• Banner

Jeta ime, dashuria dhe gjithcka tjeter, Dagmar Hoßfeld
  • Jeta ime, dashuria dhe gjithcka tjeter, Dagmar Hoßfeld

Jeta ime, dashuria dhe gjithçka tjetër, Dagmar Hoßfeld

Ndihem si gjithmonë. Aspak ndryshe. Por, nuk mund të jetë kështu. Diçka duhet të jetë ndryshe! Sido që të jetë, jam përpjekur pesëmbëdhjetë vjet të jetës sime për të qenë pesëmbëdhjetë vjeçe.

92,00 SEK
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Jeta ime, dashuria dhe gjithçka tjetër
Origjinali: Mein Leben, die Liebe und der ganze Rest
Gjinia: Roman
Autori: Dagmar Hoßfeld
Shqipëroi:Migena Xoxa
Shtëpia botuese: Albas
Viti: 2018
Fq. 240
Pesha: 0.302 kg.
ISBN: 978-9928-282-50-7

Fragment nga libri

Ndihem si gjithmonë. Aspak ndryshe. Por, nuk mund të jetë kështu. Diçka duhet të jetë ndryshe! Sido që të jetë, jam përpjekur pesëmbëdhjetë vjet të jetës sime për të qenë pesëmbëdhjetë vjeçe.

Sidomos viti i fundit ka qenë vërtet shumë i vështirë. Kur je katërmbëdhjetë vjeçe, në njëfarë mënyre ndihesh ende fëmijë. Të paktën të trajtojnë si të tillë. Kur je pesëmbëdhjetë, në të kundërt, je gati e rritur.

Duhet të ketë, pra, një ndryshim. Në kalendar shkruhet e zezë mbi të bardhë. Sot është 30 prill, ditëlindja ime. Nga sot kam fiks një vit kohë për të gjetur ndryshimin, nëse ka një të tillë.

Detajet e librit
Te tjere
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Botuesi: Te tjere

Koni, Pauli dhe problemet me shoqërinë, Dagmar Hoẞfeld

Shoqëria është më e rëndësishme se çdo gjë tjetër. Shkollat 9 – vjeçare po stërviten për Lojërat Rinore Mbarëkombëtare. Koni është pjesëtare e skuadrës së atletikës të shkollës së saj. Kjo i dhuron kënaqësi, por i merr edhe shumë kohë. Ajo nuk dëshiron as të heqë dorë nga stërvitja, por as të lërë pas dore shoqet e saj dhe Filipin.

Çmimi 74,75 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Te tjere

Koni, Filipi dhe puthja në dëborë, Dagmar Hoẞfeld

Filipi i ka dhuruar Konit një kalendar për Krishtlindje. Kur nga dritarëza e vogël që ndodhej mbi të u shfaq një zemër, ajo ndjeu se kjo Krishtlindje do të ishte shumë romantike dhe e bukur. Por pastaj mori vesh që planet e Filipit ishin ndryshe nga sa e kishte imagjinuar dhe aspak romantike.

Çmimi 74,75 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Te tjere

Koni, Filipi dhe supervajza, Dagmar Hoẞfeld

Koni përhumbet në sytë e kafenjtë të Filipit kur e sheh. Fluturat në stomak nuk po i ikin. Përkundrazi, ajo bëhet gjithnjë e më keq, kur një vajzë e re shfaqet në shkollën e tyre. Larisa jo vetëm që është shumë e bukur, por është edhe superinteligjente, sportiste e zonja dhe mjaft e gatshme për të ndihmuar të tjerët.

Çmimi 74,75 SEK
More
Në gjendje
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Albas

Si katër çiliminj u bënë biznesmenë, Bedri Dedja

Shkrimtari aq i dashur për fëmijë, Bedri Dedja, do të na çojë përsëri në Sdikuisht, në kryeqytetin e përrallave të tij, kësaj here për të na njohur me të fshehtat e biznesit, me sekretet e qyteteve Gëzimburg dhe Skarcomania, me magjistaren Inteligjenca Artificiale, me autostradat dhe semaforët kozmikë...

