta A udhëtoi për në parkun e lojërave. Maksi dhe shokët e tij nuk ngopeshin dot me trenat e shpejtësisë së lartë që kalojnë nëpër ujë, me rrotën gjigante që rrotullohet dhe me karuselët drithërues. Befas, Niki humbi pa gjurmë në trenin e fantazmave.

Çmimi 5,22 
More
Në gjendje

Botuesi: Dituria

Loja e frikës, Maren Stoffels

Duke parë Dilanin të shqetësuar çdo natë nga makthe dhe të mbyllur në vetvete, Kuini i propozon që të marrin pjesë, së bashku me Sofinë, në Lojën e Frikës. Por, pikërisht vëllai i Dilanit është një nga djemtë e punësuar për të trembur lojtarët dhe kur ngjarjet komplikohen, aq sa situata del jashtë kontrolli, loja nuk do të jetë më e tillë dhe do të...

Çmimi 7,77 
More
Në gjendje

Çika: Në betejë me inteligjencën artificiale, Albana Osmani

Historia daton në vitin 2117... Planeti Tokë ka pësuar ndryshime të paimagjinueshme. Një rendi i ri, i drejtuar nga qeveria ndërplanetare, është vënë prej kohësh në kërkim të elementit që do t’u sigurojë fuqinë dhe epërsinë e plotë. Pjesëza e munguar fshihet te një vajzë, i është tejçuar asaj kohë më parë, aty në cepin idilik mes maleve. 

Çmimi 11,10 
More
Në gjendje
Përshtypjet (0)