• Banner

Gjysmëhumburi, Sally Green, libri i tretë
  • Gjysmëhumburi, Sally Green, libri i tretë

Gjysmëhumburi, Sally Green, libri i tretë

Natani po vrapon përsëri. Gjurmuesit e Shtrigave të Bardha janë hedhur në sulm. Çdo Shtrigë e Zezë është në rrezik.

11,10 
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Gjysmëhumburi, libri i tretë
Origjinali: Half Lost
Gjinia: Roman
Autori: Sally Green
Shqipëroi: Leonard Doka
Shtëpia botuese: Dudaj
Viti: 2019
Fq. 312
Pesha: 0.401 kg.
ISBN: 978-99943-0-568-1

Mbi librin

Natani po vrapon përsëri. Gjurmuesit e Shtrigave të Bardha janë hedhur në sulm. Çdo Shtrigë e Zezë është në rrezik.

Tanimë Natani është më i fuqishëm se kurrë ndonjëherë, porse është gati të humbasë mendjen. Që të mbrojë Aleancën nga rrënimi, atij i duhet të bëhet arma vendimtare e saj. Dhe që të shpëtojë një shoqëri që e urren, i duhet të rrezikojë duke humbur gjithçka që ka në zemër.

Përfundimi drithërues i trilogjisë fenomenale “Gjysmëkeqi”, së shpejti edhe në ekranin e madh.

Mbi autoren

Sally Green jeton në veriperëndim të Anglisë. Ajo ka kryer punë të ndryshme derisa, në vitin 2010, zbuloi dashurinë e saj për të shkruar dhe që prej asaj kohe nuk reshti më. Ajo rrit pula, bën reçelra të shijshme, nuk e ka dëshirë hekurosjen, i pëlqen të ecë nëpër Uells, qoftë edhe kur bie shi.

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789994305681
ean13
9789994305681
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Botuesi: Botimet Dudaj

Gjysmëkeqi, vol.1, Sally Green

Në Anglinë e ditëve të sotme shtrigat jetojnë përkrah njerëzve. Janë Shtriga të Bardha, të cilat janë të mira, si dhe Shtriga të Zeza, të cilat janë të këqija - por Natani gjashtëmbëdhjetëvjeçar ua ndryn aftësitë të dyja palëve. I ati është shtrigani më i fuqishëm e më mizor në botë, ndërsa e ëma i ka vdekur.

Çmimi 11,10 
More
Në gjendje

Botuesi: Botimet Dudaj

Gjysmegri, Sally Green

Pasi takoi më në fund Markusin, babanë e tij të pakuptueshëm, dhe mori tri dhuratat që e konfirmuan atë si një shtrigan të rritur, Nathani vazhdon të rendë ende. Atij i duhet të gjejë mikun e tij, Gabrielin, dhe të shpëtojë Ana-Lizën, e cila ndërkaq ishte e burgosur në duart e shtrigës së zezë e të fuqishme, Merkurit.

Çmimi 11,10 
More
Në gjendje
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: 2833

Botuesi: Te tjere

Hajdi, Johanna Spyri

Në tregim flitet për jetën e një vajze nga Zvicra, për momentet e paharrueshme që ajo kalon në shtëpinë në mal, me të cilën është shumë e lidhur dhe për vajtjen e saj në qytet, ku jeta i duket si burg. Me personazhin e Hajdit, shkrimtarja ka treguar qartë simpatinë që ajo ka ndaj instikteve dhe dëshirave të fëmijëve.

Çmimi 4,44 
More
Ka mbaruar

Botuesi: Pegi

Përtej botës sime, Sharon M. Draper

Frymëzues dhe tronditës! Ky libër sfidon çdolloj kategorizimi bazuar te mosha: për të vegjlit, është një lexim mjaft i thjeshtë; për adoleshentët e prindërit është një histori që do t’u ndriçojë mendjen dhe do t’i bëjë të reflektojnë.

Çmimi 11,10 
More
Në gjendje

Botuesi: Aeditions

Një mijë e një net

Këto përralla magjepsëse, që flasin për histori të vërteta dhe të mbinatyrshme, dashuri dhe martesë, pushtet dhe ndëshkim, pasuri dhe varfëri, i rrëfen Sheherazadja. Përralla e parë ngjan me fillin, në të cilin mblidhen, porsi perlat, gjithë përrallat e tjera, e krijojnë një gjerdan të shumëçmuar rrëfenjash.

Çmimi 13,32 
More
Në gjendje

Botuesi: Pegi

Ditari rozë, vol. 3

Laku i Akemit po shtrëngonte gjithnjë e më tepër rreth Sashikos dhe Kenxhit. Kiokoja, e zemëruar në kulm nga marifetet e saj të dyshimta, vendos të flasë me Tomin, të vetmin njeri që mundet ende ta ndalë Akemin. Kiokoja merr guximin dhe përpiqet t'i hapë sytë atij. Por, Tomi, që deri dje i binte në qafë me pyetjet e vazhdueshme, nuk ia vë më veshin.

Çmimi 5,00 
More
Ka mbaruar
Përshtypjet (0)