Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0 Lekë
More

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
700 Lekë
More

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
1 050 Lekë
More

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
1 000 Lekë
More
Të gjithë artikujt më të shitur
Nje shkolle per Lavinjen, Bianca Pitzorno
  • Nje shkolle per Lavinjen, Bianca Pitzorno

Një shkollë për Lavinjën, Bianca Pitzorno

Dituria

Falë magjisë së unazës që mori dhuratë nga një zanë, Lavinja, dikur shitësja e vogël e shkrepëseve, u bë e pasur. Tani jeton në Grand Hotel, udhëton me makinë dhe ndjek Institutin Prestigj & Sukses.

600 Lekë
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Një shkollë për Lavinjën
Origjinali: Una scuola per Lavinia
Gjinia: Roman
Autori: Bianca Pitzorno
Shqipëroi:Dhurata Shehri
Shtëpia botuese: Dituria
Viti: 2018
Fq. 144
Pesha: 0.221 kg.
ISBN: 978-9928-217-78-3

Mbi librin

Falë magjisë së unazës që mori dhuratë nga një zanë, Lavinja, dikur shitësja e vogël e shkrepëseve, u bë e pasur. Tani jeton në Grand Hotel, udhëton me makinë dhe ndjek Institutin Prestigj & Sukses.

Por ajo ka mbetur Lavinja e dikurshme, që mallëngjehet para lypësve që kërkojnë lëmoshë. Ka premtuar se nuk do të përdorë më magjinë e unazës, por kur kukulla e Teos, kukulla që kur shtyp një buton sekret, shndërrohet në foshnje prej mishi dhe gjaku, zhduket, vajza e vogël e shkrepëseve, do ta thyejë premtimin. Shumë gjëra do të ndryshojnë; nga shkolla e deri te fati i lypësve të vegjël.

Fragment nga libri

- Shkurt, pra Paloma, - përfundoi Lavinja, - kjo shpjegohet ngaqë argjendarët, si shumë njerëz të tjerë, kanë simpati të madhe për njerëzit e pasur dhe mendojnë se të jesh i pasur, do të thotë të jesh edhe i ndershëm. Ndërkohë që nuk i durojnë dot të varfrit dhe mendojnë se të jesh i varfër, do të thotë të jesh edhe hajdut e kriminel.

Koment nga autorja

Koha kalonte... në botë ndryshonin shumë gjëra dhe, nëpër rrugët e Milanos, si edhe nëpër metropolet e tjera të Europës, shtohej numri i lypësve. Shumë prej tyre ishin fëmijë. Ndërkaq, unë isha bërë Ambasadore e Vullnetit të Mirë e UNICEF – it dhe po merresha me një projekt të bashkisë së Romës për varfërinë e fëmijëve.

Nuk ishte e drejtë, nuk është e drejtë, që disa fëmijë të kenë gjithçka që u duhet dhe me tepri, dhe fëmijëve të tjerë t'u mungojë gjithçka, që nga ushqimi, shëndeti, dinjiteti dhe shkollimi.

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789928217783
ean13
9789928217783
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Pegi

Çfarë të bëjmë me problemet, Kobi Yamada

Ndonëse nuk i kemi fort qejf, ato na ndryshojnë në mënyra krejt të papritura. Pra, çfarë do të bëje, po të gjendeshe përballë një vështirësie? Është e gjitha në dorën tënde.
800 Lekë
More

Referenca: 2103

Botuesi: Aeditions

Alienologjia, Enciklopedi per femije

Paralajmërim për banorët e Tokës! Urgjent! Jashtëtokësorët dhe vizitorët nga kozmosi nuk janë pjellë e fantazisë. Ata janë qenie reale dhe tashmë jetojnë mes nesh. Ata që kanë zemër dhe mençuri për ta kuptuar këtë paralajmërim, lipset të zbulojnë të vërtetën, e cila gjendet mes radhëve të këtij libri. Jeni e vetmja sh
2 500 Lekë
More

Botuesi: Plejad

Vajzat e Olimpit, Fuqia e ëndrrave, libri i dytë, Elena Kedros

Sidi, Luçe dhe Hëni ndjekin së bashku shkollën e mesme. Sidi merret me skermë dhe është kampione, Luçe është shumë e bukur dhe di se si ta bëjë për vete një djalë, ndërsa Hëni është thjesht një gjeni. Duhen, grinden dhe kalojnë orë të tëra në telefon, si të gjitha moshataret.
800 Lekë
More

