• Banner

Djali i magjistares, Kelly Barnhill
  • Djali i magjistares, Kelly Barnhill
  • Djali i magjistares, Kelly Barnhill

Djali i magjistares, Kelly Barnhill

Kur Nedi dhe binjaku i tij rrëzohen nga trapi në lumin e tërbuar e të magjepsur, shpëton vetëm Nedi. Fshatarët janë të bindur se shpëtoi gjallë djali i gabuar. Dhe duket qartë që Nedi po rritet i dobët e i metë.

11,10 
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Djali i magjistares
Origjinali: The Witch's Boy
Gjinia: Roman
Autori: Kelly Barnhill
Shqipëroi: Nikolla Langore
Shtëpia botuese: Bota Shqiptare
Viti: 2019
Fq. 416
Pesha: 0.501 kg.

Mbi librin

“Nga reja shpërtheu rrufeja që u drejtua mu në zemër të Nedit. Ai nuk pati kohë as të thërriste, as të lëvizte. Vetëm se ndjeu magjinë t’i ngjitej në lëkurë e t’i përhapej në të gjithë trupin duke vluar, rrëshqitur e futur thellë, aq thellë sa nuk kuptonte më ku mbaronte ajo e ku fillonte ai vetë.”

Kur Nedi dhe binjaku i tij rrëzohen nga trapi në lumin e tërbuar e të magjepsur, shpëton vetëm Nedi. Fshatarët janë të bindur se shpëtoi gjallë djali i gabuar. Dhe duket qartë që Nedi po rritet i dobët e i metë.

Më të shumtën e kohës qëndron brenda shtëpisë e oborrit të familjes së tij. Por kur një Mbret Bandit vjen të vjedhë magjinë që i është besuar nënës së Nedit, magjistares, është Nedi ai që e shpëton magjinë dhe mbledh forcat për të mbrojtur familjen e fshatin e tij.

Ndërkohë, në një tjetër mbretëri përtej pyllit që kufizohet me fshatin e Nedit, jeton Ejni, vajza e shkathët dhe praktike e Mbretit Bandit. Atë e ndjekin pas fjalët e fundit të së ëmës: “Djali i gabuar do të të shpëtojë ty jetën dhe ti do t’i shpëtosh atij jetën”.

Por kur rrugët e Ejnit dhe Nedit takohen, a do t’i besojnë ata sa duhet njëri-tjetrit që të mund të kalojnë përmes pyllit të pabesë e të ndalojnë luftën që po përgatitet të shpërthejë?

Me penë të shkathët, shkrimtarja e njohur Kelly Barnhill përdor elementet e përrallave klasike me temë magjike: gurë që flasin, një ujk që bëhet mik me njeriun e një mbret të ri lakmitar dhe i ndërthur ato në një rrëfim plot bukuri që flet për të mirën e të keqen, për dashurinë dhe urrejtjen, për magjinë dhe forcën e miqësisë.

Detajet e librit
Bota Shqiptare

Referencat specifike

isbn
9789928003270
ean13
9789928003270
Ndoshta mund të pëlqejë edhe
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Botart

Rebelet, Jennifer Mathieu

Vivi merr një fletushkë që mamaja e saj e ruante në një kuti me kujtime dhe krijon një revistë feministe, të cilën e shpërndan në mënyrë anonime në të gjithë ambientet e shkollës. Po e bën këtë thjesht për t’u shfryrë, por ja që mjaft vajza e mbështesin.

Çmimi 11,10 
More
Ka mbaruar

Botuesi: Te tjere

Beni dhe Ana, Peter Hertling

"Beni dhe Ana" është një roman për fëmijë mjaft i këndshëm. Aty flitet për dashurinë fëmijërore mes Anës dhe Benit, për prindërit e tyre, shokët e shoqet e klasës së tyre, mësuesin aq simpatik Zajbman etj.

Çmimi 5,55 
More
Në gjendje

Antichi Racconti Albanesi, Mitrush Kuteli

Il nucleo di queste leggende affonda le radici nell’antichità, e nonostante le variazioni attraverso i secoli, conservano intatto il loro essenza. La raccolta celebra le grandi virtù del popolo albanese: il coraggio, la resistenza indomabile contro i nemici per difendere la patria e l’onore.

Çmimi 27,75 
More
Në gjendje

Referenca: SKU001785

Botuesi: Aeditions

Gjithcka qe duhet te dini, Enciklopedi per femije

Me fakte mahnitëse, ngjarje që të nxisin imagjinatën, fjalorth, pyetje dhe përgjigjie si dhe lojra e veprimtari pa fund. Gjithçka që duhet të dini është enciklopedia që i nevojitet çdokujt. Mbi 2000 ilustrime të mrekullueshme. E përmbledhur në dhjetë kapituj.

Çmimi 27,75 
More
Ne gjendje

Botuesi: Dituria

Udhëtimi i mrekullueshëm i Poliksenës, Bianca Pitzorno

Historia e fëmijës së humbur, të rritur larg prindërve dhe pastaj të gjetur sërish, është një temë e rrahur në shumë nga romanet e shekullit XIX. Siç duket, në historinë e njerëzimit, të gjithë prindërit kanë pasur frikë se mos i humbasin fëmijët e tyre dhe të gjithë fëmijët e kanë përjetuar këtë frikë.

Çmimi 9,99 
More
Në gjendje

Botuesi: Pegi

Ditari rozë, vol. 3

Laku i Akemit po shtrëngonte gjithnjë e më tepër rreth Sashikos dhe Kenxhit. Kiokoja, e zemëruar në kulm nga marifetet e saj të dyshimta, vendos të flasë me Tomin, të vetmin njeri që mundet ende ta ndalë Akemin. Kiokoja merr guximin dhe përpiqet t'i hapë sytë atij. Por, Tomi, që deri dje i binte në qafë me pyetjet e vazhdueshme, nuk ia vë më veshin.

Çmimi 5,00 
More
Ka mbaruar

Botuesi: Argeta LMG

Vendi i Rrëfenjave, Përplasja e botëve, Chris Colfer

Ndërkohë që në Nju-Jork bëhet kërdia, Konerit dhe shokëve të tij u duhej të luftonin betejën e tyre më të madhe. Por pa Aleksian në krah, Koneri nuk di se si ta fitojë luftën dhe si t’i mbrojë njerëzit që do. A mund ta gjejë Koneri Aleksian para se të jetë shumë vonë? Dhe... a munden binjakët të rivendosin rregullin mes botës së përrallave dhe botës së...

Çmimi 13,32 
More
Në gjendje
Përshtypjet (0)