• Banner

Vajzat e Olimpit, Lotet e kristalte, Elena Kedros, libri i pare
  • Vajzat e Olimpit, Lotet e kristalte, Elena Kedros, libri i pare

Vajzat e Olimpit, Lotët e kristaltë, Elena Kedros, libri i parë

Sidi, Luçe dhe Hëni ndjekin së bashku shkollën e mesme. Sidi merret me skermë dhe është kampione, Luçe është shumë e bukur dhe di se si ta bëjë për vete një djalë, ndërsa Hëni është thjesht një gjeni. Duhen, grinden dhe kalojnë orë të tëra në telefon, si të gjitha moshataret.

7,93 CHF
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Vajzat e Olimpit, Lotët e kristaltë, libri i parë
Origjinali: Ragazze dell'Olimpo, Lacrime di cristallo
Gjinia: Roman
Autori: Elena Kedros
Shqipëroi: Dilaver Baxhaku
Shtëpia botuese: Plejad
Viti: 2014
Fq. 262
Pesha: 0.308 kg.
ISBN: 978-9928-183-09-5

Mbi librin

Sidi, Luçe dhe Hëni ndjekin së bashku shkollën e mesme. Sidi merret me skermë dhe është kampione, Luçe është shumë e bukur dhe di se si ta bëjë për vete një djalë, ndërsa Hëni është thjesht një gjeni. Duhen, grinden dhe kalojnë orë të tëra në telefon, si të gjitha moshataret.

Kanë pak gjëra të përbashkëta, por një përkitje e çuditshme i lidh të tria: e njëjta ditëlindje. Por një armik i beftë dhe i egër që i ndjek këmba – këmbës, lotët e çuditshëm që shndërrohen në kristale, fuqitë e tyre hyjnore që dalin në shesh dora – dorës dhe një lajmëtar nga një botë e largët, i cili u tregon për jetën e tyre të mëparshme, nuk mund të jenë rastësi.

Sidi, Luçe dhe Hëni kuptojnë se janë të lidhura në mes tyre nga një mision i pashmangshëm, që i thërret të luftojnë kundër së keqes. Për të shpëtuar botën ku jetojnë. Dhe atë nga e cila vijnë. Forca fizike e Sidit, bukuria e Luçes dhe zgjuarsia e Hënit janë të vetmet armë të fuqishme me të cilat do të luftojnë.

Detajet e librit
Plejad
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Dituria

Nata e vallëzimit me dragoin, Peng Yi

Kjo seri përmbledh vepra përfaqësuese të dhjetë shkrimtarëve të njohur të letërsisë kineze për fëmijë, disa prej të cilëve janë nominuar për Çmimin Hans Christian Andersen. Të gjitha veprat e tyre janë përralla dhe histori për fëmijë kinezë. Ka marrëdhënie midis dashurisë dhe lumturisë, realitetit dhe fantazisë, njerëzve dhe natyrës. Në këto vepra, çdo...

Çmimi 6,94 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Dituria

Olga prej letre, Elisabetta Gnone

Olga Papeli është një vajzë hollake si degëz dhe ka një talent të veçantë: di të rrëfejë histori të pabesueshme, të cilat thotë se i ka jetuar vetë dhe ku mund të ndodhë që një baldosë të flasë, një lepur të jetë lundërtar dhe një ari të bëhet rrobaqepës.

Çmimi 8,92 CHF
More
Në gjendje

Referenca: SKU001863

Botuesi: Botart

Udherrefyes per trupin e djemve, Frank Hawkins, Greta Laube

"Udhërrëfyes për trupin e djemve" është manuali i shëndetit dhe higjienës për djemtë e moshës 8 vjeç e sipër. I shkruar me një gjuhë të lehtë për t'u kuptuar, ky udhërrëfyes i rekomanduar nga mjekët pediatër është i pajisur me këshilla të dobishme për kujdesin e trupit dhe shëndetit.

Çmimi 5,95 CHF
More
Ka mbaruar

Botuesi: Te tjere

Sofokliu në prozë, përshtatje për fëmijë, Janis Benekos

Sofokliu, poeti i dytë i madh i Greqisë së Lashtë, i cili në qendër të veprës së tij vendosi njeriun përballë vetes, me dobësitë dhe forcën e tij (në dallim nga Eskili që u interesua për fatin e fisit), me fatkeqësitë dhe grackat që i thurte jeta; individin përkundër njerëzve të tjerë, me forcën për të përballuar përndjekjen nga fati, frymëzuar nga ideale...

Çmimi 8,92 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Dituria

Harry Potter dhe Fëmija i Mallkuar, J. K. Rowling

Historia e tetë. Nëntëmbëdhjetë vjet më pas... Ka qenë gjithmonë e vështirë të ishe Harry Potter. Dhe nuk është më e lehtë tani që Harry është punonjës i Ministrisë së Magjisë, i mbingarkuar me punë, bashkëshort dhe baba i tre fëmijëve të moshës shkollore.

Çmimi 9,91 CHF
More
Në gjendje

Referenca: 2110

Botuesi: Te tjere

Shpella e piratëve, Petro Marko

Shpella e piratëve ështe një nga romanet e mirënjohura të shkrimtarit tonë të dashur Petro Marko. Ky roman është dramatizuar dhe inskenuar në disa variante dhe ndonëse libri është botuar për herë të parë në 1964, te ish Shtëpia botuese "Naim Frasheri", ne mundëm ta nxjerrim në faqen tonë vetëm në ribotimin e tij të dhjetë.

Çmimi 3,96 CHF
More
Ka mbaruar

Botuesi: Te tjere

Gjyshi në kornizë, Ermir Nika

Në këtë libër "Gjyshi në kornizë", autori sjell me emocion një ngjarje kulmore, nga jeta e një gjyshi dhe nipit të tij. Fëmija ndodhet para vështirësish natyrore, të cilat shumëfishohen nga humbja aksidentale e gjyshit.

Çmimi 4,16 CHF
More
Në gjendje

Referenca: 2949

Botuesi: Morava

Shtepia Magjike mbi Peme 7, Perendim me tigrin dhembemprehte, Mary Pope Osborne

Epoka e Akullit është shumë e ftohtë... për dy fëmijë me rroba banje! Xheku dhe Ani pothuajse ngrijnë së ftohti kur Shtëpia Magjike mbi Pemë i hedh ata në kohën e njerëzve që jetonin në shpella dhe mamuthëve leshatorë. Por asgjë nuk mund t'i ndalë ata përpara një tjetër aventure të çmendur... madje as tigri dhëmbëmprehtë!

Çmimi 2,97 CHF
More
Ka mbaruar
Përshtypjet (0)