• Banner

Kafshet fantastike dhe ku mund te gjenden: Skenari origjinal, J.K.Rowling
  • Kafshet fantastike dhe ku mund te gjenden: Skenari origjinal, J.K.Rowling

Kafshët fantastike dhe ku mund të gjenden, J. K. Rowling

Eksploruesi dhe magjizoologu Njut Skamandër sapo ka mbaruar një udhëtim rreth botës në kërkim të krijesave magjike të pazakonshme. Mbërrin në Nju Jork, duke menduar se qëndrimi i tij do të jetë një ndalesë e shkurtër. Por, kur valixhja e tij magjike hapet gabimisht, disa nga kafshët fantastike të Njutit arratisen nëpër dhe qytet dhe telashet fillojnë për të gjithë…

1 000 Lekë
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Kafshët fantastike dhe ku mund të gjenden
Origjinali: Fantastic beast and where to find them
Gjinia: Roman
Autori: J.K. Rowling
Shqipëroi: Mira Kroqi
Shtëpia botuese: Dituria
Viti: 2018
Fq. 304
Pesha: 0.391 kg
ISBN: 978-9928-217-92-9

Mbi librin

J. K. Rowling ju fton të zbuloni një epokë të re të Botës së Magjistarëve... Eksploruesi dhe magjizoologu Njut Skamandër sapo ka mbaruar një udhëtim rreth botës në kërkim të krijesave magjike të pazakonshme.

Mbërrin në Nju Jork, duke menduar se qëndrimi i tij do të jetë një ndalesë e shkurtër. Por, kur valixhja e tij magjike hapet gabimisht, disa nga kafshët fantastike të Njutit arratisen nëpër dhe qytet dhe telashet fillojnë për të gjithë...

Kafshët fantastike dhe ku mund të gjenden- vepër e J. K. Rowlingut, autore e librave Harry Potterit, e dashur dhe e njohur për të gjithë lexuesit në botë, shënon debutimin e saj si skenariste. Nje dhuratë e përsosur përsosur për bibliotekën e çdolloj lexuesi, qoftë fans i hershëm ose i ri në botën magjike!

Jemi në vitin 1926 në qytetin e Nju Jorkut: një kohë dhe një vend ku ngjarjet e pak njerëzve – dhe krijesave – do të përcaktojnë fatin e shumë të tjerëve. Midis tyre dallohen: Njut Skamandëri, i pari (dhe ndoshta i vetmi) magjizoolog, lufta e të cilit për mbrojtjen e krijesave magjike të botës merr një kthesë të rrezikshme kur disa nga kafshët e frikshme për të cilat ai kujdeset, ia mbathin për në qytet; Tina Golldstin, një ish Aurore amerikane, e punësuar në Ministrinë e Magjisë të SHBA, e cila dëshiron me gjithë shpirt të kthehet në këtë detyrë dhe është e sigurt se lëvizja kundër magjistarëve, e quajtur "Trashëgimtarët e Salemit", është strofull e vetë së Keqes; Kuini Golldstin, motra e bukur dhe e paturpshme e Tinës, e aftë të lexojë mendimet; dhe Xhejkob Kovalski, një veteran (dhe JoMagj), i cili një herë për një herë dëshiron të hapë një furrë për të shitur bukë e ëmbëlsira.

Dhe shumë kafshë fantastike të njohura nga librat e Harry Potterit ose të reja, që e popullojnë këtë vepër, duke i dhënë emocion dhe një atmosferë magjike të papërsëritshme.

Fansat e J. K. Rowlingut do të ndeshen në çdo faqe të këtij libri me humorin, forcën e pabesueshme të saj për krijimin e një bote magjike, si dhe ndjeshmërinë dhe mirëkuptimin e thellë ndaj çdokujt (me ose pa shkop magjik).

Emra të tillë si Urtimori dhe Grindelvaldi janë një urë midis kësaj historie dhe Harry Potteryt, dhe lexuesit do të jenë të lumtur të ndeshen me ta në një situatë të re të kësaj bote magjike. Por kjo është një aventurë që jeton jetën e vet dhe që do t'ju lë pa frymë.

 

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789928217929
ean13
9789928217929
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU000689

Botuesi: Dituria

Harry Potter dhe guri filozofal, J.K. Rowling

Harry Potter, 11 vjeç, nuk është një fëmijë si gjithë të tjerët: ka një vragë në ballë në formën e një vetëtime, është bir magjistarësh, dhe tamam ditëlindjen e vet zbulon fuqitë magjike dhe botën misterioze së cilës i përket. Harri ndjek një shkollë speciale, të populluar nga bufë magjikë, fshesa fluturuese, fantazma

Çmimi 900 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU000831

Botuesi: Dituria

Harry Potter dhe Dhoma e të Fshehtave, J.K. Rowling

Që kur Harri kthehet në shtëpi për pushimet verore, Dërslit sillen keq dhe diçka i fshehin. Harri mezi pret të kthehet në shkollën e tij të dashur, në Hoguarts. Por tamam kur po bën gati valixhet, merr paralajmërimin: në Hoguarts i kërcënohet një fatkeqësi! Dhe fatkeqësia ndodh.

Çmimi 900 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU001036

Botuesi: Dituria

Harry Potter dhe dhuratat e vdekjes, J.K. Rowling

"Unë hapem kur mbyllem": një nga enigmat e shumta që lë Urtimori, me të cilën Harri Poteri duhet të përballet në librin e shtatë dhe të fundit të serisë. Personazhet që kujtonim se u kishim shkuar deri në thelb, zbulojnë të fshehta të thella.

Çmimi 1 400 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU001038

Botuesi: Dituria

Harry Potter dhe Princi Gjakpërzier, J.K. Rowling

Harri është duke pritur në dhomën e tij një vizitë të drejtorit të shkollës, pa arritur të kuptojë arsyen e kësaj vizite. Çfarë është kaq urgjente sa profesori nuk pret deri sa ai të kthehet në shkollë? Po ku shërinjtë e tij, si do ta presin profesor Urtimorin?

Çmimi 1 250 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Dituria

Harry Potter dhe Fëmija i Mallkuar, J. K. Rowling

Historia e tetë. Nëntëmbëdhjetë vjet më pas... Ka qenë gjithmonë e vështirë të ishe Harry Potter. Dhe nuk është më e lehtë tani që Harry është punonjës i Ministrisë së Magjisë, i mbingarkuar me punë, bashkëshort dhe baba i tre fëmijëve të moshës shkollore.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Në gjendje
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: SKU001870

Botuesi: Te tjere

Ata kërkonin lumturinë, Viktor Canosinaj

Është historia e një grupi fëmijësh shqiptarë që ikin në Itali fshehurazi, në kërkim të një jete më të mirë dhe atje ndeshen me një sërë ngjarjesh që as nuk i kishin çuar nëpër mend, si shfrytëzimi i fëmijëve për lypje dhe prostitucion, trafikimi i tyre etj. 

Çmimi 400 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: 2102

Botuesi: Aeditions

Magjiologjia, Enciklopedi per femije

Në qoftë se dëshiron me gjithë shpirt të nxësh Artin e Magjisë, atëherë, në mungesë të një magjistari, ky libër do të të japë ndihmën dhe kurajën e duhur, që unë vetë kisha për të ta dhënë sikur në këto çaste të gjendesha para teje si mjeshtri dhe mësuesit yt.

Çmimi 2 500 Lekë
More
Ka mbaruar
Përshtypjet (0)