• Banner

Olga prej letre, Xhumi i zi, Elisabetta Gnone
  • Olga prej letre, Xhumi i zi, Elisabetta Gnone

Olga prej letre, Xhumi i zi, Elisabetta Gnone

Të gjithë e dinin që Olgës i pëlqente t'i tregonte bukur historitë e veta, ose përndryshe nuk i tregonte fare. Ndaj, kur Olga Papeli niste një histori të re, njerëzit ndaleshin e mbanin vesh...

8,88 
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Olga prej letre, Xhumi i zi
Origjinali: Olga di carta. Jum fatto di buio
Gjinia: Roman
Autori: Elisabetta Gnone
Shqipëroi: Albana Nexhipi
Shtëpia botuese: Dituria
Viti: 2018
Fq. 224
Pesha: 0.298 kg.
ISBN: 978-9928-217-87-5

Mbi librin

Të gjithë e dinin që Olgës i pëlqente t'i tregonte bukur historitë e veta, ose përndryshe nuk i tregonte fare. Ndaj, kur Olga Papeli niste një histori të re, njerëzit ndaleshin e mbanin vesh...

Është dimër në Baliko, fshati është i mbuluar me borë dhe Krishtlindja po afrohet. Banorët përballen me acarin që ka mbërthyer luginën dhe Olga i ngroh ata me tregimet e veta. Ka gati një histori të re, që del nga zbrazëtia që ka lënë pylli i rrafshuar me drunj të prerë.

Kjo zbrazëti i sjell ndër mend Xhumin, i cili i kujtohet edhe Valdit, qenit të saj besnik. Xhumi i zi ecën duke u zvarritur, i avashtë dhe i qullët, si një kërmill. Kur humbasim dikë apo diçka të dashur, Xhumi bëhet i gjallë. Për Xhumin ka shumë tregime, të cilat të bëjnë të rrudhësh hundën e ballin, dhe të gjitha historitë e rrëfyera nga Olga, janë një dhuratë që ajo ua jep atyre që kanë nevojë.

Sepse tregimet e saj të ngushëllojnë, të lehtësojnë, të ruajnë dhe sidomos, të bëjnë të qeshësh e të largojnë trishtimin. Pas librit Olga prej letre. Udhëtimi i jashtëzakonshëm, kthehet sërish jeta e fshatit të Balikos me një histori që përmban shumë të tjera brenda, si në lojën e kutive kineze, si në një farmaci të një tjetër kohe plot me sirtarë të hapur për të nxjerrë jashtë ilaçin e duhur për secilin prej nesh.

Detajet e librit
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Botuesi: Dituria

Olga prej letre, Elisabetta Gnone

Olga Papeli është një vajzë hollake si degëz dhe ka një talent të veçantë: di të rrëfejë histori të pabesueshme, të cilat thotë se i ka jetuar vetë dhe ku mund të ndodhë që një baldosë të flasë, një lepur të jetë lundërtar dhe një ari të bëhet rrobaqepës.

Çmimi 9,99 
More
Në gjendje
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Te tjere

Gjyshi në kornizë, Ermir Nika

Në këtë libër "Gjyshi në kornizë", autori sjell me emocion një ngjarje kulmore, nga jeta e një gjyshi dhe nipit të tij. Fëmija ndodhet para vështirësish natyrore, të cilat shumëfishohen nga humbja aksidentale e gjyshit.

Çmimi 4,66 
More
Në gjendje

Botuesi: Dituria

Harry Potter dhe Fëmija i Mallkuar, J. K. Rowling

Historia e tetë. Nëntëmbëdhjetë vjet më pas... Ka qenë gjithmonë e vështirë të ishe Harry Potter. Dhe nuk është më e lehtë tani që Harry është punonjës i Ministrisë së Magjisë, i mbingarkuar me punë, bashkëshort dhe baba i tre fëmijëve të moshës shkollore.

Çmimi 11,10 
More
Në gjendje

Botuesi: Botimet Dudaj

Momoja, Michael Ende

Në këtë libër bëhet fjalë pikërisht për enigmën "kohë", një enigmë që mund të preokupojë njëlloj fëmijë dhe të rritur meditues, të cilët ende nuk kanë harruar të dyshojnë për atë që në dukje është e qartë. Historia e Momosë është vendosur në atë perandori të fantazisë që ndodhet në Askund dhe Kurrë ose edhe në një të Tanishme pa kohë.

Çmimi 11,10 
More
Ne gjendje

Referenca: 2553

Botuesi: Cabej

Gjiganti i madh i mire, Roald Dahl

Titulli: Gjiganti i madh i mirëOrigjinali: The Big Friendly GiantGjinia: RomanAutori: Roald DahlShqipëroi: Naum PriftiShtëpia botuese: ÇabejViti: 2005Fq. 199Pesha: 0.321 kgISBN: 978-99927-33-66-7

Çmimi 8,88 
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000970

Botuesi: Dituria

E fshehta e unazes prej rubini, Yvonne MacGrory

Irlanda e 1885 – ës ishte Irlanda e tokës së paqetë, e dënimeve, bojkotimeve. Çarls Stjuart Parnel, atëherë në kulmin e pushtetit, ishte mbret i pakurorëzuar. E fshehta e unazës prej rubini është historia e Lusit dhe e aventurave të saj në botën e panjohur ku befas është gjendur.

Çmimi 4,44 
More
Ne gjendje

Referenca: 2833

Botuesi: Te tjere

Hajdi, Johanna Spyri

Në tregim flitet për jetën e një vajze nga Zvicra, për momentet e paharrueshme që ajo kalon në shtëpinë në mal, me të cilën është shumë e lidhur dhe për vajtjen e saj në qytet, ku jeta i duket si burg. Me personazhin e Hajdit, shkrimtarja ka treguar qartë simpatinë që ajo ka ndaj instikteve dhe dëshirave të fëmijëve.

Çmimi 4,44 
More
Ka mbaruar

Botuesi: Dituria

Im ungj Osvald, Roald Dahl

Nëpërmjet një gjetjeje të pashoqe, Brumbullit sudanez të Fshikëzës, i cili, as më shumë, as më pak, është pararendësi i viagrës së sotme dhe, kësodore, një afrodiziak i jashtëzakonshëm, Osvaldi është një sipërmarrës i pacipë, që kërkon të nxjerrë fitime marramendëse me anë të pluhurit çudibërës dhe hireve ngashënjyese të Jasminës, partneres së tij.

Çmimi 8,88 
More
Ne gjendje
Përshtypjet (0)