• Ka mbaruar
Mesimet e nates, Betim Muco
  • Mesimet e nates, Betim Muco

Mësimet e natës, Betim Muço

Janë 101 përralla, të cilat ky autor ua ka kushtuar fëmijëve të tij ndër vite. Që në krye libri është konceptuar me tri pjesë të veçanta brenda një tërësie rrëfimtare, që i lidh elementi autor dhe elementi përrallë, por që dallohen për nga tematika dhe sidomos për nga stili i rrëfimit, i ndryshëm për secilin nga librat.

2 000 Lekë
Sasia
Ka mbaruar

 

Security policy (edit with Customer reassurance module)

 

Delivery policy (edit with Customer reassurance module)

 

Return policy (edit with Customer reassurance module)

Përshkrimi

Titulli: Mësimet e natës, 101 përrallat e fëmijëve të mi (kopertinë e trashë)
Gjinia: Përralla
Autori: Betim Muço
Shtëpia botuese: Poeteka
Viti: 2017
Fq. 304
Pesha: 1.091 kg.
ISBN: 978-9928-230-15-7

Koment nga Dr. Silvana Leka

"Botimet Poeteka", nën titullin "Mësimet e natës", publikon përrallat e Betim Muços. Janë 101 përralla, të cilat ky autor ua ka kushtuar fëmijëve të tij ndër vite. Që në krye libri është konceptuar me tri pjesë të veçanta brenda një tërësie rrëfimtare, që i lidh elementi autor dhe elementi përrallë, por që dallohen për nga tematika dhe sidomos për nga stili i rrëfimit, i ndryshëm për secilin nga librat.

Libri parë brenda librit i është kushtuar Sagitës. Ai mban titullin "ËSHTË Ç'NA ËSHTË", janë 39 përralla. Libri i dytë brenda librit "Mësimet e mesnatës" të shkrimtarit Betim Muço, i kushtohet Fedorës, mban titullin e brendshëm intim, "Bota në sytë e Dolës" dhe ka 47 përralla.

Libri i tretë që i brendashkruhet botimit "Mësimet e natës" të shkrimtarit Betim Muço titullohet "PENDA E PULËBARDHËS". Janë përrallat që i kushtohen Zinartit. Që në parathënie bëhet e qartë se ka ndryshuar jo vetëm regjistri i komunikimit me "një fëmijë", por edhe koha. Jemi në një tjetër situatë shoqërore.

Alegoritë sociale të qëmtuara në "Librin e Dolës", botuar së pari në vitin 1986, vijojnë dhe thellohen me librin kushtuar Zinartit, botuar 10 vjet më vonë. Vlerë që i shtohet dhe e pasuron shumë librin janë ilustrimet e bukura, plot finesë dhe ngjyra të këndshme për syrin, krijuar enkas për këtë botim nga Bora Baboçi.

Këto ilustrime e bëjnë edhe më të dashur për lexuesin nga paraqitja grafike e Joan Leka dhe Xhoel Leka. Jo thjesht përralla për fëmije. Fundja një rrëfim të cilit i gëzohen vetëm fëmijët nuk është një histori fort e mirë, shprehet shkrimtari Clive Staples Leëis. Si një ftesë e hapur për lexim duket se libri 101 përralla "Mësimet e natës" të Betim Muços e ka përballuar këtë sfidë....

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789928230157
ean13
9789928230157
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Dituria

Princesha Histaminë, Erik Orsenna

Përshëndetje! Unë quhem Histaminë dhe jam njëmbëdhjetë vjeçe. Thonë se jam shumë e bukur (kjo s'ka diskutim) dhe e padurueshme (për këtë kundërshtoj!). Ndryshe nga ju, unë nuk duroj asgjë të padurueshme: njerëzit që vijnë erë të keqe, njerëzit që gënjejnë, njerëzit shumë të trishtuar ose shumë të lumtur, saqë nuk luajnë as gishtin, për të bërë ndonjë gjë...
600 Lekë
More

Referenca: SKU000521

Botuesi: OMSCA-1

Etika per vajzat, V. Ivanova

A dini të silleni siç duhet? A e dini ç'do të thotë etikë? A dini si të silleni në situata të ndryshme? Ky libër ju mëson si të silleni drejt në shkollë e në shtëpi, në rrugë e në udhëtim, në teatër e muze, në diskotekë e në bar.
400 Lekë
More

Botuesi: Aeditions

Margaritari i madh

Por një ditë, Atila i tmerrshëm, një mi i madh me një këmbë druri, ia behu papritur në fshatin e tyre dhe rrëmbeu Penin. A do t’ia dalë Tomi që ta çlirojë miken e vet nga kthetrat e Atilës dhe bandës së tij? 
400 Lekë
More

Mbretëria sekrete 6, Plazhi vezullues, Rosie Banks

Të gjitha zanat janë mbledhur në Plazhin Vezullues për të parë se si magjia e Mbretërisë së Fshehtë përtërihet edhe për një vit tjetër. Por e liga Mbretëresha Zemërkeqja është aty pranë… 
400 Lekë
More

Botuesi: Albas

Mirësjellja, Jelena Kovacic

Përshëndetje! Më fal! Faleminderit! Natën e mirë! Që sa zgjohen në mëngjes e derisa bien për të fjetur, njerëzit duhet të sillen mirë me të gjithë ata që takojnë.
550 Lekë
More

Referenca: 2300

Botuesi: Extra

Zhytesit e vegjel, Bardhyl Xhama

Titulli: Zhytësit e vegjëlOrigjinali: Zhytësit e vegjëlGjinia: NovelëAutori: Bardhyl XhamaShtëpia botuese: ExtraViti: 2007Fq. 96Pesha: 0.127 kgISBN: 978-99927-36-91-3
200 Lekë
More

Botuesi: Ideart

Ditari i Gregut, Në pikë të hallit, vol. 15, Jeff Kinney

Po gjërat për Heflët do të dreqosen më keq, kur nis një shi me gjyma dhe niveli i ujërave ngrihet gjithnjë e më lart, duke i bërë të mendojnë në ia vlen t'i vazhdojnë më ato pushime... apo mos ndoshta tani gjenden në pikë të hallit!
700 Lekë
More

Botuesi: Papirus

Teatri i vogël i Hannah Arendtit, Marion Muller-Colard

Hannah Arendti nuk është mendimtare strofkash, por mendimtare sheshesh. Në teatrin e saj të vogël, të ngjitesh në skenë do të thotë të mendosh; do të thotë të veprosh. Sidomos kur njerëzit-zyra nuk kanë veçse një ide: të ndërtojnë një botë prej letre....
700 Lekë
More

Botuesi: Argeta LMG

Superaventurat e Elenës, Philip Osbourne

Pra, imagjinoni gëzimin e tyre kur Elena i përfshin në hetimet  mbi vjedhjen misterioze që rrezikon daljen e CD-së së re e të shumëpritur të Lady Vagas…  Në këtë vrap të shfrenuar kundër kohës, hetueset e vogla duhet të angazhohen jo vetëm të  gjejnë fajtorin (a do ia dalin?), por edhe të përballen me frikërat e tyre, duke u ndierë në  përfundim të...
690 Lekë
More