• Banner

  • Ka mbaruar

Rebelet, Jennifer Mathieu

Vivi merr një fletushkë që mamaja e saj e ruante në një kuti me kujtime dhe krijon një revistë feministe, të cilën e shpërndan në mënyrë anonime në të gjithë ambientet e shkollës. Po e bën këtë thjesht për t’u shfryrë, por ja që mjaft vajza e mbështesin.

1 000 Lekë
Sasia
Ka mbaruar

Përshkrimi

Titulli: Rebelet

Origjinali: Moxie

Gjinia: Roman

Autori: Jennifer Mathieu

Shqipëroi: Floreta Bruzia

Shtëpia botuese: Botart

Viti: 2020

Fq. 333

Pesha: 0.445 kg

ISBN: 978-9928-286-69-7

Mbi librin

Vajzat rebele reagojnë!

Vivian Karterit i ka ardhur në majë të hundës. I ka ardhur në majë të hundës me shkollën e mesme në një qytet të vogël të Teksasit ku ajo shkon e ku mbahet me hatër vetëm skuadra e futbollit të djemve. Është e mërzitur me dallimet seksiste në kodin e veshjes dhe me ngacmimet nëpër korridoret e shkollës. Por, mbi të gjitha, Viv Karterit i ka ardhur në majë të hundës me rregullat që duhet të zbatojë. Mamaja e Vivianit ka qenë një rrokere rebele e muzikës pank rrok në vitet ’90. Vivi merr një fletushkë që mamaja e saj e ruante në një kuti me kujtime dhe krijon një revistë feministe, të cilën e shpërndan në mënyrë anonime në të gjithë ambientet e shkollës. Po e bën këtë thjesht për t’u shfryrë, por ja që mjaft vajza e mbështesin. Shumë shpejt, Vivi krijon miqësi të reja me vajza të grupeve të tjera shoqërore dhe kupton se çfarë ajo ka nisur, s’është veçse një “revolucion”.

Ky është një libër për jetën shkollore që do t’ju bëjë të rebeloheni!

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789928286697
ean13
9789928286697
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Te tjere

Ç'natë e mrekullueshme, tetë rrëfenja për Krishtlindjen

Përmes tetë rrëfimeve, të cilat i bashkon tema e Krishtlindjes, tetë nga autorët italianë më në zë të letërsisë për fëmijë tregojnë për personazhe dhe situata shumë të ndryshme mes tyre. Në këto rrëfime për këtë festë kaq të dashur në të gjithë botën përmblidhen aspekte të ndryshme të saj.

Çmimi 1 200 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Botimet Dudaj

Momoja, Michael Ende

Në këtë libër bëhet fjalë pikërisht për enigmën "kohë", një enigmë që mund të preokupojë njëlloj fëmijë dhe të rritur meditues, të cilët ende nuk kanë harruar të dyshojnë për atë që në dukje është e qartë. Historia e Momosë është vendosur në atë perandori të fantazisë që ndodhet në Askund dhe Kurrë ose edhe në një të Tanishme pa kohë.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Botart

Tom Gejts, Justifikime të shkëlqyera, Liz Pichon

Sinqerisht shpresoj që Tomi tashmë e ka marrë veten nga dëmtimi i qenit të tërbuar që e sulmoi atë ditën e fundit të semestrit, ndërsa ai ishte duke ardhur për në shkollë. Ishte fat i madh që kishte me vete fletoren e detyrave të shtëpisë për t'u mbrojtur.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Te tjere

Koni dhe banda e djemve, Julia Boehme

Koni dhe shoqet e saj janë të entuziazmuara. Ato do të shkojnë në fermë tek Anika dhe do të ngrenë atje çadrën e kampingut. Së bashku do të kalojnë një fundjavë fantastike, por... në planet e tyre nuk kishin llogaritur bandën e djemve të fermave fqinje.

Çmimi 500 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Te tjere

Bëmat fatkeqe të Rikard Zemërradhiqes

Për faj të një gabimi të pafalshëm të të mjerit këshilltar Pepo Peponi, Rikardi, djali dembeli kontit Rrumbullan, emërohet kalorës i Kontesë. Për habinë e të gjithë Oborrit, Rikardi pranon dhe emëron shqytar të tij personal shërbëtorin e dhjamosur, Nespullin.

Çmimi 580 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU000552

Botuesi: OMSCA-1

Gra të vogla, Luiza Mei Ellkot

Një nga librat më të bukur të të gjitha kohërave "Gra të vogla" është më shumë se kaq: një libër i pavdekshëm. Ky libër, që nga koha e botimit të parë e deri më sot, është ribotuar pafundësisht. Pasi të lexohet është e pamundur të harrohet.

Çmimi 800 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: 2377

Botuesi: Te tjere

Hetuesit e Vegjel 11, Misteri ne reren thithese, Ron Roy

Banorët do të ndërtojnë një urë për të kaluar rosat me qëllim që të mos i shtypin makinat. Për të mbledhur fonde krijohen arka të posaçme për kontribute. Në kohën kur njëra nga kasafortat u mbush, dikush e vodhi. Po si e zbulojnë vjedhjen tre hetuesit e vegjël? Si ngeci Dinku në rërën thithëse dhe si shpëtoi nga një vdekj

Çmimi 300 Lekë
More
Artikujt e fundit në gjendje

Botuesi: IDK

Vashëza prej akulli dhe përrallëza të tjera, Mila Pavicevic

Përfshin trembëdhjetë rrëfime që përbëjnë një kombinim të zgjuar mes të mrekullueshmes dhe të mbinatyrshmes, gërshetuar me realitetin e sotëm. Është shkruar në një mënyrë të tillë sa që në fakt është e vështirë të bësh dallimin mes ç'është reale e çështë e sajuar, midis të mundurës dhe të pamundurës.

Çmimi 400 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Botart

Tom Gejts, Ide gjeniale (kryesisht), Liz Pichon

Kjo është fytyra ime kur më vijnë ide gjeniale (gjë që ndodh shpesh). Markusit i pëlqen të mendojë se ka ide të mira, por pjesa më e madhe e tyre janë kot. Kur xhaxhi Kevini thotë se është ekspert në gjithçka, babi bën këtë fytyrë. Ndërsa ky jam unë, kur Delias i shkatërrohen flokët.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Në gjendje
Përshtypjet (0)