• Banner

  • Ka mbaruar
Princesha e Akademise, Princesha me fuqi te rralle, Shanon Hale, libri i katert
  • Princesha e Akademise, Princesha me fuqi te rralle, Shanon Hale, libri i katert

Princesha e Akademisë, Princesha me fuqi të rrallë, libri i katërt, Shanon Hale

Dy bebe aliene përfundojnë në tokë, njëra prej të cilave rritet nga një grua që nuk kishte fëmijë. Kur vajza kërkon të vazhdojë shkollën, merret nga alienët dhe, pa kuptuar as vetë, përfundon në vendlindjen e saj.

400 Lekë
Sasia
Ka mbaruar

Përshkrimi

Titulli: Princesha e Akademisë, Princesha me fuqi të rrallë, libri i katërt
Origjinali: Princess of Academy
Gjinia: Roman
Autori: Shanon Hale
Shqipëroi: Daniela Proko
Shtëpia botuese: Jonalda
Viti: 2016
Fq. 176
Pesha: 0.215 kg.
ISBN: 978-9928-158-80-2

Mbi librin

Nëse e fillon për ta lexuar këtë libër nuk mund të shkëputesh pa e mbaruar. Libri i shkrimtares së shquar amerikane për fëmijë, Shanon Hale, vjen për herë të parë në shqip. Është nga më të lexuarit për fëmijë dhe me shumë vlera edukative. Ngjarjet zhvillohen me personazhe njerëz dhe jashtëtokësorë.

Dy bebe aliene përfundojnë në tokë, njëra prej të cilave rritet nga një grua që nuk kishte fëmijë. Kur vajza kërkon të vazhdojë shkollën, merret nga alienët dhe, pa kuptuar as vetë, përfundon në vendlindjen e saj.

Ajo, që ishte rritur në tokë, gjeti mamanë e saj, e cila ishte mbretëreshë në planetin ku vajti. Vetë vajza është një princeshë, por këtë nuk ia tregoi askush dhe e zbuloi vetë, hap pas hapi.

Vajza lexon shumë për të mësuar sekretet, ndeshet e fiton mbi vështirësitë dhe intrigat duke arritur që të meritojë emrin dhe autoritetin e një princeshe, por është edhe një qenie e zgjuar që shpëton planetin e saj nga keqdashësit dhe intriguesit brenda së njëjtit lloj.

Pastaj, ajo vjen përsëri në tokë ku takon gruan që e rriti por edhe gjen e merr kushërirën e saj që kishte ardhur bebe dhe ishte rritur edhe ajo si një vajzë tokësore. Në situata tepër intriguese dhe të vështira, princesha aliene vjen tek lexuesi si një qenie tokësore, me ngjarje njerëzore, por me zgjuarësi e veti të rralla që frymëzojnë çdo fëmijë që ka dëshirë të dijë e të arrijë shumë gjëra në jetë.

Detajet e librit
Te tjere

Referencat specifike

isbn
9789928158802
ean13
9789928158802
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: SKU001882

Botuesi: Te tjere

Biri i erës, Viktor Canosinaj

Roman i llojit fantazi dhe aventurë. U botua në vitin 1996 dhe fitoi çmimin e Ministrisë së Kulturës. Libër që ka pasur sukses dhe vazhdon të mbetet një ndër romanet më të lexuar të autorit. Romani shtjellon fatin e një kali të rritur në liri, i cili bie rob te njerëzit, të cilët e shesin dhe e shfrytëzojnë gjatë gjithë jetës, për punë dhe për luftë. 

Çmimi 300 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Botart

Ditari i Alisës, Mirë se erdhët në klasën e gjashtë, vëllimi i gjashtë, Sylvie Louis

Kam kënaqësinë të të njoftoj se po përuroj sezonin tënd të dytë! Ja ku jemi, unë dhe shokët e mi po shkojmë në klasë të gjashtë! Po vdes të të tregoj ditën e parë të shkollës dhe mbi të gjitha, të të them se kush gjendet në klasën time... dhe kush nuk është më (pff.... Karim, më mungon. Do të doja shumë të kisha lajme nga ty!

Çmimi 600 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Botart

Qofte miu, David Walliams

Njihuni me Zoen. Ajo ka plot arsye për të qenë e dëshpëruar:• Njerka e saj, Shejla, është kaq përtace sa i kërkon Zoes t'i fshijë edhe hundët.• Rrugaçja e shkollës, Tina Trotsi, ia bën jetën ferr për së gjalli, sidomos kur ia lëshon gëlbazën mu në kokë.• Por, mbi të gjitha, ai Bërti i poshtër ka plane të frikshme për miushin e saj.

Çmimi 900 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Argeta LMG

Vendi i Rrëfenjave, Përplasja e botëve, Chris Colfer

Ndërkohë që në Nju-Jork bëhet kërdia, Konerit dhe shokëve të tij u duhej të luftonin betejën e tyre më të madhe. Por pa Aleksian në krah, Koneri nuk di se si ta fitojë luftën dhe si t’i mbrojë njerëzit që do. A mund ta gjejë Koneri Aleksian para se të jetë shumë vonë? Dhe... a munden binjakët të rivendosin rregullin mes botës së përrallave dhe botës së...

Çmimi 1 200 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Botart

Ditari i Alisës, Sylvie Louis, vol. 1

Sot, teksa po rregulloja rrëmujën në dhomën time, gjeta dy fletore që xhaxhi Aleksi më ka dhuruar për 10 vjetorin tim. Kjo më solli një ide. Do të filloj të shkruaj një ditar. Nesër është dita e parë e shkollës dhe do të kem plot gjëra për të shkruar.

Çmimi 600 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Te tjere

Gjyshja në pemën e mollës, Mira Lobe

Andi është i mërzitur sepse, ndryshe nga shokët e klasës, nuk ka një gjyshe. Papritur, ai bëhet me dy gjyshe. Njëra rri fshehur në pemën e mollës dhe ka një makinë bojëqielli me butona çudibërëse. Së bashku ata nisen drejt aventurave gjithnjë e më emocionuese: argëtohen në parkun e lojërave, shkojnë në stepën mbresëlënëse e mandje lundrojnë në detin e...

Çmimi 450 Lekë
More
Në gjendje
Përshtypjet (0)