Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0 Lekë
More

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
700 Lekë
More

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
1 050 Lekë
More

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
1 000 Lekë
More
Të gjithë artikujt më të shitur
Nje enderr jashte loje, Alessandra Berello, Andrea Marelli
  • Nje enderr jashte loje, Alessandra Berello, Andrea Marelli

Një ëndërr jashtë loje, Alessandra Berello, Andrea Marelli

Te tjere

Për Danielin, shokun e ri të skuadrës dhe sulmuesin e ri të Virtusit, Matia di vetëm që e ka lëkurën të errët, që shpërfill pozicionin jashtë loje dhe bën gola të përsosur. Por rreth Danielit ka shumë për të zbuluar: ai vjen nga larg, ka një buzëqeshje ngjitëse dhe për Matian e Ilarian ai do të bëhet si një vëlla.

750 Lekë
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Një ëndërr jashtë loje
Origjinali: Football dream, Un sogno in fuorigioco
Gjinia: Roman
Autori: Alessandra Berello, Andrea Marelli
Shqipëroi: Ardian Çela
Shtëpia botuese: Albas
Viti: 2018
Fq. 192
Pesha: 0.181 kg.
ISBN: 978-9928-282-36-1

Mbi librin

Për Danielin, shokun e ri të skuadrës dhe sulmuesin e ri të Virtusit, Matia di vetëm që e ka lëkurën të errët, që shpërfill pozicionin jashtë loje dhe bën gola të përsosur. Por rreth Danielit ka shumë për të zbuluar: ai vjen nga larg, ka një buzëqeshje ngjitëse dhe për Matian e Ilarian ai do të bëhet si një vëlla.

Kjo deri ditën kur Danieli do të zhduket dhe të rinjve do t'iu duhet kurajë për të përballuar sekretet që historia e tij fsheh. Në këmbim, do të mësojnë që ëndrrat janë shumë më të thjeshta për t'u realizuar, nëse përpiqemi të gjithë së bashku.

Detajet e librit
Te tjere

Referencat specifike

isbn
9789928282361
ean13
9789928282361
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Botart

Tom Gejts, me pakëz fat, Liz Pichon

Babi dëshiron të bëjmë një balonë, kështu që mund të dalim jashtë dhe të marrim shumë “ajër të pastër”. Nuk do ta kisha aspak problem nëse do të kishim një qen, por kjo nuk ka për të ndodhur sepse Delia është “alergjike” nga qentë (ndërsa unë mendoj se jam alergjik nga Delia).
900 Lekë
More

Botuesi: Dituria

Superpluhuri për pordhacë i doktor Proktorit, Jo Nesbo

Kjo që po ju prezantojmë është një histori veçanërisht e këndshme dhe origjinale, ku elementet e realitetit përzihen me fantazinë dhe aventurën. Një ngjarje e rrëfyer me thjeshtësi, me komizëm e talente dhe që me siguri është aq interesante për të rinjtë sa ta lexojnë me zë të lartë.
600 Lekë
More

Botuesi: IDK

Përrallat e luginës Mumin, Tove Jansson

Nëse rastis të gjesh një dragua të vogël të praruar, me putra të gjelbra, çfarë thua se mund të bësh me të? E pra, trolli Mumin kujtonte se dinte, por ja që kur e mori dragoin me vete në shtëpi, kuptoi se gjërat s'ishin aspak ashtu siç e kishte menduar.
700 Lekë
More

Referenca: 2747

Botuesi: Pegi

Perralla nga bota, vol. 2

Në këtë vëllim janë mbledhur përrallat: "Princi Rubin" nga Inda, "Popokatepteli dhe Ikstla" nga Meksika, "Aladini dhe llamba e mrekullueshme" nga Arabia dhe "Ylli i këputur" nga India.
700 Lekë
More

Referenca: SKU000915

Botuesi: Dituria

Harry Potter dhe Urdhri i Feniksit, J.K. Rowling

Lordi Fluronvdekje është kthyer. Çfarë do të ndodhë tani që Zotëria i Errët po bëhet sërish i fuqishëm? Një mbrëmje vere në Privet Drajv ndodh diçka e çuditshme ... Harri Poteri rrezikon të përjashtohet nga shkolla!
1 400 Lekë
More

Botuesi: Dituria

Një shkollë për Lavinjën, Bianca Pitzorno

Falë magjisë së unazës që mori dhuratë nga një zanë, Lavinja, dikur shitësja e vogël e shkrepëseve, u bë e pasur. Tani jeton në Grand Hotel, udhëton me makinë dhe ndjek Institutin Prestigj & Sukses.
600 Lekë
More

Botuesi: Mediaprint

Meri Popins, Pamela L. Travers

Kjo është Meri Popins dadoja më e famshme e të gjitha kohërave, fryt i fantazisë së shkrimtares australiane Pamela Travers, që ka shkruar tetë libra për fëmijë, dy prej të cilëve janë bërë filma nga kompania e famshme Disney.
950 Lekë
More

Zbulim i botës së skajshme

Dedikuar vetëm zbulimeve shpërthyese , të jashtëzakonshme dhe të pabesueshme , këto faqe gjithë adrenaline shfaqin gjithçka , nga makinat e shpejta dhe ndjekësit e stuhive deri te grabitqarët e egër dhe supervullkanet.
2 500 Lekë
More

Referenca: SKU000889

Botuesi: Dituria

Harry Potter dhe i burgosuri i Azkabanit, J.K. Rowling

Jeta e Harrit është në rrezik: një vrasës i rrezikshëm është arratisur nga burgu i frikshëm i Azkabanit dhe po e ndjek pas, i vendosur ta vrasë. Ndoshta kësaj radhe as shkolla magjike, dhe as shokët e tij nuk mund ta ndihmojnë dot.
800 Lekë
More

Botuesi: Argeta LMG

Superaventurat e Elenës, Philip Osbourne

Pra, imagjinoni gëzimin e tyre kur Elena i përfshin në hetimet  mbi vjedhjen misterioze që rrezikon daljen e CD-së së re e të shumëpritur të Lady Vagas…  Në këtë vrap të shfrenuar kundër kohës, hetueset e vogla duhet të angazhohen jo vetëm të  gjejnë fajtorin (a do ia dalin?), por edhe të përballen me frikërat e tyre, duke u ndierë në  përfundim të...
690 Lekë
More