Aventurat e Herrit, Ne klasen e dyte, Suzi Klajn, libri i pare
  • Aventurat e Herrit, Ne klasen e dyte, Suzi Klajn, libri i pare

Aventurat e Herrit, Në klasën e dytë, libri i parë, Suzi Klajn

Te tjere

Aventurat e Herrit janë të shumta. Ai është shoku më shakaxhi dhe shoku më trazovaç për moshën e tij. Në klasën e dytë ku është ai nuk ka kurrë mërzi. Atij i pëlqen të bëjë shaka që në disa raste janë shumë të guximshme për moshën e tij.

2,97 CHF
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Aventurat e Herrit, Në klasën e dytë, libri i parë
Origjinali: Horrible Harry in room 2B
Gjinia: Roman
Autori: Suzi Klajn
Shqipëroi: Valbona Bitri
Shtëpia botuese: Jonalda
Viti: 2018
Fq. 78
Pesha: 0.102 kg.
ISBN: 978-9928-250-08-7

Mbi librin

Aventurat e Herrit janë të shumta. Ai është shoku më shakaxhi dhe shoku më trazovaç për moshën e tij. Në klasën e dytë ku është ai nuk ka kurrë mërzi. Atij i pëlqen të bëjë shaka që në disa raste janë shumë të guximshme për moshën e tij.

Një ditë Herri i tregoi një gjarpër shoqes së tij të klasës, Song Lisë. Njëherë tjetër rrëzoi në tokë Sidnin dhe e detyroi që të thoshte "I dua vajzat". Është e vështirë të parashikosh se çfarë do të bëjë Herri herën tjetër! Duke lexuar këtë libër do të mësoni disa aventura të tij...

Aventurat e Herrit është një seri shumë e njohur dhe e lexuar në Amerikë. Librat e kësaj serie përdoren për lexime në shkollat fillore amerikane. Autorja është bazuar në historitë e Herrit, një nxënës, aventurat e të cilit tregohen nga Dagu, një shoku i tij i ngushtë.

Duke lexuar aventurat e përshkruara në këto libra dhe duke diskutuar së bashku, fëmijët gjykojnë për sjelljet e mira dhe jo të mira që duhet të imitojnë apo të kritikojnë.

Detajet e librit
Te tjere

Referencat specifike

isbn
9789928250087
ean13
9789928250087
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Pema

Timi dështimi, vol.2, Stephan Pastis

Libri i dytë i serisë shumë të dashur për fëmijë, Timi dështimi, rivjen me po aq humor dhe po aq aventura të Timit. Një libër që i zbavit fëmijët gjatë leximit por njëkohësisht u mëson shumë gjëra??
9,91 CHF
More

Botuesi: Albas

Presidenti i planetit te kuq, Bedri Dedja

Ndonjëherë, për të shpëtuar botën, nuk mjaftojnë dijet dhe teknologjia, por duhet bota fëminore, fantazia dhe aftësia e tyre për të besuar tek e pamundura, duke shndërruar kështu çdo përrallë të bukur në realitet.
7,93 CHF
More

Referenca: 2427

Botuesi: Redona

Dy vjet pushime (përshtatje për fëmijë), Zhyl Vern

Djemtë e një kolegji neozelandez që gjenden të vetëm në bordin e anijes Slougi përfundojnë, për shkak të një shtrëngate në Oqeanin Paqësor, në një ishull të shkretë ku do të qëndrojnë dy vjet... për pushime të detyruara!
2,97 CHF
More

Referenca: 2700

Botuesi: Botart

Zotni Qelbashi, David Walliams

Kloeja është vajza më e vetmuar në botë. Ndodh të takohet me zotni Qelbashin, endacakun e qytetit. Po ai vjen ca erë, por është i vetmi njeri që tregohet i mirë me të. Dhe kur zotni Qelbashit i nevojitet një vend për t'u strehuar, ajo e fsheh te baraka e kopshtit!
6,94 CHF
More

Botuesi: Botart

Dentistja shtrigë, David Walliams

Errësira kishte mbërritur në qytet. Gjëra të çuditshme po ndodhnin në pisk të natës. Fëmijët, kur binin të flinin, fusnin nën jastëk dhëmbin e rënë për zanën e dhëmbëve, por kur zgjoheshin në mëngjes gjenin... një kërmill të ngordhur... një merimangë të gjallë... qindra gërshërza që dilnin nga poshtë jastëkut.
9,91 CHF
More

Botuesi: Pegi

Geri Hop: Rizgjimi i gjigantëve, Moony Witcher

Muzika mbush me gaz e hare ceremoninë e paqes midis verrotëve dhe fiderbëve. Ura Akor ndriçohet nga shandanë bronzi dhe të gjithë vallëzojnë të lumtur. Veçse Geri Hopi ka parë një ëndërr.
9,91 CHF
More

Referenca: SKU001813

Botuesi: Pegi

Vogelushja e Henes se Gjashte, Moony Witcher

Ishte ora 22:00 e datës 2 qershor kur Nina u ngrit nga shtrati dhe, si ngaherë, e rrëzoi në dysheme Platonin e gjorë. Rendi në banjë dhe teksa shplante duart, vuri re që ylli ishte bërë shumë i madh, aq sa i zinte tërë pëllëmbën e dorës. Dhe ishte pis i zi...kjo nuk i kishte ndodhur kurrë.
5,95 CHF
More

Botuesi: Te tjere

Libri i Madh i Aventurave, Manuel Serrat Crespo

"Libri i Madh i Aventurave" përmbledh 11 tregime të përshtatura për fëmijë të autorëve më të mëdhenj klasikë të librave me aventura. Në këto tregime fëmijët njihen me personazhet më eksplorues e më guximtarë të kohërave, që arritën të mbijetonin në çdo vështirësi, që sfiduan fatin e që synuan të dilnin fitimtarë, duke ndihmuar të tjerët.
12,88 CHF
More

Botuesi: Aeditions

Një mijë e një net

Këto përralla magjepsëse, që flasin për histori të vërteta dhe të mbinatyrshme, dashuri dhe martesë, pushtet dhe ndëshkim, pasuri dhe varfëri, i rrëfen Sheherazadja. Përralla e parë ngjan me fillin, në të cilin mblidhen, porsi perlat, gjithë përrallat e tjera, e krijojnë një gjerdan të shumëçmuar rrëfenjash.
11,89 CHF
More

Botuesi: Dituria

Kebaria, vajza që lexonte bukur, Janja Vidmar

Kebarie apo Kedi, siç e thërret babai i saj, është një vajzë rome, nga një kulturë tjetër, e cila shkon në një shkollë sllovene afër vendit ku jeton familja e saj. Ajo grindet shpesh me shokët e klasës, me mësuesen dhe këdo që e sheh si një rome, ndryshe nga të tjerët. Por ajo nuk ndihet mirë as në familje, sepse të gjithë i fshehin të vërtetën për të atin.
4,95 CHF
More

Botuesi: Te tjere

Koni, Filipi dhe puthja në dëborë, Dagmar Hoẞfeld

Filipi i ka dhuruar Konit një kalendar për Krishtlindje. Kur nga dritarëza e vogël që ndodhej mbi të u shfaq një zemër, ajo ndjeu se kjo Krishtlindje do të ishte shumë romantike dhe e bukur. Por pastaj mori vesh që planet e Filipit ishin ndryshe nga sa e kishte imagjinuar dhe aspak romantike.
6,44 CHF
More