• Banner

Ditari i Alises, Sezoni i Limonades, Sylvie Louis, vol. 5
  • Ditari i Alises, Sezoni i Limonades, Sylvie Louis, vol. 5

Ditari i Alisës, Sezoni i Limonadës, vëllimi i pestë, Sylvie Louis

Për një javë do të fluturoj për në Belgjikë. Urra! Po të lajmëroj që tani se do të të fus në bagazhet e mia... Ti do të dish gjithçka mbi pushimet e mia me kushërinjtë Lyly e Kentë, pa harruar teze Modin dhe gjyshe Zhylietën.

6,25 
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Ditari i Alisës, Sezoni i Limonadës, vëllimi i pestë
Origjinali: Le journal d'Alice, La Saison du Citrobules (tome 5)
Gjinia: Roman
Autori: Sylvie Louis
Shqipëroi: Irena Barjami
Shtëpia botuese: Botart
Viti: 2017
Fq. 160
Pesha: 0.211 kg.
ISBN: 978-9928-219-46-6

Fragment nga libri

I dashur ditar udhëtar,

Për një javë do të fluturoj për në Belgjikë. Urra! Po të lajmëroj që tani se do të të fus në bagazhet e mia... Ti do të dish gjithçka mbi pushimet e mia me kushërinjtë Lyly e Kentë, pa harruar teze Modin dhe gjyshe Zhylietën.

Duke pritur ditën, po rehatohem në një plazh me rërë të imët. Përpara meje shtrihet poshtë diellit një liqen xixëllues. Epo mirë, nuk ka palma në horizont dhe uji nuk ka ngjyrë blu në jeshile. Shkurt muhabetit, jemi në Kebek. Nëse ja nis nga fillimi...

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789928219466
ean13
9789928219466
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Botuesi: Botart

Ditari i Alisës, Sylvie Louis, vol. 1

Sot, teksa po rregulloja rrëmujën në dhomën time, gjeta dy fletore që xhaxhi Aleksi më ka dhuruar për 10 vjetorin tim. Kjo më solli një ide. Do të filloj të shkruaj një ditar. Nesër është dita e parë e shkollës dhe do të kem plot gjëra për të shkruar.

Çmimi 6,25 
More
Në gjendje

Botuesi: Botart

Ditari i Alisës, Mirë se erdhët në klasën e gjashtë, vëllimi i gjashtë, Sylvie Louis

Kam kënaqësinë të të njoftoj se po përuroj sezonin tënd të dytë! Ja ku jemi, unë dhe shokët e mi po shkojmë në klasë të gjashtë! Po vdes të të tregoj ditën e parë të shkollës dhe mbi të gjitha, të të them se kush gjendet në klasën time... dhe kush nuk është më (pff.... Karim, më mungon. Do të doja shumë të kisha lajme nga ty!

Çmimi 6,25 
More
Në gjendje
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Ideart

Deni Dingëll, Gjetje fantastike, Këmbëhekuri i fuqishëm, Angie Lake

Deni Dingëlli – i rrezikshëm për fqinjët dhe kërcënim për kafshët e tyre shtëpiake – është rikthyer! Ndodhi që, duke provuar nëse funksiononte apo jo shpikja e tyre më e re, rrezengrirësi, ngordhi kameleoni fitues i disa çmimeve të zotit Nesbit. Kështu, “për të mësuar disiplinën”, Deni dhe Persi dërgohen të ndjekin kursin e xhuxhicusë... 

Çmimi 7,29 
More
Në gjendje

Botuesi: Te tjere

Aventurat e Herrit, Seria e plotë, Suzi Klajn

Aventurat e Herrit është një seri shumë e njohur dhe e lexuar në Amerikë. Librat e kësaj serie përdoren për lexime në shkollat fillore amerikane. Autorja është bazuar në historitë e Herrit, një nxënës, aventurat e të cilit tregohen nga Dagu, një shoku i tij i ngushtë.

Çmimi 24,98 
More
Në gjendje

Botuesi: IDK

Vashëza prej akulli dhe përrallëza të tjera, Mila Pavicevic

Përfshin trembëdhjetë rrëfime që përbëjnë një kombinim të zgjuar mes të mrekullueshmes dhe të mbinatyrshmes, gërshetuar me realitetin e sotëm. Është shkruar në një mënyrë të tillë sa që në fakt është e vështirë të bësh dallimin mes ç'është reale e çështë e sajuar, midis të mundurës dhe të pamundurës.

