• Banner

Udhetimi i gjate i Geri Hopit, Moony Witcher
  • Udhetimi i gjate i Geri Hopit, Moony Witcher

Udhëtimi i gjatë i Geri Hopit, Moony Witcher

Teksa qytetet e Besias dhe të Karanit po shkatërrohen në një luftë vdekjeprurëse mes qytetarëve të tyre, Fiderbët dhe Verrotët, Geri Hopi, i cili ka humbur të atin, jeton me dhimbjen e sëmundjes së nënës, e destinuar të vdesë për shkak të mungesës së barnave mjekësore.

6,80 GBP
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Udhëtimi i gjatë i Geri Hopit (kopertinë e trashë)
Origjinali: Il lungo viaggio di Garry Hop
Gjinia: Roman
Autori: Moony Witcher
Shqipëroi: Agim Doksani
Shtëpia botuese: Pegi
Viti: 2018
Fq. 208
Pesha: 0.401 kg.
ISBN: 978-9928-233-26-4

Mbi librin

Teksa qytetet e Besias dhe të Karanit po shkatërrohen në një luftë vdekjeprurëse mes qytetarëve të tyre, Fiderbët dhe Verrotët, Geri Hopi, i cili ka humbur të atin, jeton me dhimbjen e sëmundjes së nënës, e destinuar të vdesë për shkak të mungesës së barnave mjekësore.

I vetmi që mund ta shpëtojë është shamani plak Bandeo Gropius, që jeton në ishullin e magjepsur të Hunias, molla e sherrit mes dy popujve. Fshehurazi, Geri niset drejt ishullit dhe kështu, për të, zë fill një udhëtim gjatë të cilit do të zbulojë vende, ndjenja dhe të vërteta të panjohura.

Takimi me Alinën, një vajzë të re nga fisi i Fiderbëve, do ta ndihmojë të ndryshojë këndvështrimin e tij për botën. Dy fëmijët, të destinuar për t'u njohur për shkak të urrejtjes, shpejt do të gjenden si shokë udhëtimi dhe, në fund, do të bëhen miq për kokë.

Rrëfimi është i mbushur me skena të papritura dhe personazhe fantastike, me një natyrë të harlisur dhe magjike. Një histori e madhe rritjeje, lavd për paqen dhe vlerën e diversitetit.

Komente mbi librin

"Moony Witcher = alkimi; dhe pikërisht këtë gjejmë në historinë e Geri Hopit: alkimi, eliksire magjike, bimë mjekësore dhe një botë të tërë magjike që përzihet me mistikën e natyrës."

Libri di cristallo – blog

"Një roman i mrekullueshëm që na mëson, të mëdhenj e të vegjël, që të respektojmë natyrën, të mos kemi frikë nga të qenit ndryshe, dhe të kemi guxim e besim në vetvete."

Romanticamente fantasy – blog

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789928233264
ean13
9789928233264
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU001812

Botuesi: Pegi

Nina dhe Syri Sekret i Atlantides, Moony Witcher

Pesë balenat iu afruan Flatusit dhe fëmijët dalluan mes tyre Megarën, Balenën e Madhe e të Bardhë që kishin takuar para se të shkonin në Atlantidë. Balena e fuqishme kishte marrë me vete edhe katër balena të tjera të besuara, ngjyrë trëndafili.

Çmimi 5,10 GBP
More
Ne gjendje

Referenca: SKU001813

Botuesi: Pegi

Vogelushja e Henes se Gjashte, Moony Witcher

Ishte ora 22:00 e datës 2 qershor kur Nina u ngrit nga shtrati dhe, si ngaherë, e rrëzoi në dysheme Platonin e gjorë. Rendi në banjë dhe teksa shplante duart, vuri re që ylli ishte bërë shumë i madh, aq sa i zinte tërë pëllëmbën e dorës. Dhe ishte pis i zi...kjo nuk i kishte ndodhur kurrë.

Çmimi 5,10 GBP
More
Artikujt e fundit në gjendje

Botuesi: Pegi

Nina dhe Numri i Arte, Moony Witcher

Pasqyra u ndez flakë dhe fluturoi në qendër të dhomës. Vorbulla e zjarrit u zgjerua dhe në qendër tregoi imazhin e dy njerëzve të mbuluar më kapuçë. Fytyrat mezi u shquheshin, por nga detajet e pakta të tipareve, mund të dallohej më së miri që njëri ishte plak, kurse tjetri i ri dhe i stërgjatë.

