• Banner

Arti i te qenit nje adoleshent i shkelqyer, Andy Cope, Andy Whittaker, Darrell Woodman, Amy Bradley
  • Arti i te qenit nje adoleshent i shkelqyer, Andy Cope, Andy Whittaker, Darrell Woodman, Amy Bradley

Arti i të qenit një adoleshent i shkëlqyer

A e zini veten mat, duke thënë se jeta është e padrejtë? Ose se ju jeni viktimë e të pasurit së tepërmi detyra? Ose se mësuesit po kapen me ju për hiçgjë? Ose jeni duke fajësuar nënën tuaj kur nuk mund të gjeni këmishën tuaj të preferuar? Ashtu si mendoja!

700 Lekë
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Arti i të qenit një adoleshent i shkëlqyer
Origjinali: The art of being a brilliant teenager
Gjinia: Roman
Autori: Grup Autorësh
Shqipëroi: Aurora Ormeni
Shtëpia botuese: Botart
Viti: 2016
Fq. 148
Pesha: 0.272 kg.
ISBN: 978-9928-219-29-9

Mbi librin

A e zini veten mat, duke thënë se jeta është e padrejtë? Ose se ju jeni viktimë e të pasurit së tepërmi detyra? Ose se mësuesit po kapen me ju për hiçgjë? Ose jeni duke fajësuar nënën tuaj kur nuk mund të gjeni këmishën tuaj të preferuar? Ashtu si mendoja!

Po, ju jeni një adoleshent dhe jeni nën një trysni të jashtëzakonshme... Shkolla, miqtë, detyrat e shtëpisë, provimet, mësuesit, prindërit, marrëdhëniet, të dukesh bukur... shtoni sa të doni. Por, mos rrini duarkryq, duke shfryrë.

Por sikur të motivoheshit, të mblidhnit energji dhe të fillonit të bënit ndryshimin? Arti i të qenit një adoleshent i shkëlqyer ju mëson se si të bëheni versioni më i mirë i vetes suaj dhe se si ta gjeni se cili është ai, me saktësi.

Ju do të gjeni rrugën tuaj drejt të qenit i shkëlqyer në shkollë, punë dhe në jetën tuaj në përgjithësi.

• Zbuloni veten tuaj të vërtetë dhe çfarë dëshironi në jetë.
• Hiqni dorë nga ankesat dhe lëvizni tani, ndërsa ka ende kohë.
• Hiqni dorë nga zakonet e këqija, para se ato të bëhen pjesë e personalitetit tuaj.
• Gjeni se si dëshironi të kontribuoni dhe një mënyrë për ta bërë këtë.

Mos e lini jetën t'ju kalojë përpara syve; është koha të filloni të jetoni më mirë tani, kështu që kur "më vonë" t'ju dalë në shteg, ta keni të sigurt se ajo ka për të qenë absolutisht e shkëlqyer!

Detajet e librit
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Bota Shqiptare

Një armik i padukshëm, Madeleine L'Engle

Para se vellai i vogël i Megi Marit, Çarls-Uollsi, të sëmuret për vdekje, ai shikon dragonjtë në kopshtin e zarzavateve. Dragoi është Proginoski, një engjëll me krahë e me sy, me trup prej ere dhe flake. Është detyra e Megit dhe e Proginoskit, bashkë me shokun e Megit, Kelvin, që të shpëtojnë jetën e Çarls-Uollsit.

Çmimi 800 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Botart

Ngjarja e pabesueshme e Barnit, John Boyne

Të mërzitshëm, të respektueshëm dhe krenarë, ata përbuzin këdo që është i pazakontë ose ndryshe nga ata, deri në çastin kur vjen në jetë Barni Broket. Ky i fundit është i aftë të sfidojë ligjin e gravitetit dhe të NGRIHET NË AJËR

Çmimi 1 000 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: 2553

Botuesi: Cabej

Gjiganti i madh i mire, Roald Dahl

Titulli: Gjiganti i madh i mirëOrigjinali: The Big Friendly GiantGjinia: RomanAutori: Roald DahlShqipëroi: Naum PriftiShtëpia botuese: ÇabejViti: 2005Fq. 199Pesha: 0.321 kgISBN: 978-99927-33-66-7

Çmimi 800 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU002061

Botuesi: Te tjere

Hetuesit e Vegjel 10, Misteri i Kalit te Zi, Ron Roy

Fëmijët janë të ftuarit për në garat e hipizmit. Po diçka i ka ndodhur Turbinës, kalit të zi që gjithmonë ka fituar në garat e Saratogës? Kali sillet në mënyrë të çuditshme... A është i njëjti apo dikush ka ndërruar kuajt për të prishur fitoren. Një mision i ri për hetuesit e vegjël, të cilët zbulojnë të vërtetën.

Çmimi 300 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Dituria

Fryn fllad pranvere, Sun Jianjiang

Kjo seri përmbledh vepra përfaqësuese të dhjetë shkrimtarëve të njohur të letërsisë kineze për fëmijë, disa prej të cilëve janë nominuar për Çmimin Hans Christian Andersen. Të gjitha veprat e tyre janë përralla dhe histori për fëmijë kinezë. Ka marrëdhënie midis dashurisë dhe lumturisë, realitetit dhe fantazisë, njerëzve dhe natyrës. Në këto vepra, çdo...

Çmimi 700 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Te tjere

Koni dhe dëbora e madhe, Julie Boehme

Koni dhe familja e saj kanë zgjedhur t'i kalojnë pushimet dimërore në një kasolle të vetmuar në mal. Sa keq, bora që Koni mezi pret të bjerë, nuk duket askund! Por, sapo mbërrijnë, si me magji, bie aq shumë dëborë, sa ata bllokohen e madje, mbesin pa ushqime e pa ngrohje. Çfarë bëjnë ata?!

Çmimi 500 Lekë
More
Në gjendje
Përshtypjet (0)