Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0,00 SEK
More

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
80,50 SEK
More

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
120,75 SEK
More

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
115,00 SEK
More
Të gjithë artikujt më të shitur
Legjendat më bukura, Arian Leka, vol. 1
  • Legjendat më bukura, Arian Leka, vol. 1

Legjendat më bukura, Arian Leka, vol. 1

Ky libër çel gjerdanin e botimeve mbi disa prej miteve dhe legjendave më të njohura të antikitetit europian. Do të gjejmë këtu disa nga rrëfenjat më të bukura, të cilat na kanë mahnitur, na kanë shtangur, tmerruar dhe zbavitur prej shekujsh.

115,00 SEK
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Legjendat më bukura, vëllimi 1
Gjinia: Përralla, mitologji
Autori: Arian Leka
Shtëpia botuese: Botimet Poeteka
Viti: 2018
Fq. 216
Pesha: 0.301 kg.
ISBN: 978-9928-23-01-19

Mbi librin

Ky libër çel gjerdanin e botimeve mbi disa prej miteve dhe legjendave më të njohura të antikitetit europian. Do të gjejmë këtu disa nga rrëfenjat më të bukura, të cilat na kanë mahnitur, na kanë shtangur, tmerruar dhe zbavitur prej shekujsh, por që na kanë mësuar gjithashtu një nga format mahnitëse të rrëfimit të historisë sonë, mënyrës sesi menduan, përpjekjet e njerëzve për të shpjeguar botën, përjetimet tona, gjurmët që nuk u shlyen dot nga koha, ndryshimet në shoqëri dhe në natyrë.

Nuk ka qenë shumë e këndshme dhe as shumë e njerëzishme ajo që ofrohet përmes mitologjisë. Që në krye përballemi me luftën dhe me vrasjet. Në vend të perëndive të pavdekshme dhe heronjve dashamirës, ndeshim një baba si Kronosi, hyjni për nga zanafilla, që gëlltit bijtë pa më të voglën mëdyshje dhe krejt pa mëshirë.

Më tej, teksa ndjekim rrjedhën e rrëfimeve, ndeshim një mbret si Minosi, me prindër-perëndi, që urdhëron ndërtimin e labirintit, ku mes të tjerëve burgos edhe arkitektin që e projektoi atë, dhe që për t’u arratisur iu desh të ndërmerrte rrugën më të pamundur.

Prej këtej vrasjet zbresin edhe mes njerëzve të zakonshëm, por të veshur me pushtet. Një grua, mbretëreshë,si Klitemnestra, që synon të vrasë bashkëshortin, dhe e vret atë në bashkëpunim me të dashurin e saj. Kjo vrasje vë në lëvizje mekanizmin e krimeve të tjera.

Djali i saj, Oresti, përbetohet të vrasë nënën që u vrau babanë. Lexojmë edhe sesi një bijë, një princeshë si Medea, tradhton të atin dhe vendin e saj, ndihmon kundërshtarin për shkak të dashurisë. Kështu fillon historia jonë. Magjepsëse, përsa i takon fantazisë, por e mbushur me kobe dhe gjëma.

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789928230119
ean13
9789928230119
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Botimet Dudaj

Zemër si boja, Cornelia Funke

Megi i adhuron librat, ashtu si i ati, Moja. Asgjë nuk e bën më të lumtur se të jetojë e qetë në shtëpi, por një ditë, një i huaj troket në derë dhe përsëri, ashtu si dhe herë të tjera në të shkuarën, Moja fillon të paketojë plaçkat. Duhet t'ia mbathin, të fshihen. Por nga çfarë? Nga kush?
138,00 SEK
More

Botuesi: Pegi

Eliza dhe krijesat e saj, Francesca Zappia

Në e botën reale, Eliza Mërku është e ndrojtur, e çuditshme dhe nuk ka asnjë shoqe apo shok. Në virtualitet, ajo ështe LadyConstellation, krijuesja anonime e një faqeje tejet popullore mes të rinjve, që quhet "Deti i Tmerrshëm". Asaj nuk i shkon nëpër mend që jeta reale mund t'i japë po aq kënaqësi sa dhe ajo virtuale, madje as nuk ka dëshirë që ta...
138,00 SEK
More

Referenca: SKU000334

Botuesi: Ideart

Oliver Tuist (pershtatje per femije), Charles Dickens

Londra e 1830-ës nuk ishte aspak një vend i përshtatshëm jetese për një djalosh të uritur dhjetëvjeçar, jetim, pa familje dhe pa miq, pa shtëpi, vetëm me një qindarkë në xhep, aq sa për të blerë një copë bukë për të mbajtur frymën.
33,12 SEK
More

Referenca: SKU000797

Botuesi: Cabej

Çarli dhe fabrika e çokollatave, Roald Dahl

Keni dëgjuar për Biletat e Arta? Po për Umpa-Lumpat? Po për çoko-televizorin dhe mrekullitë e tjera të fabrikës së çokollatave të Vili Vonkës: kurramele, sheqbar, manahunde, xhuxhube-mente?
92,00 SEK
More

Botuesi: Vellezerit Tafa

Emili i Lonebergës, Astrid Lindgren

Ky botim përfaqëson një vepër thuajse të panjohur në Shqipëri të autores së famshme Astrid Lindgren, krijueses së personazhit tepër të dashur për fëmijë Pipi Çorapegjatës. Emili i Lonebergës është një triologji e cila botohet e plotë.
126,50 SEK
More

Botuesi: Pegi

Udhëtimi i gjatë i Geri Hopit, Moony Witcher

Teksa qytetet e Besias dhe të Karanit po shkatërrohen në një luftë vdekjeprurëse mes qytetarëve të tyre, Fiderbët dhe Verrotët, Geri Hopi, i cili ka humbur të atin, jeton me dhimbjen e sëmundjes së nënës, e destinuar të vdesë për shkak të mungesës së barnave mjekësore.
92,00 SEK
More

Botuesi: Botart

Ramona Kuimbi, 8 vjeçe, Beverly Cleary

Detyra e Ramonës është të sillet mirë me të mërzitshmen zonjën Kemp, e cila kujdeset për atë gjatë kohës që nëna është në punë. Nëse zonja Kuimbi nuk do të punonte, atëherë zoti Kuimbi nuk do të mund të kthehej në kolegj.
69,00 SEK
More

Referenca: 2951

Botuesi: Morava

Shtepia Magjike mbi Peme 9, Delfinet ne agim, Mary Pope Osborne

"Ose fundosu, ose noto" Kjo thënie kishte kuptim për Xhekun dhe Anin kur Shtëpia Magjike mbi Pemë i çoi ata në mes të oqeanit. Për fat të mirë, ata gjetën një mininëndetëse në një gumë shkëmbore koralore. Për fat të keq, ata po bëhen gati të takojnë një oktapod gjigant dhe një peshkaqen shumë të uritur. A do t'i shpëtojnë delfinët? 
34,50 SEK
More
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Botuesi: Poeteka & Ideart

Legjendat më bukura, Arian Leka, vol. 2

Ky libër vijon disa prej miteve dhe legjendave më të njohura të antikitetit europian, të cilat fillojnë me vëllimin 1. Pas miteve rreth perëndive të Olimpit, historia ndjek jetën e Prometeur, që u vetësakrifikua për t’i dhënë fund diktatit të kryezotit.
115,00 SEK
More