• Banner

Kërcimtari i hijeve, J. M. Forster
  • Kërcimtari i hijeve, J. M. Forster

Kërcimtari i hijeve, J. M. Forster

Alergjia e Xhekut ndaj dritës së diellit e detyron atë të mos dalë nga hija, e njëkohësisht të jetë i vetmuar dhe nën rrezikun e djegieve të rënda të lëkurës sa herë që përballet me dritën.

7,93 CHF
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Kërcimtari i hijeve
Origjinali: Shadow jumper
Gjinia: Roman
Autori: J. M. Forster
Shqipëroi: Ilir Bashari
Shtëpia botuese: Botart
Viti: 2019
Fq. 220
Pesha: 0.262 kg.
ISBN: 978-9928-286-42-0

Mbi librin

Alergjia e Xhekut ndaj dritës së diellit e detyron atë të mos dalë nga hija, e njëkohësisht të jetë i vetmuar dhe nën rrezikun e djegieve të rënda të lëkurës sa herë që përballet me dritën.

Kapërcimi i hijeve mbi majat e çative në muzg e bën të ndihet i gjallë dhe i lirë. Por, gjendja e Xhekut papritur është bërë më keq se kurrë dhe vetëm babai i tij shkencëtar, që nuk dihet se ku ndodhet, mund ta shpëtojë.

Ndërkohë që Xheku dhe mikesha e tij e re, Beti, nisin të rrëmojnë e hetojnë në të kaluarën e babait të tij për ndonjë gjurmë, as që u shkon nëpër mend se çfarë do të zbulojnë.

Kudo që shkojnë ndeshen me thashetheme tronditëse e sekrete të errëta. Xheku është trim kur rri mbi çati, por a mund ta gjejë ai guximin që të përballet me të vërtetën?

Detajet e librit

Referencat specifike

ean13
9789928286420
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Dituria

Harry Potter dhe Fëmija i Mallkuar, J. K. Rowling

Historia e tetë. Nëntëmbëdhjetë vjet më pas... Ka qenë gjithmonë e vështirë të ishe Harry Potter. Dhe nuk është më e lehtë tani që Harry është punonjës i Ministrisë së Magjisë, i mbingarkuar me punë, bashkëshort dhe baba i tre fëmijëve të moshës shkollore.

Çmimi 9,91 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Ideart

Ditari i Gregut, Pushime në panik, vol.12, Jeff Kinney

Por Heflit do të zbulojnë shpejt se parajsa nuk është ajo që mendohet. Dielli përvëlues, problemet me stomakun dhe insektet helmuese, të gjitha këto përbëjnë një kërcënim për pushimet e tyre. Do t'u dalë për mirë ai udhëtim apo arratisja në ishull do të përfundojë në katastrofë?

Çmimi 6,94 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Aeditions

Aladini, arushi magjik

Në këtë libër do të lexoni historinë e Aldinit, arushit të famshëm e paksa të rrëmujshëm, që jetonte në një shtëpizë në Pyllin e Magjepsur e që ëndërronte të bëhej Magjistar i Madh.

Çmimi 3,96 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Pegi

Eliza dhe krijesat e saj, Francesca Zappia

Në e botën reale, Eliza Mërku është e ndrojtur, e çuditshme dhe nuk ka asnjë shoqe apo shok. Në virtualitet, ajo ështe LadyConstellation, krijuesja anonime e një faqeje tejet popullore mes të rinjve, që quhet "Deti i Tmerrshëm". Asaj nuk i shkon nëpër mend që jeta reale mund t'i japë po aq kënaqësi sa dhe ajo virtuale, madje as nuk ka dëshirë që ta...

Çmimi 11,89 CHF
More
Në gjendje
Përshtypjet (0)