Botuesi: Zambaku

Pinoku, Carlo Collodi

Personazhi i Pinokut vjen në një përkthim të ri, të këndshëm dhe shumë argëtues. Ju do të njiheni me aventurat e kukullës prej druri, që sdo të shkojë në shkollë dhe që futet në telashe të njëpasnjëshme.
500 Lekë
More

Botuesi: Botart

Bisha e pallatit mbretëror, David Walliams

Në mes të natës, zhurma e hapave të një përndjekjeje të tmerrshme kumbon nëpër korridore. Është pikërisht çasti kur po marrin me forcë mamanë e shtrenjtë të Alfredit, vetë Mbretëreshën, për ta mbyllur në Kullën e Londrës. Alfredi duhet të bëhet i guximshëm e të ndërmarrë një mision të jashtëzakonshëm për ta shpëtuar atë... dhe mbarë botën.
1 500 Lekë
More

Referenca: SKU001949

Botuesi: Mitrush Kuteli

Xinxifilua dhe prralla te tjera, Mitrush Kuteli

Prralla që do të rrëfej tanithi na ka ardhur gojë më gojë nga moti i lashtë e i stërlashtë, kur gjithë kafshët e tokës, gjithë shtërpinjtë e ujit e gjithë shpesët e qiellit flisnin gjuhën e njerëzve, siç flas unë e siç flet zotrote, o këndonjës.
870 Lekë
More

Botuesi: Dituria

Dëgjoje zemrën time, Bianka Pitzorno

Kur mësueses së re i ngjitin nofkën Harpia Sferca dhe çdo ditë shkolla shndërrohet në një betejë, ju mund të besoni përnjëmend se në klasën IV D ndodhin nga të tëra!
900 Lekë
More

Referenca: SKU001040

Botuesi: Dituria

Gruaja e pyllit, Theresa Tomlinson

Meri de Holt, pesëmbëdhjetë vjeçe, ka një arsye të fortë për të ikur nga shtëpia e xhaxhait të saj: familja do ta martojë me një pasanik plak. Meri do të bëhet Mariana, Dama e Gjelbër dhe do të fillojë një jetë të re pranë Gruas së Pyllit.
539 Lekë
More

Botuesi: Arka e Noes

Splash, Natasha Poroçani (Shuteriqi)

 Poezitë mund të cilësohet se mbartin edhe një frymë moderne, larg asaj që quhet poezia klasike për fëmijë, duke pasur më shumëfantazi, situate të jashtëzakonshme dhe që hasen në botën e fëmijëve, dhe kjo për t’i përfaqësuar ata dhe për t’i motivuar të shprehen për ato që ata hasin gjatë ditëve dhe situatave me moshatarët apo të rriturit. 
600 Lekë
More

Mbretëria sekrete 6, Plazhi vezullues, Rosie Banks

Të gjitha zanat janë mbledhur në Plazhin Vezullues për të parë se si magjia e Mbretërisë së Fshehtë përtërihet edhe për një vit tjetër. Por e liga Mbretëresha Zemërkeqja është aty pranë… 
400 Lekë
More

Botuesi: Te tjere

Përralla fantastike

Tetë përralla fantastike, plot me zana dhe magji, shkruar kryesisht për të rriturit, që t'ua tregojnë fëmijëve në mbrëmje e të nxitin dëshirën e tyre për t'i lexuar vetë.
650 Lekë
More
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Botuesi: Dituria

Dëgjoje zemrën time, Bianka Pitzorno

Kur mësueses së re i ngjitin nofkën Harpia Sferca dhe çdo ditë shkolla shndërrohet në një betejë, ju mund të besoni përnjëmend se në klasën IV D ndodhin nga të tëra!
900 Lekë
More

Botuesi: Te tjere

Një jashtëtokësor në familje, Bianca Pitzorno

Në familjen Olivieri ka ardhur një mik i jashtëzakonshëm: Moja, një fëmijë nga planeti Deneb. Është vajzë apo djalë? Ndërmjet tokësorëve dhe denebianëve ka një ndryshim të vogël: gjinia e fëmijëve nuk zbulohet pa mbushur të njëzetat. Por ky ndryshim i vogël shkakton vështirësi të mëdha.
800 Lekë
More