Aurora dhe fustani shumengjyresh, Denata Toce
  • Aurora dhe fustani shumengjyresh, Denata Toce

Aurora dhe fustani shumëngjyrësh, Denata Toce

Te tjere

Në librin e dytë të serisë "Ariu i Bardhë i Ëndrrave", do të gjeni dashurinë dhe pasionin e një vajze të vogël, e cila me këmbënguljen e saj, shndërrohet në balerinën që kaq shumë e kishte dëshiruar...

450 Lekë
Sasia
Në gjendje

 

Security policy (edit with Customer reassurance module)

 

Delivery policy (edit with Customer reassurance module)

 

Return policy (edit with Customer reassurance module)

Përshkrimi

Titulli: Aurora dhe fustani shumëngjyrësh
Gjinia: Tregim
Autori: Denata Toçe
Shtëpia botuese: Albas
Viti: 2017
Fq. 28
Pesha: 0.081 kg.
ISBN: 978-9928-258-01-4

Mbi librin

Në librin e dytë të serisë "Ariu i Bardhë i Ëndrrave", do të gjeni dashurinë dhe pasionin e një vajze të vogël, e cila me këmbënguljen e saj, shndërrohet në balerinën që kaq shumë e kishte dëshiruar...

Rrugëtimin për të shkuar deri atje, e gjeni në këtë përrallë, me ilustrime autentike, bashkëkohore dhe mbresëlënëse, për fëmijët dhe prindërit gjithashtu. Sikurse dhe në librin e parë, udhëtimi nëpër ëndrra, me përrallën dhe ilustrimet, ndihmon fëmijët në zhvillimin e motivacionit, imagjinatës dhe besimit.

Njihuni me Aurorën dhe pasionin e saj për baletin. Aq e përkushtuar është në prova Aurora saqë ajo u kujtua që nuk kishte fustan vetëm një natë përpara shfaqjes së madhe... U shtri e dëshpëruar në gjumë, por Ariu i Bardhë i Ëndrrave ...

Lundroni edhe ju bashkë me Aurorën në ëndrrat, dëshirat dhe pasionet e saj.

Detajet e librit
Te tjere

Referencat specifike

isbn
9789928258014
ean13
9789928258014
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: 2949

Botuesi: Morava

Shtepia Magjike mbi Peme 7, Perendim me tigrin dhembemprehte, Mary Pope Osborne

Epoka e Akullit është shumë e ftohtë... për dy fëmijë me rroba banje! Xheku dhe Ani pothuajse ngrijnë së ftohti kur Shtëpia Magjike mbi Pemë i hedh ata në kohën e njerëzve që jetonin në shpella dhe mamuthëve leshatorë. Por asgjë nuk mund t'i ndalë ata përpara një tjetër aventure të çmendur... madje as tigri dhëmbëmprehtë!
300 Lekë
More

Botuesi: Botart

Djali që mashtroi botën, Lisa Thompson

Koli është i çuditshmi i shkollës: fëmijët e tjerë kanë pajisjet e atletet më të fundit, kurse familja e tij mezi ia mbërrin fundit të muajit. Kjo deri në ditën që njëra prej pikturave të tij zbulohet si treguese talenti dhe shitet për mijëra paund në një galeri të fisme arti në Londër.
1 000 Lekë
More

Botuesi: Dituria

Princesha Histaminë, Erik Orsenna

Përshëndetje! Unë quhem Histaminë dhe jam njëmbëdhjetë vjeçe. Thonë se jam shumë e bukur (kjo s'ka diskutim) dhe e padurueshme (për këtë kundërshtoj!). Ndryshe nga ju, unë nuk duroj asgjë të padurueshme: njerëzit që vijnë erë të keqe, njerëzit që gënjejnë, njerëzit shumë të trishtuar ose shumë të lumtur, saqë nuk luajnë as gishtin, për të bërë ndonjë gjë...
600 Lekë
More

