Mrekulli e papërkryer, Andrea De Carlo
  • Mrekulli e papërkryer, Andrea De Carlo

Mrekulli e papërkryer, Andrea De Carlo

Botimet Dudaj

Gjithçka shpejton dhe rrokulliset në një vorbull të pashmangshme dhe gazmore. Një roman që alternon ritmin e rokut, lehtësinë e komedisë brilante dhe thellësinë e kohës që ndryshon dhe modifikon gjithçka. 

1 200 Lekë
Sasia
Në gjendje

 

Security policy (edit with Customer reassurance module)

 

Delivery policy (edit with Customer reassurance module)

 

Return policy (edit with Customer reassurance module)

Përshkrimi

Titulli: Mrekulli e papërkryer

Origjinali: L’imperfetta meraviglia

Gjinia: Roman

Autori: Andrea De Carlo

Shqipëroi:Adrian Beshaj

Shtëpia botuese: Dudaj

Viti: 2019

Fq. 350

Pesha: 0.420 kg

ISBN: 978-99943-0-579-7

Mbi librin

“Për çfarë doje të më pyesje?” Ajo ndien sërish valën e vogël të alarmit t'i ngjitet nga brenda. “Pse mrekullia është e papërkyer?” Ai ia ngul sytë, në pritje. Ajo pyet veten nëse duhet të japë një përgjigje të zgjedhur me kujdes apo ta kalojë me një batutë, por në fund flet pa u menduar: “Sepse nuk zgjat.”

 Gjithçka ndodh në Provansë, në vjeshtë, në stinën që përzien mjegullat e para të lagështa me një vazhdë ngrohtësie pothuajse verore. Lagjet dhe vilat po zbrazen nga banorët dhe turistët. Po ndërkaq po përgatitet edhe një ngjarje e madhe. Pothuajse befasisht, në fushën lokale të aviacionit do të mbahet koncerti i një grupi të famshëm anglez, Bebonkers, pak për qëllime humanitare e pak për të kremtuar martesën e tretë të Nik Kruikshenkut, vokalist i grupit dhe lider tejet tërheqës i tij. Përgatitjet ziejnë, gjithçka organizohet me përpikëri nga Ailina, gruaja e ardhshme e Nikut. 

Në fshat është një dyqan akulloresh që e administron Milenë Miljari, një vajzë e re italiane që akulloret i krijon, i mendon dhe i eksperimenton me pasion artisteje. Një inat i vazhdueshëm që sillet rreth ekuilibrit të paqëndrueshëm të akullores, rreth mrekullisë së saj të papërkryer, sepse është konceptuar për t'u konsumuar ose për të shkrirë, për të mos zgjatur. Milena u ka thënë lamtumirë meshkujve dhe bashkëjeton që prej disa vitesh me Vivianën. Po ndërkaq, ylli i rokut anglez dhe vajza italiane kryqëzojnë fatet e tyre brenda tri ditësh, nga e mërkura në të premte. Gjithçka shpejton dhe rrokulliset në një vorbull të pashmangshme dhe gazmore. Një roman që alternon ritmin e rokut, lehtësinë e komedisë brilante dhe thellësinë e kohës që ndryshon dhe modifikon gjithçka. Një ndryshim i vazhdueshëm - që është bukuria e jetës, mundësia për të qenë me të vërtetë deri në fund ata që jemi.

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789994305797
ean13
9789994305797
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Living

Dëshmitarja e fundit, Cristina Gregorin

Një e shkuar e errët gjatë Luftës së Dytë Botërore, të rinj që kanë qenë pjesë e Rezistencës Italiane dhe e kanë mësuar Françeskën të mos i besojë askujt në këtë jetë. Por të luftosh deri në fund për idealin, do të thotë të bësh zgjedhje që të ndryshojnë të ardhmen, zgjedhje që e kanë një çmim, zgjedhje që fshehin sekrete, për të cilat nuk duhet të ketë...
1 300 Lekë
More

Botuesi: Living

Luanët e Sicilisë, Stefania Auci

Burrat e kësaj familjeje janë njerëz të jashtëzakonshëm, por njëkohësisht të brishtë, ndonëse nuk e pranojnë, dhe kanë nevojë të kenë pranë gra po aq të jashtëzakonshme, siç është Xhuzepina, bashkëshortja e Paolos, e cila sakrifikon gjithçka, madje edhe dashurinë, për ta mbajtur familjen të bashkuar, apo Xhulia, vajza milaneze që hyn rrëmbyeshëm në jetën...
1 400 Lekë
More

Botuesi: Pegi

Jeta shpirtërore, Alberto Moravia

“Jeta shpirtërore” i shkrimtarit italian Alberto Moravia është një roman, që denoncon të gjitha veset dhe palavitë e një klase pushteti në dukje elitare, por krejtësisht të zvetënuar.
1 500 Lekë
More