Çmimi 4,16 
More
Në gjendje

Referenca: 2430

Botuesi: Bota Shqiptare

Dimërimi në akull (përshtatje për femijë), Zhyl Vern

Zhyl Verni lindi në qytetin e Nantës, në Francën Perëndimore. Ai filloi studimet për drejtësi në Paris, por i ndërpreu ato për të filluar karrierën e tij si shkrimtar. Ai filloi të bashkëpunonte me botuesin Pierre - Jules Hetzel, i cili e ndihmoi Vernin të publikonte veprat e tij dhe i dha disa këshilla për fushën e letërsisë.

Çmimi 3,12 
More
Ne gjendje

Botuesi: Botart

Shoqëruesja e nuses, Jacqueline Wilson

Bukuroshes së ndjeshme nëntëvjeçare nuk i është dhënë rast të veshë ndonjë fustan shoqëruese nusesh e ta kombinojë atë me aksesorët e duhur. Ajo është e gatshme të marrë pjesë në çdo ceremoni martesore dhe të shtojë finesën e duhur në fotografitë e dasmës suaj. Tarifa shumë e ulët.

Çmimi 10,41 
More
Në gjendje

Botuesi: Albas

Vera ime pa të dashur, Dagmar Hoẞfeld

Marr celularin, çelësat e shtëpisë dhe portofolin, i fus të gjitha në çantën time të preferuar të shpinës, vendos zyet e diellit në kokë dhe në fund mbyll derën e verandës. Një shëtitje në qytet është gjëja e duhur për të shijuar një Summerfeeling.

Çmimi 8,33 
More
Në gjendje

Referenca: SKU001813

Botuesi: Pegi

Vogelushja e Henes se Gjashte, Moony Witcher

Ishte ora 22:00 e datës 2 qershor kur Nina u ngrit nga shtrati dhe, si ngaherë, e rrëzoi në dysheme Platonin e gjorë. Rendi në banjë dhe teksa shplante duart, vuri re që ylli ishte bërë shumë i madh, aq sa i zinte tërë pëllëmbën e dorës. Dhe ishte pis i zi...kjo nuk i kishte ndodhur kurrë.

Çmimi 6,25 
More
Artikujt e fundit në gjendje

Botuesi: Dritan Tirana

E ka radhën tjetri, Karen M. McManus

Ka kaluar një vit që kur Simon Kelleheri u nda nga jeta. Mejvi ndjek klasën e njëmbëdhjetë në Gjimnazin Bejvju. Zorr se flitet më për vdekjen e Simonit. Mirëpo shfaqet një lojë anonime: "Të Vërtetën apo Sfidën", që mban pezull gjithë nxënësit. Kushdo që nuk pranon të luajë, do të dalë zbuluar. Kur vjen rradha e Mejvit, ajo refuzon të marrë pjesë dhe bien...

Çmimi 12,49 
More
Në gjendje

Referenca: 2951

Botuesi: Morava

Shtepia Magjike mbi Peme 9, Delfinet ne agim, Mary Pope Osborne

"Ose fundosu, ose noto" Kjo thënie kishte kuptim për Xhekun dhe Anin kur Shtëpia Magjike mbi Pemë i çoi ata në mes të oqeanit. Për fat të mirë, ata gjetën një mininëndetëse në një gumë shkëmbore koralore. Për fat të keq, ata po bëhen gati të takojnë një oktapod gjigant dhe një peshkaqen shumë të uritur. A do t'i shpëtojnë delfinët? 

Çmimi 3,12 
More
Ka mbaruar

Botuesi: Aeditions

Aventurat e Gozhdëzës, G. Parca, M. Argilli

Në qoftë se do të kërkonim një vëlla për Pinokun, atëherë nuk ka pikë dyshimi që ai kish për të qenë Gozhdëza. Jo vetëm për faktin se të dy i kanë prindërit italianë, jo vetëm për faktin që njëri është prej druri, ndërsa tjetri prej metali, por edhe ngaqë jetët e të dyve janë të ngjashme, gati-gati si dy pika loti.Aventurat e Gozhdëzës janë edhe aventurat...

Çmimi 10,41 
More
Në gjendje
Përshtypjet (0)