• Banner

Marti Pents, Mos e hap, Mark Parisi

Por në anën tjetër, askush, as miqtë e tij, as familja e tij, as armiku i tij i betuar apo as shefi i policisë, nuk mund të shikojë atë që ai sheh. 

8,33 
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Marti Pents, Mos e hap

Origjinali: Marty Pants, Do not open

Gjinia: Roman

Autori: Mark Parisi

Shqipëroi: Enkeleida Kalemi

Shtëpia botuese: Argeta

Viti: 2019

Fq. 251

Pesha: 0.302 kg

ISBN: 978-9928-192-87-5

Mbi librin

Marti Pents është një djalosh me shumë imagjinatë, kureshtar dhe i pandalshëm. Është krejt i ndryshëm nga një nxënës normal filloreje. Ai ka shpirtin e një artisti, dhe si një artist, ai vëren gjëra, me disa përjashtime siqodoftë. 

Kur Marti zbulon një shënim, ku thuhet se një alien po e vëzhgon atë, kjo sigurisht është diçka që nuk mund të injorohet. Imagjinata e tij e bën të besojë se alieni është mësuesi i tij, z.MekFi ndaj ai e ndjek atë kudo, hyn madje edhe në kompjuterin e tij apo përplas edhe makinën e të atit, me të. Dhe të gjitha këto, nën shikimet e Analisë, që duket se është kudo ku Marti shkon, që mban shënime për aventurat e tij dhe flet madje edhe me një zë robotik. 

Por në anën tjetër, askush, as miqtë e tij, as familja e tij, as armiku i tij i betuar apo as shefi i policisë, nuk mund të shikojë atë që ai sheh. Ndaj, i takon Martit të shpëtojë botën. Dhe do ta bëjë këtë sipas mënyrës së tij. 

Është një libër i mbushur plot incidente që shkaktojnë humor e të qeshura dhe situata që tërheqin jo pak lexuesit e rinj. Një novelë e ilustruar me karikatura, zgjedhje e parë për lexues nga më të vështirët, që sjell aventurat e heroit më të pabesueshëm; Marti Pents.

Detajet e librit
Argeta LMG

Referencat specifike

isbn
9789928192815
ean13
9789928192815
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Dituria

Lena, deti dhe unë, Maria Parr

Trili dhe Lena tashmë janë më të rritur, por ata sërish nuk rrinë një ditë rehat, çdo ditë aventura - që shpesh kthehen në telashe - duke përfshirë fundosjen e dy trapeve lundruese që ndërtojnë, ngritjen e flamurit në gjysmë shtize, ndjekjen e kursit të muzikës, që e urrejnë të dy.

Çmimi 8,33 
More
Në gjendje

Çika: Në betejë me inteligjencën artificiale, Albana Osmani

Historia daton në vitin 2117... Planeti Tokë ka pësuar ndryshime të paimagjinueshme. Një rendi i ri, i drejtuar nga qeveria ndërplanetare, është vënë prej kohësh në kërkim të elementit që do t’u sigurojë fuqinë dhe epërsinë e plotë. Pjesëza e munguar fshihet te një vajzë, i është tejçuar asaj kohë më parë, aty në cepin idilik mes maleve. 

Çmimi 10,41 
More
Në gjendje

Botuesi: Mediaprint

Meri Popins, Pamela L. Travers

Kjo është Meri Popins dadoja më e famshme e të gjitha kohërave, fryt i fantazisë së shkrimtares australiane Pamela Travers, që ka shkruar tetë libra për fëmijë, dy prej të cilëve janë bërë filma nga kompania e famshme Disney.

Çmimi 9,89 
More
Në gjendje

Referenca: SKU000211

Botuesi: Aeditions

Përralla shqiptare 100 + 1 natë, Libri i dytë, Virgjil Muçi

Në këtë vëllim të dytë të përmbledhjes “Përralla shqiptare 100+1 natë”, magjia e pasurisë folklorike shqiptare, vazhdon... “Hysen Begu dhe xhindesha”, “Qerosi që vrau kuçedrën”, “Djali, shkabonja dhe e Bukura e dheut”, si dhe plot përralla të tjera, kanë ardhur nga gurra popullore drejt e në faqet e këtij libri që na tregon edhe një herë se përrallat nuk...

Çmimi 12,49 
More
Ne gjendje
Përshtypjet (0)