Botuesi: Te tjere

Përralla para gjumit

Pesë përralla të mrekullueshme dhe argëtuese, shkruar kryesisht për të rriturit, që t'ua tregojnë fëmijëve para gjumit e të nxitin dëshirën e tyre për t'i lexuar vetë.
580 Lekë
More

Botuesi: Albas

Gurnecka, Dhimitër Shuteriqi

Në këtë libër me tregime të zgjedhura, Dhimitër Shuteriqi rrëfen me nostalgji për vitet e paharruara të fëmijërisë së tij: udhëtimin e parë me karvan, më pas me automobil, lojërat me shokët, ditët e kaluara duke u kredhur në ujërat e liqenit të Pogradecit duke peshkuar gurnecka "gjigante".
700 Lekë
More

Botuesi: Papirus

E qeshura e Epikurit, Yan Marchand, Jeremie Fischer

E dashur nënë, përshëndetje! Ti beson se Zeusi është i nevrikosur me mua. Më thua se ai do të lëshojë sëmundje mbi shpatullat e mia, se do të vrasë miqtë e mi, se do të më varfërojë dhe se do t'u japë urdhra perëndive të Olimpit të më bëjnë të vuaj. Por të jesh e sigurtë! Kurrë ai nuk do të më pengojë mua të jetoj i lumtur, sepse unë kam vendosur të mos...
700 Lekë
More

Referenca: 2444

Botuesi: Te tjere

Lisi dhe milingona, Viktor Canosinaj

Viktor Canosinaj lindi në vitin 1960. Fëmijërinë dhe rininë i kaloi në qytetin e Durrësit. I ati shërbente që nga viti 1953 si oficer marine në Flotën Ushtarake Detare. Në vitin 1965 familja e tij transferohet në qytetin e Durrësit, ku shkrimtari kaloi fëmijërinë dhe rininë.
300 Lekë
More

Botuesi: Argeta LMG

Shiversi, Annabeth Bondor Stone

Njihuni me Shiversin, piratin më të ndrojtur që ka lundruar ndonjëherë në të Shtatë Detrat. Bashkë me shoqen e tij të ngushtë, Margonë dhe Albin - ndihmëskapitenin e parë, peshkun e tij besnik...
790 Lekë
More

Botuesi: Poeteka & Ideart

Legjendat më bukura, Arian Leka, vol. 1

Ky libër çel gjerdanin e botimeve mbi disa prej miteve dhe legjendave më të njohura të antikitetit europian. Do të gjejmë këtu disa nga rrëfenjat më të bukura, të cilat na kanë mahnitur, na kanë shtangur, tmerruar dhe zbavitur prej shekujsh.
1 000 Lekë
More

Botuesi: Botart

Shtëpia 26 – katëshe në pemë, Andy Griffiths

Bashkohu me Andin dhe me Terin në shtëpinë e tyre që tashmë ka 26 kate, 13 prej të cilave janë të reja fringo, ku kanë dhe një pistë për gara makinash, një pistë rrëshqitëse për patina, një arenë luftimi me baltë, një dhomë antigraviteti, një dyqan akulloresh me 78 shije të ndryshme.
1 000 Lekë
More

Referenca: SKU000473

Botuesi: Botimet Dudaj

Artemis Fowl 3, Kodi i Perjetesise, Eoin Colfer

Këtë herë Artemis Fow-li ka sajuar një telash vërtetë të madh! Shpikja e tij e fundit, Kubi, një minikompjuter i ndërtuar duke përdorur teknologjinë e magjepsur të rrëmbyer nga Populli, i cili është në gjendje që të gjurmojë vendstrehimin e tyre të nëndheshëm.
700 Lekë
More
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Botuesi: Te tjere

Samueli dhe violina prej reje, Denata Toce

Samueli dëshironte me gjithë zemër të kishte një violinë të vërtetë. Mezi po priste ditëlindjen e tij, që prindërit t'ia dhuronin atë. Por, atë ditë askush nuk u kujtua për dëshirën e tij dhe Samueli shkoi në shtrat i mërzitur.
450 Lekë
More