• Banner

  • Ka mbaruar
Princesha e Akademise, Nje UFO ne shkembin fluturues, Shanon Hale, libri i trete
  • Princesha e Akademise, Nje UFO ne shkembin fluturues, Shanon Hale, libri i trete

Princesha e Akademisë, Një UFO në shkëmbin fluturues, libri i tretë, Shanon Hale

Dy bebe aliene përfundojnë në tokë, njëra prej të cilave rritet nga një grua që nuk kishte fëmijë. Kur vajza kërkon të vazhdojë shkollën, merret nga alienët dhe, pa kuptuar as vetë, përfundon në vendlindjen e saj.

46,00 SEK
Sasia
Ka mbaruar

Përshkrimi

Titulli: Princesha e Akademisë, Një UFO në shkëmbin fluturues, libri i tretë
Origjinali: Princess of Academy
Gjinia: Roman
Autori: Shanon Hale
Shqipëroi: Daniela Proko
Shtëpia botuese: Jonalda
Viti: 2016
Fq. 160
Pesha: 0.202 kg.
ISBN: 978-9928-158-79-6

Mbi librin

Nëse e fillon për ta lexuar këtë libër nuk mund të shkëputesh pa e mbaruar. Libri i shkrimtares së shquar amerikane për fëmijë, Shanon Hale, vjen për herë të parë në shqip. Është nga më të lexuarit për fëmijë dhe me shumë vlera edukative. Ngjarjet zhvillohen me personazhe njerëz dhe jashtëtokësorë.

Dy bebe aliene përfundojnë në tokë, njëra prej të cilave rritet nga një grua që nuk kishte fëmijë. Kur vajza kërkon të vazhdojë shkollën, merret nga alienët dhe, pa kuptuar as vetë, përfundon në vendlindjen e saj.

Ajo, që ishte rritur në tokë, gjeti mamanë e saj, e cila ishte mbretëreshë në planetin ku vajti. Vetë vajza është një princeshë, por këtë nuk ia tregoi askush dhe e zbuloi vetë, hap pas hapi.

Vajza lexon shumë për të mësuar sekretet, ndeshet e fiton mbi vështirësitë dhe intrigat duke arritur që të meritojë emrin dhe autoritetin e një princeshe, por është edhe një qenie e zgjuar që shpëton planetin e saj nga keqdashësit dhe intriguesit brenda së njëjtit lloj.

Pastaj, ajo vjen përsëri në tokë ku takon gruan që e rriti por edhe gjen e merr kushërirën e saj që kishte ardhur bebe dhe ishte rritur edhe ajo si një vajzë tokësore. Në situata tepër intriguese dhe të vështira, princesha aliene vjen tek lexuesi si një qenie tokësore, me ngjarje njerëzore, por me zgjuarësi e veti të rralla që frymëzojnë çdo fëmijë që ka dëshirë të dijë e të arrijë shumë gjëra në jetë.

Detajet e librit
Te tjere

Referencat specifike

isbn
9789928158796
ean13
9789928158796
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Te tjere

Një familje e paparë, Dashuria është e bukur, libri i njëmbëdhjetë, Christine Sagnier, Caroline Hesnard

Lola është shumë e gëzuar: ajo do të shkojë në një dasmë. Por, më e bukura... ajo do të jetë shoqëruesja e nuses. Natyrisht, ka veshur një fustan princeshe dhe i ka bërë flokët me rrica, ashtu siç ka ëndërruar gjithmonë. Eh, në të vërtetë, dasmat janë super argëtuese!

Çmimi 48,30 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Pegi

Tea Stilton, Në gjurmët e Tulipanit të Zi

Violeta ndodhet në Holandë për një kurs pikture, kur i ati i shokut të saj, Janit, zhduket në mënyrë misterioze, pasi ka krijuar një lloj të ri tulipani. Tea Sisters i bashkohen shoqes për të hetuar, por një brejtëse misterioze thur tinëzisht komplote për të grabitur lulen e çmuar...

Çmimi 115,00 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Dituria

A di të fërshëllesh Johana, Ulf Stark

"A di të fërshëllesh, Johana?" është historia e veçantë e djaloshit Berra, i cili nuk ka gjysh dhe krejt papritur vendos të shkojë një ditë në shtëpinë e të moshuarve, së bashku me shokun e pandarë, Ulfin. Aty takon Nilsin, gjyshin ideal, dhe që të tre bëhen miq të ngushtë.

Çmimi 57,50 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Botart

Shkolla e spiunazhit, Stuart Gibbs, vol. 1

A mundet që një nxënës i shkëlqyer në lëndët shkencore, sidomos në matematikë, të bëhet një agjent i famshëm sekret? Ben Ripleji shpreson shumë që të jetë e mundur, sepse ndoshta nga kjo do të varet jeta e tij! Paçka se është thjesht një nxënës, qysh tani ai ka arritur ta gjejë punën e ëndrrave të tij. Ku? Në CIA.

Çmimi 115,00 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Pegi

Gjyshi im gazmor, Angela Nanetti

"Kur isha katër vjeç, kisha katër gjyshër, dy në qytet dhe dy në fshat..."Kështu fillon ky libër që rrëfen për një gjysh të jashtëzakonshëm dhe një qershi, për patën Alfonsinë dhe bashkëshortin e saj, Orestin, për gjyshe Teodolinën dhe për natyrën e saj të butë

Çmimi 40,25 SEK
More
Ka mbaruar
Përshtypjet (0)