• Banner

Djali i magjistares, Kelly Barnhill
  • Djali i magjistares, Kelly Barnhill
  • Djali i magjistares, Kelly Barnhill

Djali i magjistares, Kelly Barnhill

Kur Nedi dhe binjaku i tij rrëzohen nga trapi në lumin e tërbuar e të magjepsur, shpëton vetëm Nedi. Fshatarët janë të bindur se shpëtoi gjallë djali i gabuar. Dhe duket qartë që Nedi po rritet i dobët e i metë.

9,91 CHF
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Djali i magjistares
Origjinali: The Witch's Boy
Gjinia: Roman
Autori: Kelly Barnhill
Shqipëroi: Nikolla Langore
Shtëpia botuese: Bota Shqiptare
Viti: 2019
Fq. 416
Pesha: 0.501 kg.

Mbi librin

“Nga reja shpërtheu rrufeja që u drejtua mu në zemër të Nedit. Ai nuk pati kohë as të thërriste, as të lëvizte. Vetëm se ndjeu magjinë t’i ngjitej në lëkurë e t’i përhapej në të gjithë trupin duke vluar, rrëshqitur e futur thellë, aq thellë sa nuk kuptonte më ku mbaronte ajo e ku fillonte ai vetë.”

Kur Nedi dhe binjaku i tij rrëzohen nga trapi në lumin e tërbuar e të magjepsur, shpëton vetëm Nedi. Fshatarët janë të bindur se shpëtoi gjallë djali i gabuar. Dhe duket qartë që Nedi po rritet i dobët e i metë.

Më të shumtën e kohës qëndron brenda shtëpisë e oborrit të familjes së tij. Por kur një Mbret Bandit vjen të vjedhë magjinë që i është besuar nënës së Nedit, magjistares, është Nedi ai që e shpëton magjinë dhe mbledh forcat për të mbrojtur familjen e fshatin e tij.

Ndërkohë, në një tjetër mbretëri përtej pyllit që kufizohet me fshatin e Nedit, jeton Ejni, vajza e shkathët dhe praktike e Mbretit Bandit. Atë e ndjekin pas fjalët e fundit të së ëmës: “Djali i gabuar do të të shpëtojë ty jetën dhe ti do t’i shpëtosh atij jetën”.

Por kur rrugët e Ejnit dhe Nedit takohen, a do t’i besojnë ata sa duhet njëri-tjetrit që të mund të kalojnë përmes pyllit të pabesë e të ndalojnë luftën që po përgatitet të shpërthejë?

Me penë të shkathët, shkrimtarja e njohur Kelly Barnhill përdor elementet e përrallave klasike me temë magjike: gurë që flasin, një ujk që bëhet mik me njeriun e një mbret të ri lakmitar dhe i ndërthur ato në një rrëfim plot bukuri që flet për të mirën e të keqen, për dashurinë dhe urrejtjen, për magjinë dhe forcën e miqësisë.

Detajet e librit
Bota Shqiptare

Referencat specifike

isbn
9789928003270
ean13
9789928003270
Ndoshta mund të pëlqejë edhe
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Mediaprint

Virusi në ndjekje të Morigana Krout, Jessica Townsend

Dhe duke parë qytetin, që e ka aq shumë për zemër, të kapluar nga tmerri, Morigana shumë shpejt e kupton që është detyra e saj të gjejë ilaçin kundër këtij Virusi të egër, edhe pse përpjekja për ta gjetur ilaçin do ta vendosë atë dhe të gjithë banorët e Nevërmurit përpara një rreziku të paparashikuar.

Çmimi 11,89 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Dituria

Loja e frikës, Maren Stoffels

Duke parë Dilanin të shqetësuar çdo natë nga makthe dhe të mbyllur në vetvete, Kuini i propozon që të marrin pjesë, së bashku me Sofinë, në Lojën e Frikës. Por, pikërisht vëllai i Dilanit është një nga djemtë e punësuar për të trembur lojtarët dhe kur ngjarjet komplikohen, aq sa situata del jashtë kontrolli, loja nuk do të jetë më e tillë dhe do të...

Çmimi 6,94 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Te tjere

Maksi dhe fantazma, Christian Tielmann

Një ditë, e treta A udhëtoi për në parkun e lojërave. Maksi dhe shokët e tij nuk ngopeshin dot me trenat e shpejtësisë së lartë që kalojnë nëpër ujë, me rrotën gjigante që rrotullohet dhe me karuselët drithërues. Befas, Niki humbi pa gjurmë në trenin e fantazmave.

Çmimi 4,66 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Argeta LMG

Zemra, Edmond De Amiçis

 Me këto fjalë, nuk dua të them se e ka shkruar ai nxënës ashtu siç është shtypur: ai merrte shënime dita ditës në një radhor, ashtu si ia priste mendja, për çdo gjë që shihte, që dëgjonte dhe mendonte në shkollë e përjashta.

Çmimi 5,85 CHF
More
Në gjendje

Referenca: SKU000831

Botuesi: Dituria

Harry Potter dhe Dhoma e të Fshehtave, J.K. Rowling

Që kur Harri kthehet në shtëpi për pushimet verore, Dërslit sillen keq dhe diçka i fshehin. Harri mezi pret të kthehet në shkollën e tij të dashur, në Hoguarts. Por tamam kur po bën gati valixhet, merr paralajmërimin: në Hoguarts i kërcënohet një fatkeqësi! Dhe fatkeqësia ndodh.

Çmimi 8,92 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Te tjere

Një familje e paparë, Si një e rritur, libri i trembëdhjetë, Christine Sagnier, Caroline Hesnard

Lola ëndërron të ndihet e rritur: të ketë një celular dhe të dalë vetëm nëpër qytet. Por asaj nuk i lejohen këto. Por ja që një ditë, mami i beson Lolës dhe shoqes së saj një mision: të blejnë panine me çokollatë në furrën e bukës aty pranë. Ajo fluturon nga gëzimi dhe është shumë krenare për këtë!

Çmimi 4,16 CHF
More
Në gjendje
Përshtypjet (0)