Botuesi: Pegi

Përçmimi, Alberto Moravia

Një mbrapshti që nuk e di në do të ndodhë, të shkakton trazirë, sepse mbi të gjitha, shpreson deri në fund që të mos jetë e vërtetë ; por kur e di që kjo mbrapshti është e sigurt, përkundrazi, zhytesh për ca kohë në një qetësi të poshtër.
800 Lekë
More

Botuesi: Toena

Mërzia, Alberto Moravia

I konsideruar si romani qendror i një trilogjie ideale, që fillon me romanin "Indiferentët" dhe përfundon me romanin "Jeta intime", "Mërzia", botuar në vitin 1960, jep një portret të thellë dhe mizor të një individi pa strukturë, pa mbështetje, i tjetërsuar nga jeta sociale. Është një histori krizash, dështimesh, zhgënjimesh.
1 500 Lekë
More

Botuesi: Pegi

Nga veranda jote duket shtëpia ime, Elvis Malaj

 Malaj rrëfen pa dorashka dhe pa klishe jetën e vërtetë të të rinjve shqiptarë në Itali dhe në Shqipëri; rrëfen për bulizmin, seksin, familjen, stereotipat, gëzimet, dhembjet, jetën e zakonshme, mospërshtatjen dhe trazimin e emigrantit,por me një këndvështrim krejtësisht të ri dhe të freskët, larg shablloneve tashmë të gatshme.
700 Lekë
More

Botuesi: Dituria

Agostino, Alberto Moravia

Një roman i shkëlqyer psikologjik... Vetëm Moravia m und të shkruante një vepër kaq të përsosur dhe që të bën të mendosh..."
600 Lekë
More

Botuesi: Dituria

Çoçarja, Alberto Moravia

...Titulli do të mbetet "Çoçarja", megjithëse titulli më i saktë do të ishte "Përdhunimi." Madje edhe më tej, në mënyrë klasike, "Përdhunimi i Italisë", si për të nënvijëzuar jo vetëm përdhunimin e një vajze, por përdhunimin e një vendi të tërë të shkaktuar nga lufta. Më duket se është një roman i mirë dhe do të ketë sukses...
1 250 Lekë
More

Botuesi: Botimet Dudaj

Vetmia e numrave prim, Paolo Giordano

Aliçja është shtatë vjeçe dhe e urren shkollën e skive, por i ati e detyron të shkojë. Është një ditë me mjegull të dendur, ajo ka frohtë dhe qumështi që ka pirë për mëngjes i rëndon në stomak. Lart, në vendndalimin e teleferikut, ajo ndahet nga shokët dhe, e fshehur në borë, urinon në mbathje...
900 Lekë
More

Botuesi: Botimet Dudaj

Të parët tanë, Italo Calvino

Doja të bëja një trilogji përvojash mbi mënyrën e realizimit të qenieve njerëzore: te Kalorësi i paqenë - arritjen e ekzistencës; te Viskonti i përgjysmuar - aspiratën drejt një plotësie përtej gjymtimeve të imponuara nga shoqëria; te Baroni rebel - një rrugë drejt një plotësie jo individualiste, që duhet arritur përmes besnikërisë ndaj një vetëvendosjeje...
1 000 Lekë
More

Botuesi: Argeta LMG

Kostandinopoja, Edmondo De Amiçis

Edmondo De Amiçis rrëfen udhëtimin e tij në Stamboll, duke treguar eunukët, konkubinat flet për Topkapinë e Shën Sofinë, për Pazarin e Madh dhe Bririn e Artë, për Urën e Gallatës dhe Xhaminë e Sulejmanit, për magjitë e humbura të të “Qytetit të pakrahasueshëm”.
900 Lekë
More

Botuesi: Cabej

Perfectum trinum, Grup Autorësh

Rreth njëqind poezi të tre poetëve të mëdhenj italianë të shekullit XX, Eugenio Montale, Salvatore Quasimodo dhe Giuseppe Ungaretti vijnë në shqip të përzgjedhura dhe shqipëruara nga poeti i njohurshkodran Zef Zorba, njohës e admiruesi të treve.
1 000 Lekë
More

Botuesi: Toena

Dekameroni, Giovanni Boccaccio

10 të rinj largohen nga Firencia në vitin 1348, për shkak të situatës së rëndë që ky qytet po përjetonte në përballje me murtajën e zezë, epidemi që i mori jetën plot gjysmës së banorëve të tij. Të mbyllur në një shtëpi fshati, 7 vajza dhe 3 djem, në moshën më të bukur, të detyruar të mposhtin frikën, të zbukurojnë ditët e tyre, të kuptojnë moralin e...
1 500 Lekë
More