Aventurat e Herrit, Ne klasen e dyte, Suzi Klajn, libri i pare
  • Aventurat e Herrit, Ne klasen e dyte, Suzi Klajn, libri i pare

Aventurat e Herrit, Në klasën e dytë, libri i parë, Suzi Klajn

Te tjere

Aventurat e Herrit janë të shumta. Ai është shoku më shakaxhi dhe shoku më trazovaç për moshën e tij. Në klasën e dytë ku është ai nuk ka kurrë mërzi. Atij i pëlqen të bëjë shaka që në disa raste janë shumë të guximshme për moshën e tij.

34,50 SEK
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Aventurat e Herrit, Në klasën e dytë, libri i parë
Origjinali: Horrible Harry in room 2B
Gjinia: Roman
Autori: Suzi Klajn
Shqipëroi: Valbona Bitri
Shtëpia botuese: Jonalda
Viti: 2018
Fq. 78
Pesha: 0.102 kg.
ISBN: 978-9928-250-08-7

Mbi librin

Aventurat e Herrit janë të shumta. Ai është shoku më shakaxhi dhe shoku më trazovaç për moshën e tij. Në klasën e dytë ku është ai nuk ka kurrë mërzi. Atij i pëlqen të bëjë shaka që në disa raste janë shumë të guximshme për moshën e tij.

Një ditë Herri i tregoi një gjarpër shoqes së tij të klasës, Song Lisë. Njëherë tjetër rrëzoi në tokë Sidnin dhe e detyroi që të thoshte "I dua vajzat". Është e vështirë të parashikosh se çfarë do të bëjë Herri herën tjetër! Duke lexuar këtë libër do të mësoni disa aventura të tij...

Aventurat e Herrit është një seri shumë e njohur dhe e lexuar në Amerikë. Librat e kësaj serie përdoren për lexime në shkollat fillore amerikane. Autorja është bazuar në historitë e Herrit, një nxënës, aventurat e të cilit tregohen nga Dagu, një shoku i tij i ngushtë.

Duke lexuar aventurat e përshkruara në këto libra dhe duke diskutuar së bashku, fëmijët gjykojnë për sjelljet e mira dhe jo të mira që duhet të imitojnë apo të kritikojnë.

Detajet e librit
Te tjere

Referencat specifike

isbn
9789928250087
ean13
9789928250087
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: 2985

Botuesi: Te tjere

Mallkimi i grave, Viktor Canosinaj

Titulli: Mallkimi i graveOrigjinali: Mallkimi i graveGjinia: RomanAutori: Viktor CanosinajShtëpia botuese: DyrrahViti: 2012Fq. 208Pesha: 0.267 kgISBN: 978-9928-4073-1-3
69,00 SEK
More

Referenca: 2717

Botuesi: Pegi

Ditari roze, vol. 1, Jenny

Kioko Tominari, 16 vjeçe, e tronditur, zbulon se djali të cilit katër vjet më parë kishte tentuar dëshpërimisht t'i shprehte ndjenjat e saj, këtë vit do të jetë në të njëjtën shkollë me të. Asaj nuk i vjen aspak mirë që Tomi sillet sikur asgjë të mos ketë ndodhur.
51,75 SEK
More

Referenca: SKU000689

Botuesi: Dituria

Harry Potter dhe guri filozofal, J.K. Rowling

Harry Potter, 11 vjeç, nuk është një fëmijë si gjithë të tjerët: ka një vragë në ballë në formën e një vetëtime, është bir magjistarësh, dhe tamam ditëlindjen e vet zbulon fuqitë magjike dhe botën misterioze së cilës i përket. Harri ndjek një shkollë speciale, të populluar nga bufë magjikë, fshesa fluturuese, fantazma
103,50 SEK
More

Botuesi: Pegi

4 ½ shokë, libri i parë, Joachim Friedrich

Karstenit do t'i pëlqente të ndihmonte shokët e tij gjatë hetimeve që bëheshin, por kush ia vinte veshin? Gjithçka ndryshon atë pasdite të bukur kur Karsteni zbulon një zgavër në pyll, prej nga kthehet me një hartë thesari dhe me një verdhushkë në duar...
34,50 SEK
More

Botuesi: Te tjere

Mbretëria sekrete 7, Vullkani Gurgullues, Rosie Banks

Mbretëreshë Zemërkeqja i bën magji Mbret Gazmorit, ndërsa Eli, Samëra dhe Jasmina duhet të gjejnë gjashtë përbërës të rrallë për të përgatitur shurupin shërues. Ato nisen për tek Vullkani Gurgullues që të kërkojnë përbërësin e parë.
46,00 SEK
More

Botuesi: Bota Shqiptare

Atje ku mali takon hënën, Grace Lin

Mbrëmjeve, babai i rrëfen përrallat e lashta për Dragoin Jade dhe për Plakun e Hënës që di përgjigjet e të gjitha pyetjeve të botës. E frymëzuar nga ato histori, Minlija ndërmerr një udhëtim të jashtëzakonshëm për të gjetur Plakun e Hënës, që ta pyesë se si mund të ndryshojë fatin e familjes së saj.
115,00 SEK
More

Botuesi: Albas

I fundmi i Kastriotëve, Bedri Dedja

Në vitin 1481, pasi u rrit e u bë burrë, Gjon Kastrioti vendosi të kthehej në Krujë për të organizuar një kryengritje, me dëshirën për të vazhduar bëmat e atit të tij, Skënderbeut të lavdishëm.Si do të vijojnë përpjekjet e tij për ta çliruar Shqipërinë nga zgjedha turke, në rrethanat e reja që janë krijuar në vend, pesëmbëdhjetë vite pas vdekjes së të atit?
80,50 SEK
More

Referenca: SKU002038

Botuesi: Te tjere

Hetuesit e Vegjel 6, Misteri i Thesarit ne Ishull, Ron Roy

Thesar në një ishull?! Po kush mund ta ruante atje dhe pse?! Fëmijët dyshojnë edhe për më të afërmit, por më pas mbeten të rrethuar nga të papritura, frika dhe pasoja të pakëndshme. Vështirësitë që kapërcejnë fëmijët për zbulimin e falsifikatorëve të thesarit të fshehur në ishull përshkruhen mjaft mirë në këtë libër.
34,50 SEK
More

Botuesi: Te tjere

Udhëtari i madh, Xhani Rodari

Xhovanino Perdixhorni i përket fisit të zbuluesve të mëdhenj: ka kureshtjen dhe shpirtin e aventurës. Porse botët që më së shpeshti has nuk e kënaqin krejtësisht dhe kështu, pas një qëndrimi të shkurtër, riniset për të ndjekur ëndrrën e një "vendi pa gabime", ku gjithçka është "e përsosur" dhe "e bukur".
34,50 SEK
More