Çmimi 80,50 SEK
More
Në gjendje

Referenca: SKU002040

Botuesi: Te tjere

Hetuesit e Vegjel 8, Misteri i i Pulles se Vjedhur, Ron Roy

Dinkut i vijnë 5 letra njëra pas tjetrës nëpërmjet postës, por asnjëra nga ato nuk i përkiste atij. Ishte ngatërruar adresa apo qëllimisht ishin nisur në adresën e tij?! Dikush tjetër i kërkon sepse zarfet e tyre ishin me kode dhe aty fshihej një pullë postare e rrallë dhe me shumë vlerë.

Çmimi 34,50 SEK
More
Ne gjendje

Botuesi: Botimet Dudaj

Zemër si boja, Cornelia Funke

Megi i adhuron librat, ashtu si i ati, Moja. Asgjë nuk e bën më të lumtur se të jetojë e qetë në shtëpi, por një ditë, një i huaj troket në derë dhe përsëri, ashtu si dhe herë të tjera në të shkuarën, Moja fillon të paketojë plaçkat. Duhet t'ia mbathin, të fshihen. Por nga çfarë? Nga kush?

Çmimi 138,00 SEK
More
Ne gjendje

Referenca: SKU001813

Botuesi: Pegi

Vogelushja e Henes se Gjashte, Moony Witcher

Ishte ora 22:00 e datës 2 qershor kur Nina u ngrit nga shtrati dhe, si ngaherë, e rrëzoi në dysheme Platonin e gjorë. Rendi në banjë dhe teksa shplante duart, vuri re që ylli ishte bërë shumë i madh, aq sa i zinte tërë pëllëmbën e dorës. Dhe ishte pis i zi...kjo nuk i kishte ndodhur kurrë.

Çmimi 69,00 SEK
More
Ne gjendje

Botuesi: Aeditions

Një mijë e një net

Këto përralla magjepsëse, që flasin për histori të vërteta dhe të mbinatyrshme, dashuri dhe martesë, pushtet dhe ndëshkim, pasuri dhe varfëri, i rrëfen Sheherazadja. Përralla e parë ngjan me fillin, në të cilin mblidhen, porsi perlat, gjithë përrallat e tjera, e krijojnë një gjerdan të shumëçmuar rrëfenjash.

Çmimi 138,00 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Te tjere

Një ëndërr jashtë loje, Alessandra Berello, Andrea Marelli

Për Danielin, shokun e ri të skuadrës dhe sulmuesin e ri të Virtusit, Matia di vetëm që e ka lëkurën të errët, që shpërfill pozicionin jashtë loje dhe bën gola të përsosur. Por rreth Danielit ka shumë për të zbuluar: ai vjen nga larg, ka një buzëqeshje ngjitëse dhe për Matian e Ilarian ai do të bëhet si një vëlla.

Çmimi 86,25 SEK
More
Në gjendje

Referenca: 2832

Botuesi: Te tjere

Djaloshi i grabitur, R. L. Stevenson

Në librin që keni në duar, do të lexoni plot emocion historinë e Davidit, i cili në moshën 17 vjeçare humbet të dy prindërit. I mbetu vetëm, ai do të përjetojë një grindje trashëgimie me xhaxhain e tij kurnac dhe do të grabitet nga disa të panjohur.

Çmimi 46,00 SEK
More
Ne gjendje

Botuesi: Botimet Dudaj

Rudi Noçka, Derri Atlet, Uwe Timm

Vogëlushja Cupi fiton në një festë një derrkuc të vogël, të cilin ajo, edhe pse në kundërshtim me dëshirën e prindërve të saj, dëshiron ta mbajë patjetër si kafshë shtëpiake. Në një mënyrë krejt argëtuese, ky libër tregon çmendurinë e përditshme në një familje me tre fëmijë, me këtë kafshë shtëpiake të pazakontë, që rritet shumë shpejt.

Çmimi 80,50 SEK
More
Ne gjendje
Përshtypjet (0)