• Banner

Shiversi, Annabeth Bondor Stone

Njihuni me Shiversin, piratin më të ndrojtur që ka lundruar ndonjëherë në të Shtatë Detrat. Bashkë me shoqen e tij të ngushtë, Margonë dhe Albin - ndihmëskapitenin e parë, peshkun e tij besnik...

90,85 SEK
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Shiversi: Pirati që kishte frikë nga gjithçka

Origjinali: Shivers: The pirate who’s afraid of everything

Gjinia: Roman

Autori: Annabeth Bondor Stone

Shqipëroi: Edion Petriti

Shtëpia botuese: Argeta LMG

Viti: 2019

Fq. 192

Pesha: 0.254 kg

ISBN: 978-9928-192-97-4

Mbi librin

Njihuni me Shiversin, piratin më të ndrojtur që ka lundruar ndonjëherë në të Shtatë Detrat. Bashkë me shoqen e tij të ngushtë, Margonë dhe Albin - ndihmëskapitenin e parë, peshkun e tij besnik (po, nuk e lexuat gabim!), Shiversi i hap luftë një kallamari gjigant, zbulon thesare të fshehura dhe bëhet pis me glasa nga një pëllumb për t’i shpëtuar prindërit e vet nga kthetrat e së keqes (Po... së KEQES!). 

Keni për të qeshur, keni për të qarë dhe s’do keni më dëshirë të hani kërmij për gjithë jetën. Ndaj dhe vishni dimitë, ulni kapanxhat dhe bashkohuni me Shiversin në aventurën e tij të parë - ama vërtet të rrezikshme.

Detajet e librit
Argeta LMG

Referencat specifike

isbn
9789928192974
ean13
9789928192974
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: SKU002061

Botuesi: Te tjere

Hetuesit e Vegjel 10, Misteri i Kalit te Zi, Ron Roy

Fëmijët janë të ftuarit për në garat e hipizmit. Po diçka i ka ndodhur Turbinës, kalit të zi që gjithmonë ka fituar në garat e Saratogës? Kali sillet në mënyrë të çuditshme... A është i njëjti apo dikush ka ndërruar kuajt për të prishur fitoren. Një mision i ri për hetuesit e vegjël, të cilët zbulojnë të vërtetën.

Çmimi 34,50 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Poeteka & Ideart

Mësimet e natës, Betim Muço

Janë 101 përralla, të cilat ky autor ua ka kushtuar fëmijëve të tij ndër vite. Që në krye libri është konceptuar me tri pjesë të veçanta brenda një tërësie rrëfimtare, që i lidh elementi autor dhe elementi përrallë, por që dallohen për nga tematika dhe sidomos për nga stili i rrëfimit, i ndryshëm për secilin nga librat.

Çmimi 230,00 SEK
More
Ka mbaruar

Botuesi: Botart

Kali i luftës, Michael Morpurgo

Në rrokopujën vdekjeprurëse të Luftës së Parë Botërore një kalë përjeton realitetin e betejës nga të dyja anët e llogoreve. Xhoi na tregon për mbijetesën e miqësive të vërteta edhe në kohërat më të tmerrshme.

Çmimi 92,00 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Botart

Shoqëruesja e nuses, Jacqueline Wilson

Bukuroshes së ndjeshme nëntëvjeçare nuk i është dhënë rast të veshë ndonjë fustan shoqëruese nusesh e ta kombinojë atë me aksesorët e duhur. Ajo është e gatshme të marrë pjesë në çdo ceremoni martesore dhe të shtojë finesën e duhur në fotografitë e dasmës suaj. Tarifa shumë e ulët.

Çmimi 115,00 SEK
More
Në gjendje

Referenca: 2300

Botuesi: Extra

Zhytesit e vegjel, Bardhyl Xhama

Titulli: Zhytësit e vegjëlOrigjinali: Zhytësit e vegjëlGjinia: NovelëAutori: Bardhyl XhamaShtëpia botuese: ExtraViti: 2007Fq. 96Pesha: 0.127 kgISBN: 978-99927-36-91-3

Çmimi 23,00 SEK
More
Artikujt e fundit në gjendje
Përshtypjet (0)