• Banner

Legjendat më bukura, Arian Leka, vol. 2
  • Legjendat më bukura, Arian Leka, vol. 2

Legjendat më bukura, Arian Leka, vol. 2

Ky libër vijon disa prej miteve dhe legjendave më të njohura të antikitetit europian, të cilat fillojnë me vëllimin 1. Pas miteve rreth perëndive të Olimpit, historia ndjek jetën e Prometeur, që u vetësakrifikua për t’i dhënë fund diktatit të kryezotit.

11,10 
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Legjendat më bukura, vëllimi 2
Gjinia: Përralla, mitologji
Autori: Arian Leka
Shtëpia botuese: Botimet Poeteka
Viti: 2018
Fq. 264
Pesha: 0.301 kg.
ISBN: 978-9928-23-01-26

Mbi librin

Ky libër vijon disa prej miteve dhe legjendave më të njohura të antikitetit europian, të cilat fillojnë me vëllimin 1. Pas miteve rreth perëndive të Olimpit, historia ndjek jetën e Prometeur, që u vetësakrifikua për t’i dhënë fund diktatit të kryezotit.

Në veprat e Eskilit dhe Miltonit shkruhet se e lidhën me zinxhirë mbi shkëmb, prej nga shqiponja e mundonte çdo ditë, duke i shqyer mishin dhe duke ia copëtuar me sqep e me kthetra mëlçinë.

Por dikush tjetër, për ta demistifikuar dhe për t’iu qasur të vërtetës në një tjetër mënyrë, ka shkruar se përtej madhështisë, duhet të shtojmë se bamirësi i njerëzimit ishte gjithashtu edhe vjedhës, mashtrues dhe besëpakë. Tradhtoi llojin të cilit i përkiste, titanët, për t’i ndenjur pranë njeriut.

I njëjti zot-ndëshkues, dënon një titan të fuqishëm dhe të ditur, Atlasin, që njihte lundrimin dhe astronominë. Për shkak të kryengritjes dhe mosbindjes, ai u dënua të mbante përjetësisht mbi supet e tij sferën qiellore. Ka autorë që gjejnë te kjo figurë fajtorin që ndaloi Tokën dhe Qiellin të takoheshin, duke i mbajtur përjetësisht larg.

Kanë shkruar edhe se ai nuk ishte aspak mikpritës, nuk u jepte strehë udhëtarëve dhe pengonte çdokënd të merrte mollët e arta, për të cilat kujdeseshin bijat e tij. Një tjetër personazh mitik, mbret në Korintin e një herë e një kohe, i pandehur për mashtrim, u dënua të shtynte pafundësisht një gur deri në majën e malit të pjerrët. Prej aty guri rrokullisej poshtë sërish, duke ia bërë mbretit Sizif të pafrytshme përpjekjet dhe të pafundmë mundimin.

Por thuhej, gjithashtu, edhe se ky mbret ra viktimë e zilisë, pasi zgjuarsia e tij filloi t’ia kalonte zgjuarsisë së kryezotit dhe kjo, me sa duket, ka qenë dhe mbetet diçka që të rrezikon.

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789928230126
ean13
9789928230126
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Botart

Tom Gejts, me pakëz fat, Liz Pichon

Babi dëshiron të bëjmë një balonë, kështu që mund të dalim jashtë dhe të marrim shumë “ajër të pastër”. Nuk do ta kisha aspak problem nëse do të kishim një qen, por kjo nuk ka për të ndodhur sepse Delia është “alergjike” nga qentë (ndërsa unë mendoj se jam alergjik nga Delia).

Çmimi 9,99 
More
Në gjendje

Botuesi: Albas

Një udhëtim i rrezikshëm, Bedri Dedja

Aventurat e tyre do t’i rrëmbejnë lexuesit e vegjël për t’i çuar në Festivalin e Gjëraxhepit, në qytetin famëkeq të Helmegazisë, e deri në Monopatin e torturave gramatikore e matematikore… Por çfarë ndodh më pas me ta?

Çmimi 7,77 
More
Në gjendje

Referenca: SKU000552

Botuesi: OMSCA-1

Gra të vogla, Luiza Mei Ellkot

Një nga librat më të bukur të të gjitha kohërave "Gra të vogla" është më shumë se kaq: një libër i pavdekshëm. Ky libër, që nga koha e botimit të parë e deri më sot, është ribotuar pafundësisht. Pasi të lexohet është e pamundur të harrohet.

Çmimi 8,88 
More
Në gjendje

Referenca: SKU001796

Botuesi: Aeditions

Atlas Historik i Botes per femije, Enciklopedi per femije

Ky atlas i mrekullueshëm është një panoramë e gjallë dhe magjepsëse e qytetërimit njerëzor përgjatë epokave. I ndarë në katër kapituj, me më shumë se 60 harta të përgatitura me dorë dhe piktura plot ngjyra, shqyrton periudhat kyçe të historisë në botën antike, mesjetare, në epokën e eksplorimeve, si dhe në atë moderne t

Çmimi 17,76 
More
Ne gjendje

Botuesi: Aeditions

Kthimi i Robinsonit

Edhe pse e quanin Pepe, të gjithë e thërrisnin Robinson, si Robinson Kruzoja i Defosë, sepse ai përherë na zhdukej dhe kthehej pas ca ditësh. Hidhej në aventura të reja pa iu trembur syri, ndaj ishte një botëshëtitës i paparë.

Çmimi 4,44 
More
Në gjendje

Referenca: SKU001036

Botuesi: Dituria

Harry Potter dhe dhuratat e vdekjes, J.K. Rowling

"Unë hapem kur mbyllem": një nga enigmat e shumta që lë Urtimori, me të cilën Harri Poteri duhet të përballet në librin e shtatë dhe të fundit të serisë. Personazhet që kujtonim se u kishim shkuar deri në thelb, zbulojnë të fshehta të thella.

Çmimi 15,54 
More
Në gjendje
Përshtypjet (0)