• Banner

Në kërkim të Dodosë së madh

Përmes aventurash, peripecish dhe takimesh Tomit e Penit u duhet të ndeshen me Atilën, një mi keqbërës, që vendos të vjedhë vezën e legjendarit Dodo… Ç’ndodh paskëtaj?

4,16 
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Në kërkim të Dodosë së madh

Origjinali: Alla ricerca del grande Dodo

Gjinia: Aventurë

Shqipëroi: Korab Hoxha

Shtëpia botuese: Aeditions

Viti: 2020

Fq. 64  

Pesha: 0.191 kg

ISBN: 978-9928-287-51-9

Mbi librin

“Në kërkim të Dodosë së madh” është një prej 6 librave me aventura të serisë “Historitë e xhaxha Tonit”, e cila përmban edhe këta tituj: “Kthimi i Robinsonit”, “Aldini, arushi magjik”, “Margaritari i madh”, “Kështjella e viganit të keq”, “Balona misterioze”. Në këtë seri, me rrëfime plot aventura, mister dhe magji, si edhe me kaq shumë miq të rinj për të njohur e për t’i dashur, do të zbuloni botën fantastike të Tony Wolf-it.

Ashtu siç ndodh në romanet e Zhyl Vernit, Tomi dhe Peni, dy miq të ngushtë e të pandarë, na u nisën një ditë për pushime në detet e Jugut, por një furtunë e beftë shkaktoi mbytjen e anijes së tyre pranë një ishulli misterioz. Përmes aventurash, peripecish dhe takimesh Tomit e Penit u duhet të ndeshen me Atilën, një mi keqbërës, që vendos të vjedhë vezën e legjendarit Dodo… Ç’ndodh paskëtaj? Lexojeni!

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789928287519
ean13
9789928287519
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Botuesi: Aeditions

Aladini, arushi magjik

Në këtë libër do të lexoni historinë e Aldinit, arushit të famshëm e paksa të rrëmujshëm, që jetonte në një shtëpizë në Pyllin e Magjepsur e që ëndërronte të bëhej Magjistar i Madh.

Çmimi 4,16 
More
Në gjendje

Botuesi: Aeditions

Margaritari i madh

Por një ditë, Atila i tmerrshëm, një mi i madh me një këmbë druri, ia behu papritur në fshatin e tyre dhe rrëmbeu Penin. A do t’ia dalë Tomi që ta çlirojë miken e vet nga kthetrat e Atilës dhe bandës së tij? 

Çmimi 4,16 
More
Në gjendje
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Botimet Dudaj

Artemis Fowl 8, Gardiani i fundit, Eoin Colfer

Opal Koboi, armike e përbetuar e gjeniut dhe botës sonë, planifikon të asgjësojë racën njerëzore dhe të shndërrohet në mbretëreshën e vetme të Popullit. Nëse ia del mbanë, shpirtrat e luftëtarëve të vdekur gjatë shekujve do të ngrihen nga varret, do të pushtojnë trupat që gjenden më pranë tyre dhe do të fillojnë të shkatërrojnë çdo gjë që do të hasin.

Çmimi 8,33 
More
Në gjendje

Botuesi: Botart

Anatomia e Keit, Adam Kay

Trupi i njeriut është i jashtëzakonshëm, mahnitës, dhe… fort i çuditshëm…  I çuditshëm është yti. I çuditshëm është imi. Madje i çuditshëm është edhe ai i mësuesit tënd të matematikës. 

Çmimi 15,62 
More
Në gjendje

Botuesi: Poeteka & Ideart

Mësimet e natës, Betim Muço

Janë 101 përralla, të cilat ky autor ua ka kushtuar fëmijëve të tij ndër vite. Që në krye libri është konceptuar me tri pjesë të veçanta brenda një tërësie rrëfimtare, që i lidh elementi autor dhe elementi përrallë, por që dallohen për nga tematika dhe sidomos për nga stili i rrëfimit, i ndryshëm për secilin nga librat.

Çmimi 20,82 
More
Ka mbaruar

Botuesi: Albas

Si katër çiliminj u bënë biznesmenë, Bedri Dedja

Shkrimtari aq i dashur për fëmijë, Bedri Dedja, do të na çojë përsëri në Sdikuisht, në kryeqytetin e përrallave të tij, kësaj here për të na njohur me të fshehtat e biznesit, me sekretet e qyteteve Gëzimburg dhe Skarcomania, me magjistaren Inteligjenca Artificiale, me autostradat dhe semaforët kozmikë...

Çmimi 7,29 
More
Në gjendje

Botuesi: Aeditions

Të fshehtat e anijes fluturuese

Tomi dhe Peni, dy miq të pandarë, do të gjenden befas mes rrokaqiejsh të një qyteti pa anë e pa fund, ku vërtiten personazhe të çuditshme dhe ku fshihen shumë gracka. A do të mjaftojë miqësia e tyre për t’iu kundërvënë keqbërësve, që duan të pushtojnë botën?

Çmimi 4,16 
More
Në gjendje

Botuesi: Dritan Tirana

Sekreti i Mhoragës, Shtegu i Ndaluar, vol. 1, Martin Barry

Kur djaloshi Xhon Emil Talbot mëson mbi ekzistencën e Ragdanorit – një përbindësh hibrid, njëkohësisht gjarpër deti dhe krijesë liqenore – nuk ka më dyshime se një botë e re po i hapet përpara syve, duke e kredhur jetën e tij në zemër të një aventure të panjohur lufte, dashurie, tradhtie dhe gjuetie përbindëshash.

Çmimi 10,41 
More
Në gjendje
Përshtypjet (0)