Çmimi 5,10 GBP
More
Ne gjendje

Botuesi: Pegi

Vogëlushja e Hënës së Gjashtë, Nina dhe Fuqia e Absinthiumit, libri i gjashtë, Moony Witcher

Bota është e sigurtë: Nina dhe shokët e saj e mundën Karkonin Ka të të Artëve, i cili tashmë është shndërruar në një statujë të ngurtë dhe pa jetë. Venecia është rikthyer në jetën e saj të qetë deri natën kur Nina, papritur, vë re që ylli në pëllëmbën e dorës së saj fillon të ndryshojë ngjyrë.

Çmimi 5,10 GBP
More
Ne gjendje
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: SKU001859

Botuesi: Botart

Ndryshimi i madh, Julie Williams

Po bëhesh gati për të vajtur në shkollën 9 - vjeçare? Kudo ka vajza që sivjet do fillojnë shkollën 9-vjeçare... edhe ato kanë të njëjtat pyetje që të shqetësojnë ty. A do të jem në një klasë me shoqet e mia? Po sikur të ngatërrohem nëpër shkollë?

Çmimi 5,10 GBP
More
Ne gjendje

Botuesi: Botart

Ditari i Alisës, Sylvie Louis, vol. 1

Sot, teksa po rregulloja rrëmujën në dhomën time, gjeta dy fletore që xhaxhi Aleksi më ka dhuruar për 10 vjetorin tim. Kjo më solli një ide. Do të filloj të shkruaj një ditar. Nesër është dita e parë e shkollës dhe do të kem plot gjëra për të shkruar.

Çmimi 5,10 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Botart

Arratisja nga biblioteka e Z. Limonçelo, Chris Grabenstein

Kur Kaili merr vesh se krijuesi më i famshëm i lojërave në botë ka projektuar bibliotekën e re në qytet dhe në hapjen e saj do të zhvillojë një lojë në të cilën pjesëmarrësit do të kyçen në bibliotekë, ai është i vendosur të marrë pjesë. Por ai nuk ka kuptuar se marrja pjesë në të është veçse pjesa më e lehtë. 

Çmimi 8,50 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Botart

Bisha e pallatit mbretëror, David Walliams

Në mes të natës, zhurma e hapave të një përndjekjeje të tmerrshme kumbon nëpër korridore. Është pikërisht çasti kur po marrin me forcë mamanë e shtrenjtë të Alfredit, vetë Mbretëreshën, për ta mbyllur në Kullën e Londrës. Alfredi duhet të bëhet i guximshëm e të ndërmarrë një mision të jashtëzakonshëm për ta shpëtuar atë... dhe mbarë botën.

Çmimi 12,75 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Botart

Babi i keq, David Walliams

Babi i Frenkut ishte një kampion në garat me makina. Mbreti i Pistës. Gilberti i Madh! Por pasi pëson një aksident që e çon nga hero në zero, Frenku me Gilbertin mbeten pa asgjë... dhe bien në kthetrat e një bosi krimi dhe larove të tij. Dhe, pasi Gilberti flaket në burg, vetëm Frenku mund t'i vijë në ndihmë...

Çmimi 11,90 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Dituria

Autobusi i drithërimave, Paul van Loon, libri i parë

Nëse po kërkoni një libër që ju emocionon, ju mban frymën pezull dhe ndonjëherë ju drithëron, ky libër është për ju. Gjatë Javës së Librit për fëmijë, një shkrimtar i famshëm fton një mësues me klasën e tij për të bërë një ekskursion të veçantë me Autobusin e Drithërimave.

Çmimi 5,10 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Pema

Timi dështimi, Stephan Pastis

Seria e jashtëzakonshme e detektivit privat Timi Dështimit (që veç i dështuar s'është), ekranizuar së fundmi nga Disney, vjen më në fund edhe në gjuhën shqipe. Histori që të shkrijnë së qeshuri!

Çmimi 8,50 GBP
More
Në gjendje
Përshtypjet (0)