• Banner

Vendi i rrëfenjave, Paralajmërimet e vëllezërve Grim, Chris Colfer

Tutje, mbi majat e pemëve, u duk një tym i dendur që po zinte qiellin. Një ushtimë e tmerrshme u dëgjua prej andej. Të gjithë ata që gjendeshin në pallat mbyllën veshët me duar nga ai gjëmim i llahtarshëm. “Oh, mos!” 

138,00 SEK
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Vendi i rrëfenjave, Paralajmërimet e vëllezërve Grim, libri i tretë

Origjinali: The land of stories, A Grimm warning

Gjinia: Roman

Autori: Chris Colfer

Shqipëroi: Rudina Çupi

Shtëpia botuese: Argeta LMG

Viti: 2019

Fq. 533

Pesha: 0.623 kg

ISBN: 978-9928-192-96-7

Mbi librin

Tutje, mbi majat e pemëve, u duk një tym i dendur që po zinte qiellin. Një ushtimë e tmerrshme u dëgjua prej andej. Të gjithë ata që gjendeshin në pallat mbyllën veshët me duar nga ai gjëmim i llahtarshëm. “Oh, mos!” tha Aleksia dhe u bë e zbehtë si meit. “Nuk ka mundësi!” belbëzoi Nëna Pata si me vete. Anëtarët e Asamblesë Përgjithmonë të Lumtur panë të tromaksur siluetën e një krijese gjigante, e cila u shfaq mbi pemët që rrethonin kopshtijet e Pallatit të Zanave. Thashethemet për vezën e dragoit paskëshin qenë të vërteta: një dragua po fluturonte tani në qiellin e Vendit të Rrëfenjave.

Detajet e librit
Argeta LMG

Referencat specifike

isbn
9789928192967
ean13
9789928192967
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Ideart

Ditari i Gregut, vol. 1+2, Jeff Kinney

Të jesh fëmijë ta sjell në majë të hundës. Askush nuk e di këtë më mirë se Greg Hefli, që e gjen veten të ngecur në shkollën 9 – vjeçare, ku ngordhalaqi i vogël ndan korridoret me fëmijë më të gjatë, më të këqij, që madje edhe rruhen.

Çmimi 161,00 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Aeditions

Zanat e dëborës

Të stolisura me fustane të kristalta dhe me flokët prej dëbore, zanat të ftojnë të zbulosh përrallat më të bukura të dimrit. Në këtë përmbledhje të ilustruar kaq bukur do të gjesh rrëfenja të mrekullueshme që flasin për kafshë në rrezik, për zemra që knë nëvojë për ngrohtësi apo për feta madhështore.

Çmimi 138,00 SEK
More
Në gjendje

Referenca: SKU001786

Botuesi: Aeditions

Atlas gjeografik i botes per femije, Enciklopedi per femije

Përdorimi i hartave më të fundit me një informacion të saktë dhe të hollësishëm e bëjnë këtë atlas një udhëzues të plotë për mësimin e gjeografisë. Hartat pasurohen me foto dhe vizatime me ngjyra, të cilat janë të thjeshta për t'u kuptuar dhe plotësojnë më së miri informacionin e pasur që përcjell ky atlas.

Çmimi 92,00 SEK
More
Ne gjendje

Botuesi: Botimet Dudaj

Rudi Noçka, Derri Atlet, Uwe Timm

Vogëlushja Cupi fiton në një festë një derrkuc të vogël, të cilin ajo, edhe pse në kundërshtim me dëshirën e prindërve të saj, dëshiron ta mbajë patjetër si kafshë shtëpiake. Në një mënyrë krejt argëtuese, ky libër tregon çmendurinë e përditshme në një familje me tre fëmijë, me këtë kafshë shtëpiake të pazakontë, që rritet shumë shpejt.

Çmimi 80,50 SEK
More
Artikujt e fundit në gjendje

Botuesi: Dituria

Harry Potter dhe Fëmija i Mallkuar, J. K. Rowling

Historia e tetë. Nëntëmbëdhjetë vjet më pas... Ka qenë gjithmonë e vështirë të ishe Harry Potter. Dhe nuk është më e lehtë tani që Harry është punonjës i Ministrisë së Magjisë, i mbingarkuar me punë, bashkëshort dhe baba i tre fëmijëve të moshës shkollore.

Çmimi 115,00 SEK
More
Në gjendje

Referenca: 2407

Botuesi: Te tjere

Eragon, Christopher Paolini

Eragon, një prej librave më të shitur dhe i përkthyer pothuajse në të gjitha gjuhët kryesore të botës, është një "Një vepër e një talenti të madh", siç e cilëson edhe The New York Times Book Review. Ai është një prej librave të letërsisë fantastike më të lexuar gjatë viteve të fundit.

Çmimi 138,00 SEK
More
Ka mbaruar
Përshtypjet (0)