• Banner

Pema e deshirave, Katherine Applegate
  • Pema e deshirave, Katherine Applegate

Pema e dëshirave, Katherine Applegate

Natyrisht, pemët nuk mund të bëjnë shaka. Por, sigurisht, ne mund të rrëfejmë histori... Kuqoja është një lis me shumë rrathë moshe. Kuqoja është "pema e dëshirave" e lagjes; njerëzit i shkruajnë dëshirat e tyre në copa pëlhure dhe i varin ato në degët e Kuqos.

800 Lekë
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Pema e dëshirave
Origjinali: Wishtree
Gjinia: Roman
Autori: Katherine Applegate
Shqipëroi: Nikolla Langore
Shtëpia botuese: Bota Shqiptare
Viti: 2018
Fq. 216
Pesha: 0.231 kg.
ISBN: 9789928003065

Mbi librin

Natyrisht, pemët nuk mund të bëjnë shaka. Por, sigurisht, ne mund të rrëfejmë histori... Kuqoja është një lis me shumë rrathë moshe. Kuqoja është "pema e dëshirave" e lagjes; njerëzit i shkruajnë dëshirat e tyre në copa pëlhure dhe i varin ato në degët e Kuqos.

Bashkë me një sorrë me emrin Bongo dhe me kafshët e tjera që strehohen në zgavrat e saj, kjo pemë dëshirash vigjilon mbi lagjen. Ju mund të mendonit se Kuqoja i ka parë të gjitha. Derisa në lagje vjen një familje e re. Jo të gjithë janë të mirëpritur dhe përvoja e Kuqos si pemë dëshirash bëhet më e rëndësishme se kurrë.

Zbavitës, plot mendim, plot ndjenjë e hijeshi, ky libër është ndoshta libri më i mirë i Katherine Applegate; libër që buron nga shpirti e që rrëfehet nga një këndvështrim krejtësisht i pazakontë.

Komente mbi librin

"Plot ngrohtësi e mendim, kjo histori rrëfehet nga perspektiva e një lisi plak që ka parë gjithçka në jetë. Shkrimtarja e bestsellerëve Katherine Applegate i mban lexuesit të lidhur pas pemës së vjetër, ashtu siç janë të lidhur pas saj kafshët e njerëzit që jetojnë tek ajo dhe pranë saj. Ky rrëfim i shkurtër por i ngjeshur i drejtohet lexuesve të shkollës nëntëvjeçare që kanë nisur të pëlqejnë romanet me pak ilustrime por që përmbajnë më shumë mendim."

Seira Wilson, redaktore në Amazon

""Pema e dëshirave" nga Katherine Applegate është pikërisht ajo që mund të presë lexuesi nga një shkrimtare që ka fituar medaljen "Newbery". Plot mendim, prekës dhe në kohën e duhur. Është një histori që do t'i shtyjë nxënësit e shkollës nëntëvjeçare të mendojnë e të diskutojnë, çka është saktësisht ajo që pritet nga letërsia e mirë."

Alice Cary, BookPage

Mbi autoren

Katherine Applegate është autore e librit Ivani unik dhe i pashoq, fitues i Newbery Medal. Romani i saj i fundit, 'Krenshau', qëndroi mbi njëzet javë në listën e bestsellerëve të New York Times. Ajo ka shkruar edhe romanin Shtëpia e guximtarit. Katherine Applegate jeton me familjen e saj në Tiburon të Kalifornisë.

Detajet e librit
Bota Shqiptare

Referencat specifike

isbn
9789928003065
ean13
9789928003065
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Botimet Dudaj

Artemis Fowl 8, Gardiani i fundit, Eoin Colfer

Opal Koboi, armike e përbetuar e gjeniut dhe botës sonë, planifikon të asgjësojë racën njerëzore dhe të shndërrohet në mbretëreshën e vetme të Popullit. Nëse ia del mbanë, shpirtrat e luftëtarëve të vdekur gjatë shekujve do të ngrihen nga varret, do të pushtojnë trupat që gjenden më pranë tyre dhe do të fillojnë të shkatërrojnë çdo gjë që do të hasin.

Çmimi 800 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Dituria

Lena, deti dhe unë, Maria Parr

Trili dhe Lena tashmë janë më të rritur, por ata sërish nuk rrinë një ditë rehat, çdo ditë aventura - që shpesh kthehen në telashe - duke përfshirë fundosjen e dy trapeve lundruese që ndërtojnë, ngritjen e flamurit në gjysmë shtize, ndjekjen e kursit të muzikës, që e urrejnë të dy.

Çmimi 800 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Morava

Të rendësh pas telasheve, Alan Brandlay

Është vera e vitit 1950 dhe disa ngjarje të pashpjegueshme kanë ngërthyer Bakshoun, rezidencën e kalbur angleze, që familja e Flavias e quan shtëpi. Një zog i ngordhur gjendet në pragun e derës së shtëpisë me një pullë poste të vendosur çuditërisht në sqepin e tij.

Çmimi 800 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Vellezerit Tafa

Emili i Lonebergës, Astrid Lindgren

Ky botim përfaqëson një vepër thuajse të panjohur në Shqipëri të autores së famshme Astrid Lindgren, krijueses së personazhit tepër të dashur për fëmijë Pipi Çorapegjatës. Emili i Lonebergës është një triologji e cila botohet e plotë.

Çmimi 1 100 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Albas

Udhëtim në botën e pemëve, J.M.G. Le Clezio

A e di ti se pemët flasin, lëvizin dhe shohin? Nëse i vështrojmë me kujdes, do të zbulojmë se ato janë si ne. Djali i vogël do t’i zbusë ato dalëngadalë dhe, falë imagjinatës, ai do të ndërmarrë një udhëtim të mrekullueshëm, ku do të zbulojë sekretet e tyre.

Çmimi 350 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU001999

Botuesi: Pegi

Kepucet roze 4, Balerina te verteta, Beatrice Masini

Madamë Olenska njofton në klasën e Xhoit se do të fillojnë të kërcejnë me puantè, ndonëse ato janë të vogla dhe programi nuk ua lejon. Është njëlloj si të rriten para kohe, diçka që nis t'i tmerrojë paksa vajzat. Ndërsa Xhonatani krijon koreografinë e tij të parë, madje provokon xhelozitë e para të jetës së tij. 

Çmimi 300 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Botart

Tom Gejts, me pakëz fat, Liz Pichon

Babi dëshiron të bëjmë një balonë, kështu që mund të dalim jashtë dhe të marrim shumë “ajër të pastër”. Nuk do ta kisha aspak problem nëse do të kishim një qen, por kjo nuk ka për të ndodhur sepse Delia është “alergjike” nga qentë (ndërsa unë mendoj se jam alergjik nga Delia).

Çmimi 900 Lekë
More
Në gjendje
Përshtypjet (0)