• Banner

Përrallat e Vëllezërve Grim, Jakob & Wilhem Grimm

Nuk e teprojmë aspak, nëse themi se përrallat e Vëllezërve Grim nuk janë të bukura vetëm për fëmijët, por edhe për të rriturit, që duan të përjetojnë botën e përrallave kur ishin fëmijë dhe filozofinë e tyre.

17,00 GBP
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Përrallat e Vëllezërve Grim (Kopertinë e trashë)

Origjinali: Grimms Marchen- und Hausmarchen

Gjinia: Përralla

Autori: Jakob & Wilhem Grimm

Shqipëroi: Haxhire Luli

Shtëpia botuese: Albas

Viti: 2019

Fq. 856

Pesha: 1.192 kg

ISBN: 978-9928-300-96-6

Mbi librin

Përrallat e Vëllezërve Grim, një trashëgimi e vyer e letërsisë për fëmijë, shërben si simbol i të gjitha përrallave botërore dhe si burim i pashtershëm i përrallave të shkrimtarëve bashkëkohorë. Me veprën e tyre ata shpalosin përpara lexuesit figura mitologjike, popullore, figura kafshësh, pyje misterioze etj., duke i stolisur me një shpirt romantik, plot fantazi, me fjalë të urta, epitete e figura të bukura letrare.

Nuk e teprojmë aspak, nëse themi se përrallat e Vëllezërve Grim nuk janë të bukura vetëm për fëmijët, por edhe për të rriturit, që duan të përjetojnë botën e përrallave kur ishin fëmijë dhe filozofinë e tyre. Duke ngritur lart të bukurën, të ndershmen, të hijshmen, të vërtetën dhe të virtytshmen, dhe duke ndëshkuar ligësinë, djallëzinë, dashakeqësinë, makutërinë, Vëllezërit Grim përcjellin ende sot vlera edukative, duke e bërë të pavdekshme dhe triumfuese të mirën dhe të ndershmen. Duke pasur në dorë këtë libër me mbi 200 përralla të Vëllezërve Grim, fëmijët e shohin veten jo vetëm si lexues, por edhe si heronj, me një shpirt të pasur, heroik dhe me mendje inteligjente e plot fantazi.

“Kjo është arsyeja përse ne me përmbledhjen tonë me përralla nuk donim t’i bënim vetëm një shërbim historisë së poezisë dhe mitologjisë, por kishim si pikësynim që vetë fantazia, që këtu është e gjallë, të ndikojë që ky libër të shërbejë edhe si një libër edukativ”, shprehen Vëllezërit Grim.

Në vitin 2005 ky libër me mbi dyqind përralla të Jakob dhe Vilhelm Grimit hyri në listën e trashëgimisë kulturore botërore të UNESCO-s.

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789928300966
ean13
9789928300966
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: SKU001036

Botuesi: Dituria

Harry Potter dhe dhuratat e vdekjes, J.K. Rowling

"Unë hapem kur mbyllem": një nga enigmat e shumta që lë Urtimori, me të cilën Harri Poteri duhet të përballet në librin e shtatë dhe të fundit të serisë. Personazhet që kujtonim se u kishim shkuar deri në thelb, zbulojnë të fshehta të thella.

Çmimi 11,90 GBP
More
Në gjendje

Referenca: SKU001999

Botuesi: Pegi

Kepucet roze 4, Balerina te verteta, Beatrice Masini

Madamë Olenska njofton në klasën e Xhoit se do të fillojnë të kërcejnë me puantè, ndonëse ato janë të vogla dhe programi nuk ua lejon. Është njëlloj si të rriten para kohe, diçka që nis t'i tmerrojë paksa vajzat. Ndërsa Xhonatani krijon koreografinë e tij të parë, madje provokon xhelozitë e para të jetës së tij. 

Çmimi 2,55 GBP
More
Ne gjendje

Botuesi: Te tjere

Një ëndërr jashtë loje, Alessandra Berello, Andrea Marelli

Për Danielin, shokun e ri të skuadrës dhe sulmuesin e ri të Virtusit, Matia di vetëm që e ka lëkurën të errët, që shpërfill pozicionin jashtë loje dhe bën gola të përsosur. Por rreth Danielit ka shumë për të zbuluar: ai vjen nga larg, ka një buzëqeshje ngjitëse dhe për Matian e Ilarian ai do të bëhet si një vëlla.

Çmimi 6,38 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Botart

Djali-Peshk i Kuq, Lisa Thompson

Secili prej fqinjëve është i dyshuar... dhe Mateoja është çelësi për të zbuluar se çfarë ndodhi, edhe pse duke bërë këtë i dalin në pah sekretet e veta. Një tregim që flet për krijimin e miqësisë kur ndihesh vetëm... dhe shpresës, kur ndjen veçse frikë

Çmimi 10,20 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Pema

Timi dështimi, Stephan Pastis

Seria e jashtëzakonshme e detektivit privat Timi Dështimit (që veç i dështuar s'është), ekranizuar së fundmi nga Disney, vjen më në fund edhe në gjuhën shqipe. Histori që të shkrijnë së qeshuri!

Çmimi 8,50 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Bota Shqiptare

Letra nga Universi, Erin Entrada Kelly

Brenda një dite, katër jetë ndërlidhen me njëra-tjetrën në mënyra të papritura. Virgjil Salinasi është i druajture zemërdhembshur dhe ndihet si i huaj në familjen e tij të çmendur pas sporteve. Valencia Samerseti, e shurdhër, është e zgjuar, trime, e vetmuar dhe pëlqen gjithçka të natyrës.

Çmimi 7,65 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Mediaprint

Virusi në ndjekje të Morigana Krout, Jessica Townsend

Dhe duke parë qytetin, që e ka aq shumë për zemër, të kapluar nga tmerri, Morigana shumë shpejt e kupton që është detyra e saj të gjejë ilaçin kundër këtij Virusi të egër, edhe pse përpjekja për ta gjetur ilaçin do ta vendosë atë dhe të gjithë banorët e Nevërmurit përpara një rreziku të paparashikuar.

Çmimi 10,20 GBP
More
Në gjendje
Përshtypjet (0)